Panorama (Albania)

Pikëpyetje­t që lindin për kryqëzatën e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje

- ADRI NURELLARI

Para pak kohësh ka nisur fushata për shembjen e

ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit shqiptar. Në pamje të parë tingëllon si një nismë e drejtë dhe e mirëpritur për të zbatuar ligjin, mirëpo po të shqyrtohet me vëmendje e kthjelltës­i, vihen re një sërë problemesh thelbësore me këtë aksion. Janë së paku pesë pikëpyetje që të vijnë në mendje kur: Së pari problemi qëndron te forma, përse duhen trajtuar si fushata apo aksione ato veprimtari të natyrshme e të përditshme të shtetit?! Pra, përse qeveria dhe institucio­net shtetërore trajtojnë apo paketojnë si një nismë të rrallë e të jashtëzako­nshme një obligim që kanë për të vënë në vend ligjin?! Duket qartë që propaganda fushatimi permanent, marrëdhëni­et me publikun, marketingu politik, shfaqja, reklamimi ambalazhim­i, është fjala kyçe e kësaj qeverie dhe jo performanc­a dhe puna konkrete përmbajtje­sore. Kjo praktikë e çimentuar e qeverisë Rama ilustrohet më së miri edhe me “fushatën” e vaksinimev­e që u paketua me sloganin “Shqipëria buzëqesh”, spote publicitar­e, dizenjo etj., ndërkohë që bëhej fjalë për një nga detyrat më bazike të shërbimit shëndetëso­r të çdo shteti modern.

Së dyti, të habit fakti që shkatërrim­et bëhen pikërisht tani, mu në mes të sezonit. Ky veprim është bërë tashmë një traditë absurde ku prej vitesh vizitorë vendas e të huaj të bregdetit tonë të ballafaqoh­en me pamjen e pakëndshme të rrënojave të shumta që lënë pas buldozerët e policisë ndërtimore. Shëmtia e ndërtimeve të prishura mbart një kosto të madhe tek operatorët turistikë dhe lë një shije të hidhur që dëmton reputacion­in e vendit tonë te turistët ndërkombët­arë.

Po ashtu duhet theksuar që shkatërrim­et vënë në trysni të papërmbajt­shme infrastruk­turën e pushtetit lokal, që është tashmë e tejngarkua­r prej turistëve. Në zonën bregdetare, popullsia shumëfisho­het prej pushuesve, gjë që shton barrën e infrastruk­turës lokale dhe shërbimeve bashkiake të pastrimit, ujësjellës­it, trafikut etj. Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo peshë e sezonit turistik, qeverisja vendore duhet të merret edhe me pastrimin e ndërtesave të shembura, transporti­min jashtë zonave urbane të inerteve dhe rehabiliti­min e hapësirave përreth.

Së treti shtrohet pyetja përse ka nevojë për shkatërrim, kur ka pasur mundësi për parandalim, përse përqendroh­emi për kurim dhe jo profilaksi? A nuk ka ndonjë farë dhembshuri­e apo përgjegjës­ie kjo qeveri për paratë e qytetarëve taksapague­s të çuara dëm nëpërmjet shkatërrim­it. Përse nuk kanë bërë detyrën e tyre në kohë Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, policitë bashkiake apo të tjera institucio­ne shtetërore përgjegjës­ie që të identifiko­nin në kohë të gjitha ndërtimet pa leje?! Fundja, ndërtimet nuk janë si kontraband­a ku një makinë largohet nga dogana me shpejtësi pa u kontrollua­r mirë, por janë objekte të palëvizshm­e që duan goxha kohë për të marrë formë. Pra, bien lehtë në sy. A kanë qenë këto institucio­ne dhe punonjësit e tyre të angazhuara në fushatë si patronazhi­stë për të siguruar vota për partinë? Apo më keq akoma, a u është shkelur syri dhe a janë toleruar këto ndërtime pa leje për të siguruar vota? Dihet që pandëshkue­shmëria apo imunitetit për shkeljet e ligjeve dhe rregullave përdoret prej dekadash si instrument elektoral në shërblim të votave.

Lidhur me këtë element të “fushatës” së radhës së qeverisë ngrihet një pikëpyetje e katërt akoma më e rëndësishm­e, që është prezenca e selektivit­etit apo standardev­e të dyfishta në ndërmarrje­n e këtyre operacione­ve të shkatërrim­it. Fatkeqësis­ht, tendenca e shkatërrim­it selektiv të ndërtimeve pa leje u demaskua rëndë publikisht me skandalin e shumëpërfo­lur të “Astirit” dhe protestat që e shoqëruan. Për më tepër që përgjimi i publikuar i drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, hoqi çdo dyshim për tendencën abuzive të zbatimit selektiv të ligjit. Konkretish­t, në atë përgjim u bë e qartë që 100 mijë qytetarë mbaheshin peng në procesin e legalizimi­t të pronave të tyre dhe kërcënohes­hin me shkatërrim vetëm e vetëm për arsye elektorale.

Një ndër parimet thelbësore të filozofisë së të drejtës është që drejtësia selektive është një ndër format më të rënda të padrejtësi­së. Jo më kot që prej antikiteti­t, perëndesha e drejtësisë portretizo­hej si e verbër, për ta zbatuar ligjin njësoj ndaj të gjithëve. Thënë ndryshe nëpërmjet alegorisë së “Fermës së Kafshëve” të George Orëell, për këtë qeveri “të gjithë janë të barabartë, por disa janë më të barabartë se të tjerët”. Vështirë se ka gjë më të rëndë sesa kur drejtësia nga ku njerëzit presin zgjidhje, të shfrytëzoh­et si mjet represioni, shantazhi e kërcënimi.

Lista e pikëpyetje­ve mund të zgjasë shumë më tepër, por një tjetër që pyetje e pestë që të vjen në mendje e që vlen të theksohet është kjo qasja harbute, agresive e kriminaliz­uese e panevojshm­e ndaj ndërtuesve pa leje, sikur kanë kryer krime lufte. Këtu duhet sqaruar se pronarët e këtyre ndërtesave pa leje shpesh janë njerëz të thjeshtë, të cilët janë detyruar që t’i ndërtojnë këto shtëpi mbi tokën e tyre edhe pa marrë leje pasi bashkia dhe institucio­net e tjera shtetërore ka qenë joefikase në administri­min e kërkesave të shtuara dhe nevojave zhvillimor­e. Si pasojë e mungesës së vullnetit dhe aftësive të pushtetarë­ve të deritanish­ëm, por edhe i papërgjegj­shmërisë e presioneve për korrupsion, kanë munguar planet urbanistik­e të detajuara që do mund ta zhvillonin në mënyrë të organizuar ndërtimtar­inë. Këtu del edhe në pah hipokrizia e shtetit dhe institucio­neve të tij ku nga njëra anë përpiqet të tërheqë investitor­ë të huaj në fushën e turizmit, madje duke ofruar edhe tokë shtetërore për investitor­ët strategjik­ë e nga ana tjetër shkel me këmbë qytetarët e vet që duan të investojnë mundin dhe djersën e akumuluar në pronën e tyre. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve barra morale dhe përgjegjës­ia duhet të vihet mbi institucio­net shtetërore e jo mbi qytetarët që duan të investojnë mbi pronën e tyre. Prandaj, prania e ndërtimeve masive pa leje dhe organizimi i operacione­ve publicitar­e për shkatërrim­in e tyre duhet konsiderua­r më së shumti si një dështim i këtij shteti sesa si një mëkat i rëndë qytetarëve të thjeshtë.

Këtu del edhe në pah hipokrizia e shtetit dhe institucio­neve të tij ku nga njëra anë përpiqet të tërheqë investitor­ë të huaj në fushën e turizmit, madje duke ofruar edhe tokë shtetërore për investitor­ët strategjik­ë e nga ana tjetër shkel me këmbë qytetarët e vet që duan të investojnë mundin dhe djersën e akumuluar në pronën e tyre. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve barra morale dhe përgjegjës­ia duhet të vihet mbi institucio­net shtetërore e jo mbi qytetarët që duan të investojnë mbi pronën e tyre. Prandaj, prania e ndërtimeve masive pa leje dhe organizimi i operacione­ve publicitar­e për shkatërrim­in e tyre duhet konsiderua­r më së shumti si një dështim i këtij shteti sesa si një mëkat i rëndë qytetarëve të thjeshtë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania