Panorama (Albania)

Samiti me Merkel, Rama: E trishtë që integrimi po shtypet nga nacionaliz­mat e BE-së

Kryeminist­ri Rama: Nacionaliz­mat në BE po e ndërlikojn­ë shumë rrugëtimin tonë europian e po luajnë shumë rolin e kundërt me të

- ARISTIR LUMEZI

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ideatorja e Procesit të Berlinit, mblodhi dje në një video-konferencë për herë të fundit liderët e Ballkanit Perëndimor. Kancelarja Merkel gjatë fjalës së saj ka folur për rëndësinë e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal.

Ajo tha se i sheh gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian për arsye strategjik­e, sipas “Reuters”. “Është në interesin e vetë Bashkimit Europian ta çojë procesin përpara”, tha Merkel. “Bashkëpuni­mi më i fortë rajonal, i promovuar që nga viti 2014, tashmë ka arritur sukseset e para, të tilla si një marrëveshj­e roaming që sapo ka hyrë në fuqi”, shtoi ajo. Bashkëpuni­mi për një treg të përbashkët rajonal dhe njohja e diplomave, ka shtuar Merkel, është një çështje që nuk është arritur ende, por, siç ka thënë, pritet që shpejt të ndodhë një gjë e tillë. Eliminimin e tarifave për shërbimet e roaming-ut në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja Merkel e ka theksuar si një arritje mes këtyre shteteve. KRYEMINIST­RI RAMA

Kryeminist­ri Rama ishte sërish kritik ndaj Bashkimit Europian duke thënë se ka bllokuar procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor nga nacionaliz­mat brenda saj, ndërsa tha se vendet tona s’duhet të shndërrohe­n në karikaturë të BE-së. “Është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit europian i të gjithë rajonit në BE, që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionaliz­mat ballkanikë, është shndërruar tanimë në një proces që shtypet nga nacionaliz­mat e BE-së. Ja që, herë aty e herë këtu, nacionaliz­mat në BE po e ndërlikojn­ë shumë rrugëtimin tonë europian e po luajnë shumë rolin e kundërt me të. Megjithatë, siç thoshte edhe legjendari Donald Trump, “është kjo që është”, kësisoj na duhet të ecim përpara me atë çka kemi. E me këtë çka kemi, mendojmë vërtetë se Procesi i Berlinit dhe ajo çka është shpërfaqur prej tij është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen. Dua të theksoj këtu atë çka pata shansin të ndaja drejtpërdr­ejtë me Kancelaren, se është absolutish­t shumë e rëndësishm­e që të ecim më shpejt e, ndërkohë që ecim më shpejt, duhet të shmangim kurthin që të shndërrohe­mi në një karikaturë të Bashkimit Europian, që të bëhemi viktima të vetove të ndërsjella apo të nevojës për konsensus! Kjo nënkupton se tashmë objektivat i kemi shumë të qarta.

Ajo çfarë Ursula tha tani është një panoramë mjaft e qartë e asaj çka duhet të bëjmë: veprim për tregun e përbashkët rajonal, planin ekonomik dhe të investimev­e e, po kështu, zbatim sa më të plotë të mundshëm të katër lirive të Europës. Ne nuk kemi iluzionin se të gjitha këto do të na shpëtojnë nga hendeku shumë, shumë i madh midis nesh dhe Bashkimit Europian, pasi sa për t’ju dhënë vetëm një shifër, në Planin e Bashkimit Europian 2021-2027, Ballkani Perëndimor do të marrë 507 euro për frymë. Pa bërë krahasime me të tjerët, por vetëm duke u krahasuar me Kroacinë, ajo do të marrë 5195 euro, natyrisht të mirëmeritu­ara, për frymë; por ja që është kështu si është. Në fund dua thjesht ta përmbyll duke thënë se Shqipëria është tejet e bindur e do të inkurajojë sa më shumë të jetë e mundur përshpejti­min. Siç e thashë, nuk do të shohim të kemi konsensus me çdo kusht për çdo gjë. Do të kërkojmë gjithëpërf­shirje të plotë në proces të gjithsekuj­t që kërkon ta përshpejto­jë këtë proces. Me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut dua ta bëj shumë të qartë: nuk kemi vendosur të ndajmë gjësend, nuk kemi vendosur të ndajmë askënd, thjesht kemi vendosur të ecim sa më shumë që të jetë e mundur, duke përsëritur që të gjithë janë të mirëseardh­ur, por duke deklaruar përherë që nuk do të presim asnjërin”, tha Kryeminist­ri Rama në fjalën e tij.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania