Panorama (Albania)

Dëshmia e skafistit: Truprojat e ministrit, me plantacion­e kanabisi

“Në Gosë pamë Policinë lokale. Pingio tha se do prisnin Agustinin e Hekuranin se ishin bashkë me ministrin e do ta shoqëronin te shtëpia” I penduari: Ilirjan Zaimi pagoi 4000 euro avokatin italian

-

E lamë gomonen të fshehur në ferra, i telefonuam Pingios, që erdhi e na takoi te lokali i Ajdinit. I thamë që sapo të ishim gati, do niseshim me drogën. Pagesën do na e bënte në kthim. Bashkë me Pingion dhe Hekuranin kemi shkuar në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në plantacion që ishte e shpërndarë në dytri zona në mes të pyllit. Kemi hyrë në magazinë ku ishin 20-30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj

Në dëshminë e tij, Hajdini shpjegon se ishte takuar me të ashtuquajt­urit Gusti dhe Hekuran, (Paul Agustin Deda dhe Hekuran Marku), të cilët ishin prezantuar si truprojat e Tahirit, pasi ktheheshin me gomone me drogë nga Italia. Ata i kishin thënë se për të shlyer borxhin që kishte ndaj Malton Lleshit, duhej të kryenin një tjetër rrugë me drogë drejt vendit fqinj. Më tej, Hajdini rrëfen se më 19 dhjetor ka ngarkuar gomonen me drogë dhe se dy truprojat ishin të pranishëm me pistoleta dhe radio Policie. Nga dosja e SPAK, e siguruar nga gazeta “Panorama”, dy të penduarve të drejtësisë, Ferhat Ajdini dhe Fiqiri Seferi, u ishin premtuar 100 mijë euro secilit për transporti­n e 1000 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Porositësi­t ishin 4 shtetas italianë, të cilët rreth datave 8-10 dhjetor u kishin siguruar të gjithë mjetet e nevojshme për të bërë transporti­n nga Shqipëria në vendin fqinj. Agustin Deda dhe Hekuran Marku, dy truprojat ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dalin në skenë në skemën e trafikut të drogës më 21 dhjetor të vitit 2016. Në dosjen hetimore thuhet se ata, në bashkëpuni­m me Eltjon Bregasin (Pingio), Silvio Sidella, Raffaele Addante, Giuseppe Vispo dhe Alessio Venterella, kanë transportu­ar në rrugë detare nga Shqipëria në Itali një sasi prej 1016 kg kanabis.

PJESË NGA DOSJA E SPAK PËR OPERACIONI­N “SHPIRTI” “Më 17 dhjetor, SHESHI kishte marrë AJDININ duke e pyetur çfarë kishte bërë për drogën, sepse Silvio e Mimmo e Giuseppe nga Bari donin të kishin ndonjë lajm. Droga ishte për këto tre barezët që kishin përgatitur mjetet e transporti­t, vendin ku do ta mbanin në një kapanon. Ne do të arrinim në brigjet bareze e shkarkimin dhe transporti­n do ta bënin ata bashkë me shitjet më pas. Ngarkesa ishte 1000 kile e barezët do na e paguanin neve, marrëveshj­et i kishte pasur AJDINI. Kostoja ishte ndoshta 650 € për kg. Gjatë marrëveshj­eve, unë nuk isha afër tyre, fliste vetëm AJDINI e unë isha larg. PINGIO e AGUSTIN e HEKURAN na thanë që unë dhe AJDINI do të fitonim 100.000 euro për kokë për transporti­n e kësaj droge. Po u arrestuam”.

Për këtë ngarkesë, ata do të merrnin në Memaliaj nga një person me nofkën Pingio si dhe nga truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, Hekuran Marku dhe Agustin Dedës.

“Bashkë me Pingion e Hekuranin shkuam në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në një plantacion, në një hapësirë që ishte e shpërndarë në dy-tri zona në mes të pyllit. Jam në gjendje ta gjej atë vend, ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata, nga dytre kilometra larg. Kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 apo 30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Nuk ishte Agustini në këtë rast, Pingio ishte specialist i kultivimit dhe i rritjes, siç na tha ai. Platancion­i ishte i Hekuranit e Pingio komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro dita”.

Transportu­esi tregon se si vijuan udhëtimin e kthimit dhe se si u larguan nga Memaliaj së bashku me drogën, por rrugës kanë parë Policinë lokale, ndaj dhe janë detyruar të telefonojn­ë truprojat. Pingio ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin duke i thënë që kishim parë Policinë lokale, ndërkohë që ishim me dy sasi të lëndës marijuanë. Ngarkesa u shkarkua te varreza dhe aty ata kanë vendosur të presin, meqenëse truprojat i njoftuan se ishin në shërbim me ministrin. Lënda narkotike ishte kultivuar nga Bregasi, Deda dhe Marku dhe do të dorëzohej në Itali te trafikantë­t italianë, por përfundoi në duart e autoritete­ve italiane, të cilët ndaluan skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. Ngarkesa, e cila transporto­hej me një gomone të bardhë rreth 8 metra të gjatë, u ndalua më 21 dhjetor të vitit 2016. Në gomone gjendeshin 94 thasë me më shumë një ton lëndë narkotike. Ajdini dhe Seferi kanë rrëfyer se Malton Lleshi kishte bërë një atentat me tritol në lokalin e Ajdinit, duke deklaruar se ai duhet t’i paguante 50 mijë euro për lëndën narkotike të sekuestrua­r nga Policia italiane në momentin e transporti­t.

Nga deklarimet e Fiqiret Seferit janë zbuluar se dy shoqëruesi­t e ish-ministrit bashkë me Elton Bregasin e kultivonin lëndën narkotike në Memaliaj, në një arë që ndodhej në anë të rrugës së paasfaltua­r në pyll, në vazhdim të autostradë­s SH, dalja në drejtim të Vasjarit. Seferi thotë se plantacion­i ishte në pronësi të Hekuran Markut, ku ishin angazhuar 20-30 punëtorë që paguheshin deri në 15 euro në ditë për të pastruar gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj.

“U kthyem nga Bari, u takuam me Shpëtim Sheshin, që na pyeti nëse donim të punonim me të me drogën, që do të gjenim një gomone. Po atë ditë të tre shkuam në San Giorgio afër Barit, në një parking gomonesh afër një antene, por nuk blemë gomone. Kushtonin shumë. U kthyem në Bari ku njohëm një plak nga Carpuso. Atë natë shkuam në shtëpinë e tij ku takuam miqtë italianë të Sheshit. Isha unë, Ajdini, Shpëtimi, Sheshi, Silvio e një tjetër me emrin Lello . ... Barezët gjetën gomonen e Sheshi si garanci i tha që i kishte dhënë barezëve një ‘Citron C5’ dhe kilen e heroinës. Unë dhe Ajdini dhe t’i jepnim 30 kg marijuanë nga udhëtimi që do bënim. Këtë marijuanë do ta merrnim në Shqipëri nga Pingio. Materialis­ht gomonen unë dhe Ajdini e kemi marrë në San Giorgio afër një antene e një kanal që ndodhet në atë vend. Gomonia arriti në det.

Aty ishte dhe Sheshi që na dha karburanti­n dhe dy xhupa. Më duket ishte data 10 ose 12 dhjetor. Kemi shkuar në Shqipëri me gomone. Kemi arritur në lumin Shkumbin ku kemi lënë gomonen. Kishim GPS dore…

E lamë gomonen të fshehur në ferra, i telefonuam Pingios, që erdhi e na takoi te lokali i Ajdinit. I thamë që sapo të ishim gati, do niseshim me drogën. Pagesën do na e bënte në kthim. Bashkë me Pingion dhe Hekuranin kemi shkuar në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në plantacion që ishte e shpërndarë në dy-tri zona në mes të pyllit. Kemi hyrë në magazinë ku ishin 20-30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Nuk ishte Agustini në atë rast. Pingio ishte specialist i kultivimit dhe i rritjes, si na tha ai. Plantacion­i ishte i Hekuranit dhe i Pingio komandonte punëtorët që merrnin 10-15 euro në ditë.

Drejtuesi i grupit ku ata bënin pjesë ka marrë përsipër shpenzimet për mbrojtjen duke paguar 4000 euro avokatin italian. Elton Hamza u ka thënë hetuesve se kishin garanci nga Policia lokale për transporti­min dhe ambalazhim­in e lëndës narkotike dhe trafikimin nga brigjet shqiptare në Itali. “Bashkëpunë­tori i drejtësisë, Elton Hamza, ka deklaruar faktin e sigurisë dhe garancisë nga Policia lokale për kultivimin e bimëve narkotike, transporti­min e lëndës narkotike, kultivimin e lëndës narkotike në rrugë tokësore nga vendi ku ishte ambalazhua­r deri te vendi ku ngarkohej në mjetin lundrues si dhe gjatë realizimit të trafikimit të lëndës narkotike nga brigjet shqiptare në Itali

... Pas takimit me Pingion e Hekuranin në magazinën e plantacion­it kanë sjellë mallin nga Memaliaj në lumin Shkumbin. Kur jemi kthyer në Gosë, kemi parë Policinë e i kemi thënë Pingios se ishte Policia. Pingio ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin duke i thënë se kishim parë Policinë lokale, ndërkohë që ishim me dy sasi lënde të tipit marijuanë. Pingio më tha që do prisnin Agustinin dhe Hekuranin se ishin bashkë me ministrin e do ta shoqëronin te shtëpia”. *** Malton Lleshi i dërgon një SMS Ferhat Ajdinit, duke i kërkuar të gjejë blerës për lëndën narkotike që paguan me para në dorë.

“Që përputhen në mënyrë të saktë me deklarimet e shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini, janë të dhënat që kanë rezultuar nga përgjimi telefonik në ditët më pas, ku shtetasi Malton Lleshi, në pamundësi për të paguar ata të dy, për sa kishin rëndë dakord për trafikimin e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali, u kishte dhënë mundësinë t’ia jepnin ndonjërit që ishte në gjendje për ta paguar menjëherë. Kjo rrethanë rezulton nga SMS të dërguar në orën 13:13 të datës 18 gusht 2016 nga shtetasi Malton Lleshi në drejtim të shtetasit Ferhat Ajdini. “Eh, shiko të mos gjesh ndonjë që e merr me lekë në dorë aty e më thuaj se i bëjmë një çmim të mirë.

Menjëherë më pas, në orën 13:16, shtetasi Ferhat Ajdini i ka dërguar një SMS si përgjigje shtetasit Malton Lleshi, me të cilin i thoshte se e kishte shitur me 13/14 euro për gram, domethënë 1300/1400 euro për kg. Më pas, Ferhat Ajdini e njofton Fiqiret Seferin se i ka mbajtur makinën Malton Lleshit duke iu referuar lëndës narkotike.

“Ferhat Ajdini e azhurnonte Fiqiret Seferin mbi akordet e marra me shtetasin Malton Lleshi duke e përmendur me emrin Labi, duke i referuar në mënyrë të koduar që kishte mbajtur një pjesë të lëndës narkotike: ‘i mbajta makinën’.

Pyetjes së shtetasit Fiqiri Seferi nëse kishte mbajtur të gjithë lëndën narkotike të mbetur: ‘I ke mbajtur makinën? ... të gjithë!’. Referimi i ‘makinës’, duke pasur fjalën për ngarkesën me lëndë narkotike të trafikuar nga Shqipëria që kishte ngelur në disponim të Ferhat Ajdinit”. *** Mariglen Shusha dhe Donial Drolli me bashkëpuni­min e tyre kanë bërë të mundur të identifiko­het i sipërpërme­nduri me emrin “daja” dhe të gjithë pjesëtarët e grupit kriminal shqiptarë, përgjegjës për trafikimin e lëndës narkotike në dy plantacion­et e të sekuestrim­it të saj në Bari, duke dhënë rrethana për faktin penal dhe bashkëpunë­torët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Shusha dhe Drolli kanë konfirmuar rrethana se pjesën më të madhe të lëndës narkotike të sekuestrua­r nga DIA në Bari, më 17 dhjetor 2016, e zotëronte drejtuesi i grupit kriminal shqiptar, Ilirjan Duçellari (Zaimi), i njohur në Shqipëri si “Lani” e “sybardhi” e i thirrur “daja” nga pjesëmarrë­sit e grupit kriminal barez, të cilën e përdorte për të arritur objektivin e përbashkët ë shpërndarj­es së lëndës narkotike në Itali, si formë respekti për funksionin komandues që luante a për pozicionin që kishte në furnizimin me lëndë narkotike; Ishte “sponda” shqiptare për grupet kriminale bareze, në gjendje të furnizonin e të garantonin lëndën narkotike në qytetin e Barit në Puglia e në krahinat e tjera në mënyrë konstante e të vazhdueshm­e.

E kanë përshkruar si ai që vendoste strategjit­ë operative të trafikimit e financonte kostot në Shqipëri e në Itali duke marrë përsipër personalis­ht rreziqet, humbjet e mundshme, u jepte urdhra pjesëtarëv­e të grupit kriminal shqiptar për kryerjen e aktivitete­ve të lidhura me të, nëpërmjet Mariglen Shushas vendoste e drejtonte aktivitete­t e shkarkimit, ruajtjes dhe shpërndarj­es së lëndës narkotike në Itali.

Në 8 mars të vitit 2017, ata kanë transportu­ar 1 200 kg lëndë narkotike kanabis me një gomone oqeanike. Në momentin e mbërritjes në Itali janë arrestuar nga Policia. Drejtuesi i grupit ku ata bënin pjesë ka marrë përsipër shpenzimet për mbrojtjen duke paguar 4000 euro avokatin italian. Elton Hamza u ka thënë hetuesve se kishin garanci nga Policia lokale për transporti­min dhe ambalazhim­in e lëndës narkotike dhe trafikimin nga brigjet shqiptare në Itali. “Bashkëpunë­tori i drejtësisë, Elton Hamza, ka deklaruar faktin e sigurisë dhe garancisë nga Policia lokale për kultivimin e bimëve narkotike, transporti­min e lëndës narkotike, kultivimin e lëndës narkotike në rrugë tokësore nga vendi ku ishte ambalazhua­r deri te vendi ku ngarkohej në mjetin lundrues si dhe gjatë realizimit të trafikimit të lëndës narkotike nga brigjet shqiptare në Itali.

 ??  ??
 ??  ?? DROGA E SEKUESTRUA­R GJATE OPERACIONI­T “SHPIRTI”
DROGA E SEKUESTRUA­R GJATE OPERACIONI­T “SHPIRTI”
 ??  ?? Hekuran Marku
Hekuran Marku
 ??  ?? Agustin Deda
Agustin Deda
 ??  ??
 ??  ?? Ilirjan Duçellari (Zaimi)
Ilirjan Duçellari (Zaimi)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania