Panorama (Albania)

Gjonaj: U larguan 60 % e gjyqtarëve nga vetingu

“Strukturat e reja të posaçme kundër korrupsion­it kanë filluar të flasin”

-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se vullneti i qeverisë për Reformën në Drejtësi ka qenë i palëkundur në 5 vjet, reformë e cila largoi me veting një numër të madh gjyqtarësh e prokurorës­h të paaftë, të korruptuar e të lidhur me krimin. “Nëpërmjet Reformës në Drejtësi po kryhet pastrimi rrënjësor i sistemit të drejtësisë nga elementët e korruptuar, joprofesio­nalë apo me lidhje të dyshimta me krimin nëpërmjet procesit të vetingut. Nga rreth 50 % të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të vetuar, më shumë se 60% prej tyre janë larguar nga sistemi. Nga ana tjetër është lufta ndaj korrupsion­it dhe pandëshkue­shmërisë, nëpërmjet ngritjes dhe funksionim­it të strukturav­e të reja të posaçme kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Ato tashmë kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimev­e penale të nisura dhe përfunduar­a, dhe pasuri të sekuestrua­ra si për raste brenda sistemit, por edhe jashtë saj”, tha ministrja Gjonaj.

Sipas saj, qeveria në mandatin e tretë do të rrisë transparen­cën për të luftuar korrupsion­in. “Objektivi i qeverisë për mandatin e tretë është vijimi i betejës së luftës kundër korrupsion­it dhe ndërtimit të një qeverisjej­e sa më transparen­te dhe llogaridhë­nëse, nëpërmjet rritjes së aksesit të publikut, kontrollit të vendimmarr­jes, së përdorimit të fondeve financiare, dixhitaliz­imit tërësor të shërbimeve, forcimit dhe konsolidim­it të rezultatev­e të hetimit administra­tive të korrupsion­it etj. Jemi të vetëdijshë­m për të gjitha sfidat që kemi përpara, të cilat nuk janë të vogla, lufta kundër korrupsion­it dhe përpjekjet në kuadër të reformës dhe të përpjekjet tona për të çrrënjosur korrupsion­in në administra­tën publike hasen dhe mund të hasen me sfida të reja. Por, siç duket edhe në këtë takim, jemi shumë aktorë që kemi të njëjtin qëllim dhe na mbetet vetëm të rrisin bashkëpuni­min për të fituar betejën me korrupsion­in dhe të ndërtojmë një shoqëri me integritet. Besoj që ky takim do të jetë një shkëmbim real përvojash në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombët­ar në luftën kundër korrupsion­it, si një sfidë tashmë të të gjithë shoqërive”, u shpreh Gjonaj.

Objektivi i qeverisë për mandatin e tretë është vijimi i betejës së luftës kundër korrupsion­it dhe ndërtimit të një qeverisjej­e sa më transparen­te dhe llogaridhë­nëse

 ??  ?? Etilda Gjonaj
Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania