Panorama (Albania)

Kreu i SPAK paralajmër­on goditjen e zyrtarëve që kanë abuzuar me ligjin

Arben Krahja: Kërkohet të kemi më shumë produkt, kuptohet bëhet fjalë për zyrtarë. Shpejt do kemi edhe rezultate konkrete

-

Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, Arben Kraja, ka paralajmër­uar ndëshkime të zyrtarëve në nivel qendror apo lokal, që abuzojnë me fondet publike.

“Shumë shpejt do kemi rezultate konkrete”, bëri me dije Kraja, teksa fliste në një konferencë ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, dhe kryeprokur­ori

Kombëtar kundër Korrupsion­it (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa. “Kërkohet më shumë të kemi produkt në raport me evidentimi­n e shkeljeve në shpërdorim­in e fondeve publike, qoftë në nivel lokal apo qendror. Kuptohet, bëhet fjalë për zyrtarë të përfshirë që në mënyrë abuzive shkelin ligjin. Kjo është përparësi jona pa diskutim që përditë e shpejt do kemi dhe rezultate konkrete që do i bëjmë publike, por me rëndësi është që struktura është e vendosur për qëllimin që është krijuar dhe ka vullnetin për të bashkëpunu­ar për ta realizuar qëllimin e përbashkët”, u shpreh Kraja. OPERACIONI “SHPIRTI”

Në fjalën e tij, Kraja iu referua edhe operacioni­t “Shpirti”, ku nga përgjimet e Antimafias italiane, rezultuan të përfshirë në trafik droge edhe shumë zyrtarë të shtetit shqiptar. Ai tha se mosndëshku­eshmëria, ka ardhur si pasojë e mosfunksio­nimit të sistemit dhe tani po shohim edhe përfshirje të prokurorëv­e e gjyqtarëve në veprime në shkelje të ligjit. “Mosndëshku­eshmëria, nga ka ardhur? Nga mosfunksio­nimi i sistemit, që do të thotë mosfunksio­nim në Prokurori e Gjykatë, që s’kanë dhënë atë që duhet të jepnin, vendimin për persona që shkelin ligjin, e tani po e shohim përditë kur prokurorë e gjyqtarë konstatohe­n të përfshirë në vepra në shkelje të ligjit e ndonjëherë dhe me situata që lidhen me krimin e organizuar apo situata të tjera”, vijoi kreu i SPAK-ut në vijim të fjalës së tij para ambasadori­t Soreca dhe përfaqësue­sve të tjerë të Lartë. Arben Kraja tha se tani duhet të ketë një vijë ndarëse mes atyre që duan të bëjnë punën siç duhet në organet e drejtësisë shqiptare dhe atyre që nuk do ta bëjnë këtë. “Jo se ne kemi pasur prioritet që të merremi me sistemin, por është mekanizëm që duhet ta bëjnë të gjithë, ndëshkuesh­mëria e tyre që s’kanë ushtruar detyrën duhet të jetë vijë ndarëse për të gjithë të tjerët që janë në sistem. Ose duhet të jemi të gjithë bashkë, ose ata që dalin kundër do marrin përgjegjës­inë për atë që bëjnë”, tha ai. Kraja foli edhe për konfiskimi­n e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Kërkohet më shumë të kemi produkt në raport me evidentimi­n e shkeljeve në shpërdorim­in e fondeve publike, qoftë në nivel lokal apo qendror

 ??  ?? Kreu i SPAK, Arben Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania