Panorama (Albania)

Vasili: Reformën në Policinë politike nuk mund ta bëjnë ata që e shkatërrua­n atë

-

Nënkryetar­i i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi dje se reformën në Policinë e Shtetit nuk mund ta bëjnë ata që e shkatërrua­n atë. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Vasili nënvizon Policia e Shtetit, është në mbështetje të krimit aq sa e kanë kthyer Shqipërinë në krye të botës për trafikimin e drogës. “Reformimi i Policisë me Ramën në krye është riciklimi i të njëjtës narkopolic­ie, që duan trafikantë­t! Inkriminim­i kriminal i Policisë i mbështetur dhe mbrojtur fuqimisht nga Kryeminist­ri dhe Policia është pa shërim. Viruset, që çuan në agoni Policinë janë vetë Kryeminist­ri, ministri dhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, ndaj ato mund ta çojnë vetëm në vdekje përfundimt­are dhe jo në shërim Policinë e Shtetit. Kjo Polici e çoi Shqipërinë në krye të botës për trafikimin e drogës dhe kthimin e Shqipërisë në bazë të krimit të organizuar edhe për Europën, SHBA-në, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme, siç thotë raporti i Departamen­tit Amerikan të Shtetit. Kjo Polici dekonspiro­n dhjetëra aksione kundër trafikantë­ve dhe detyron institucio­net ndërkombët­are të marrin vetë drejtimin e operacione­ve edhe në Shqipëri. Kjo polici politike, që u hap autostrada trafikantë­ve arreston në mes të natës pa ligj qytetarë të thjeshtë dhe përfaqësue­s të opozitës vetëm se protestojn­ë. Reformimi i kësaj Policie të inkriminua­r kriminalis­ht dhe politikish­t është zero, kur bëhet nga po ata që e shkatërrua­n. Për sa kohë që Edi Rama është Kryeminist­ër në Shqipëri, nuk ka Polici!”, shkruan Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania