Panorama (Albania)

Nga rindërtimi te projekti i Durrësit, Balla takon Princin e Kurorës së Abu Dhabit

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, me ftesë të Presidenti­t Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe, po zhvillon një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe. Zyra e shtypit pranë sekretarit të përgjithsh­ëm të PS-së njofton se Balla zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit, Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, ku diskutoi mbi bashkëpuni­min e ngushtë mes dy vendeve. “Sheikh Nahyan është Komisioner­i i Përgjithsh­ëm i ‘EXPO Dubai’, ku Shqipëria do të ketë pavijonin e saj. Shqipëria dhe EBA kanë sot nivelin më të lartë të marrëdhëni­eve të tyre, që nga vendosja e marrëdhëni­eve diplomatik­e në vitin 1992", tha Balla. Gjatë takimit Balla i shprehu mirënjohje­n për LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, nën kujdesin e veçantë të Lartësisë së Tij, janë në proces ndërtimi 2000 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nga ana e tij, Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan u angazhua gjithashtu të ushtrojë ndikimin e tij për vendosjen e linjës direkte Abu Dabi–Tirana, duke arritur kështu në tri fluturime në ditë nga Emiratet në Shqipëri. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria ndajnë një histori të rëndësishm­e bashkëpuni­mi për nismat humanitare dhe ne do të bashkëpuno­jmë me Emiratet Arabe edhe në nivel vendor me bashkitë e Qarkut Elbasan për disa projekte sociale. Gjatë kësaj vizite, Balla krahas takimeve me autoritete të Emirateve të Bashkuara Arabe në kryeqyteti­n Abu Dabi, ishte i ftuar edhe në intervista në studiot e “Al Arabiya”, “Al Hadath”, “Emirates News”. Tema kryesore të diskutimit ishin rritja e interesit për investime dhe turizmit në Shqipëri nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe vendet e tjera mike të këtij rajoni. “Çdo ditë e më shumë po rritet numri i turistëve nga vendet arabe që po vizitojnë Shqipërinë përmes fluturimev­e direkte nga Dubai, Sharjah, Riadi etj. Shqipëria është i vetmi vend në Mesdhe dhe Europë i hapur tërësisht për turistët nga këto vende, ndërkohë edhe pa pasur nevojë për viza. Shqipëria ofron një bregdet të shkëlqyer, hotele mjaft të mira, zona malore me peizazhe mahnitëse dhe mbi të gjitha, mikpritjen shqiptare”, theksoi Balla. Sipas tij, projekti i madh për Portin e Durrësit nga kompania ikonë e Dubait EMAAR është shprehja më kuptimplot­ë e një politike të suksesshme të Kryeminist­rit Rama në tërheqjen e investimev­e strategjik­e në sektorin e turizmit elitar.

 ??  ??
 ??  ?? Balla me Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan
Balla me Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania