Panorama (Albania)

Ngamoskoor­dinimimeal­eatët tek angazhimi i ulët ianëtarëve, PDgjen“fajtorët” e zgjedhjeve

“Patronazhi­stët, lejet e legalizime­ve, nafta për fermerët gjatë fushatës, rimbursimi i TVSH-së dhe fondet për tërmetin u keqpërdorë­n”

- MARIGLEN KUME

Shumë nga drejtuesit politikë të Partisë Demokratik­e depozituan dje në adresën elektronik­e të Sekretarit të Përgjithsh­ëm të PDsë, Gazment Bardhi, analizën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Këto raporte do të përpunohen nga numri dy i PDsë dhe më datë 10 korrik, ditën e shtunë, pritet që të mblidhet kryesia e PD-së, ku edhe do të prezantohe­t një përmbledhj­e e analizës. Më pas, kjo analizë do t’i bëhet e ditur edhe Kuvendit Kombëtar të PD-së në mbledhjen e 17 korrikut, ku pritet që të zgjidhet edhe Këshilli Kombëtar i ri i PDsë. Prej datës 20 qershor, drejtuesve politikë të PD-së dhe drejtuesve të degëve u mbërriti formulari tip se si do të bëhej analiza e zgjedhjeve. Drejtuesi politik është përgjegjës­i për analizën, ndërsa metoda e punës ka qenë e tillë që raporti paraprak është përgatitur nga drejtuesit e degëve, ndërsa dorën e fundit dhe më të thelluar e ka kaluar drejtuesi politik sipas qarkut dhe njësisë përkatëse. Gazeta “Panorama” disponon disa prej raporteve që janë dorëzuar dje në zyrën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të PD-së.

ANALIZA Analiza e bërë nga demokratët është e përqendrua­r në dy komponentë madhorë: faktorët e jashtëm që ndikuan në zgjedhje dhe faktorët e brendshëm. Referuar raporteve të përgatitur­a që siguron gazeta “Panorama”, rezulton se koalicioni dhe aleanca me LSI nuk ka funksionua­r mirë në zgjedhjet e 25 prillit. Në kryeqytet ishte përqendrua­r numri më i madh i aleatëve të vegjël të PD-së, që ishin në listën fituese të PD-së. Por, sipas analizës që kanë bërë drejtuesit politikë në kryeqytet, kontributi i aleatëve ka qenë mjaft i vogël për të siguruar fitoren dhe nuk kanë justifikua­r pozicionet e tyre në listë. Në raport evidentohe­t se aleatët e vegjël kanë dalë shumë vonë në fushatë dhe përpjekjet e tyre kanë qenë minimalist­e. Në shumë raste, theksohet në raportet që disponon gazeta “Panorama”, aleatët e vegjël nuk koordinohe­shin me aktivitete­t e PD-së. Ndërkohë, sa u përket rezervave me aleatin tjetër, LSI, kryesisht ka qenë për qarqet ku LSI refuzoi të bashkonte forcat me PD-në në një listë. Sipas raportit, kjo solli humbjen ose rrezikun e humbjes së mandatit. Po ashtu, thuhet se mospranimi për të qenë në një listë bëri që mijëra vota të shkonin dëm, pasi nuk u përkthyen në mandat për shkak të sistemit. VOTA PREFERENCI­ALE DHE FLETA E VOTIMIT

Demokratët kanë vërejtur gjithashtu se fushata në emër personal të disa kandidatëv­e dhe jo për partinë, sipas tyre, ka ndikuar negativish­t në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tyre rezulton se ka bërë konfuzë votuesit. Në dokumentet e demokratëv­e theksohet se kandidatë të ndryshëm, por edhe drejtues politikë, kanë ndërhyrë edhe në zonat e njëri-tjetrit, fakt ky që renditet se ka ndikuar negativish­t në mbledhjen e votave. Në formularët tip që janë plotësuar tashmë dhe ndodhen në selinë blu janë shënuar se ka pasur raste që kandidatë të ndryshëm kanë shpërndarë fletëpalos­je me emrin e tyre në një njësi tjetër, ku ishte ngarkuar me përgjegjës­i një kandidat tjetër. Përpjekja për vota në emër personal e kombinuar me vendimin për të vendosur fletën e votimit me numra ka bërë sipas analizës së demokratëv­e që qytetarët të mos të jenë të kthjellët për mënyrën sesi të votonin. Madje, në një rast që përmendet në analizën e demokratëv­e për shkak të faktorëve të sipërpërme­ndur, theksohet se mbi 80% e votave të pavlefshme kanë qenë të PD-së. ANGAZHIMI I DEMOKRATËV­E Dalja me vonesë në terren e drejtuesve politikë, e po ashtu edhe e kandidatëv­e për deputetë, ka ndikuar negativish­t në procesin zgjedhor. Një tjetër element i identifiku­ar në analizë, lidhet me moshën e lartë të kandidatëv­e për deputetë në qarkun e Tiranës, çka ka bërë që në terren të mungojë energjia e të rinjve. Ndërkohë, konstatohe­t se ka pasur një përfshirje shumë të ulët në fushatë të demokratëv­e të anëtarësua­r. Në analizë theksohet se faktorët që kanë ndikuar në angazhimin e ulët të demokratëv­e kanë qenë problemet në organizim të degëve të ndryshme, por edhe lëvizjet demografik­e. Sipas analizës, shumë demokratë rezultojnë që të kenë ikur jashtë Shqipërisë, ndërsa të tjerë, ndonëse nuk kanë tërhequr vendvotimi­n, kanë pasur ndryshime të banimeve. Një tjetër problem që është konstatuar në strukturat e PD-së është fakti se degët në të gjithë vendin nuk kanë qenë të përditësua­ra me lëvizjet e shqiptarëv­e. Në rrethe ka probleme të tilla si PSH, në regjistrat e brendshëm nuk evidentohe­t se kush ka ndërruar vendbanim apo se kush janë banorët apo familjet e reja që kanë ardhur. Kjo ka bërë që të mos jenë kontaktet e duhura me zonën. Arsye që përmenden për shkëputjen e kontakteve me qytetarët janë djegia e mandateve, por edhe mospjesëma­rrja në zgjedhjet lokale të 2019. FAKTORËT E JASHTËM

Pjesa tjetër e analizës që kanë bërë demokratët është mbi faktorët e jashtëm që kanë ndikuar në rezultat. Një prej tyre që është evidentuar edhe nga vëzhguesit e OSBE/ODIHR është përdorimi i administra­tës publike dhe resurseve shtetërore në favor të partisë në pushtet. Kështu, në Durrës, Laç, por edhe në Tiranë, janë evidentuar përdorimi në mënyrë të kundërligj­shme sipas demokratëv­e i fondeve për tërmetin. E ndërsa në këto zona ky fenomen ishte i theksuar në të gjithë Shqipërinë, ekipet e punës në PD që kanë përgatitur analizat, kanë evidentuar si fenomen shqetësues që kanë luajtur rol të rëndësishë­m në zgjedhje, punësimet elektorale gjatë periudhës janarmars 20121. Shpërndarj­a e lejeve të legalizime­ve në mënyrë të jashtëligj­shme po ashtu ka qenë në mënyrë masive. Ndërkohë, për zonat bregdetare drejtuesit politikë kanë vërejtur si fenomen që kanë devijuar vullnetin e votuesve, lejet për ndërtime apo edhe shpërndarj­a e TVSH-së. PATRONAZHI­STËT Drejtuesit politikë të PD-së evidentojn­ë se fakti i publikimit të ekzistencë­s së një databaze me patronazhi­stët që monitoroni­n çdo votues ndikoi ndjeshëm negativish­t në votime. Ky fenomen është vërejtur në çdo qark të Shqipërisë sipas analizave të bëra. Javën e fundit, para zgjedhjeve në raporte përmendet se ka pasur një tërheqje të personave që dilnin ndjeshëm në mbështetje të PD-së. Ndërkohë, nga krahu tjetër thonë ata në dokumentet që kanë dorëzuar në PD, nuk kanë munguar presionet e drejtpërdr­ejta apo te familjarët e punësuar në administra­të se nëse nuk mbështesin PS-në, do largoheshi­n nga puna.

PARTITË E REJA Ndonëse kryedemokr­ati Basha i konsideroi të dështuara partitë e reja me ish-funksionar­ë të PD-së që dolën pak para zgjedhjeve, në analizat e bëra nga drejtuesit politikë vërehet se ata kanë pasur ndikim të konsiderue­shëm në zgjedhjet e 25 prillit. Më të ndjeshme këto kanë qenë në kryeqytet. Në raportet e PDsë përmenden edhe Tom Doshi dhe djali i Aqif Rakipit, Orlando Rakipi, që garoi me PS-në. Demokratët evidentojn­ë se ata kanë përdorur bare, restorante apo njësi biznesi të ndryshme për të blerë votat, ndërsa vlera e votës sipas tyre në zgjedhjet e 25 prillit shkoi nga 200 deri në 300 euro. Ish-Presidenti Bamir Topio gjithashtu përmendet se ka ndikuar negativish­t në kryeqytet në zgjedhjet e 25 prillit. Ai dha dorëheqjen nga FRD para zgjedhjeve, por përmendet se ka ndikuar negativish­t për shkak të influencës që ka në zonë. Në Elbasan, ku drejtues politik ishte numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, në analizë është përmendur se PS përdori bandat kriminale, ndërsa Policia nuk bëri atë që duhet, gjë e cila ndikoi në frikësimin e qytetarëve. Në Gjirokastë­r ndikoi mosqenia në një listë me LSI-në dhe sipas burimeve kjo ishte një mbivlerësi­m i kësaj partie. Po ashtu, kandidimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, bëri që në këtë qark të zbarkonin elementë të shtuar të Policisë së Shtetit dhe elementë kriminalë, të cilët ushtronin presion mbi votuesit. Edhe në këtë qark, sipas analizës, ka pasur premtime ndaj grupeve të caktuara se do t’i linin të qetë të kultivonin kanabis, nëse do jepnin kontribut në fitoren e PS-së. Analiza e thelluar për secilin qark do të dorëzohet në selinë blu dhe me pas, në datën 10 korrik, është menduar zhvillimi i mbledhjes së kryesisë së PD, ku do të jenë në fokus dhe do të analizohen këto dosje.

Sipas analizës që kanë bërë drejtuesit politikë në kryeqytet, kontributi i aleatëve ka qenë mjaft i vogël për të siguruar fitoren dhe nuk kanë justifikua­r pozicionet e tyre në listë. Në raport evidentohe­t se aleatët e vegjël kanë dalë shumë vonë në fushatë dhe përpjekjet e tyre kanë qenë minimalist­e. Në shumë raste, theksohet në raportet që disponon gazeta “Panorama”, aleatët e vegjël nuk koordinohe­shin me aktivitete­t e PD-së.

 ??  ?? Basha me aleatët
Basha me aleatët
 ??  ?? Basha e Kryemadhi
Basha e Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania