Panorama (Albania)

KLP pezullon prokurorin e Vlorës, Maksim Sota

Sota në “Arrest shtëpie”, paraqiti vetë kërkesën në Këshill

- TIRANE

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka pezulluar nga detyra drejtuesin e Prokuroris­ë së Kukësit, Edmond Karriqi, i akuzuar dhe arrestuar nga SPAK nën akuzën e korrupsion­it.

Në mbledhjen e djeshme, KLP ka miratuar me votën unanime të dhjetë anëtarëve të pranishëm për pezullimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i cili ndodhet nën arrest shtëpie pasi akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. Gjithashtu, KLP ka caktuar drejtuesin e ri të Prokuroris­ë së Kukësit, prokurorin Xhevahir Lita, i cili deri më tani ishte prokuror në Tiranë. Drejtuesi i Prokuroris­ë së Kukësit, Edmond Karriqi, u arrestua më 30 qershor me urdhër të Prokuroris­ë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, pasi ishte filmuar duke marrë ryshfet shumën prej 2 mijë eurosh. Ai ishte në përgjim prej javësh nga hetuesit, derisa është kapur në Kavajë duke marrë shumën e mësipërme nga vëllai i një personi të arrestuar në këmbim të lehtësimit të masës së sigurisë. Dyshohet se prokurori ka përdorur këtë skemë edhe në raste të tjera, duke përdorur shoferin e tij si sekser. Bashkë me Karriqin u arrestua edhe shoferi i tij, Isuf Gega, si dhe dy persona të tjerë. Gjykata e Tiranës vendosi të shtunën të linte në qeli prokurorin Karriqi. Karriqi akuzohet nga SPAK-u për veprën penale “Korrupsion­i pasiv”. AKUZAT NDAJ SOTËS Vendimi i KLP-së ndaj prokurorit Sota erdhi pasi ai rezulton i përfshirë në dosjen e gjerë hetimore kundër trafikut të drogës i koduar

“Shpirti”. Sota akuzohet se ka banuar në një ndërtesë, qiraja e së cilës paguhej, sipas dy të penduarve, nga kreu i grupit kriminal shqiptar, Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020. Në dosjen e SPAK thuhet se i penduari Mariglen Shusha ka deklaruar takime dhe biseda mes “drejtuesit të grupit kriminal, Ilirjan Duçellari (Lani) dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që kishte me drejtësinë dhe institucio­net shtetërore, duke detajuar raste konkrete, për të cilat prokurori Maskim Sota ishte angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve”. “Bashkëpunë­tori i drejtësisë, Mariglen Shusha, ka deklaruar se prokurori Sota ishte shok me Lanin dhe se ishte në dijeni se bashkëshor­tja e tij qëndronte me fëmijën e sëmurë në Romë, të cilët i kanë ndihmuar shtetasit Orhan Duçellari dhe Ilirjan Ducellari”, thuhet në dosjen e SPAK. Vetë prokurori ka mohuar akuzat, duke thënë se banesa është në pronësi të vëllait të tij.

 ??  ?? Prokurori i Vlorës, Maksim Sota
Prokurori i Vlorës, Maksim Sota
 ??  ?? Prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi
Prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania