Panorama (Albania)

Sarandë, avokati 39-vjeçar dhunohet barbarisht

Tre persona i bënë pritë dhe e sulmuan me leva dhe shkopinj

-

Një avokat është dhunuar barbarisht në lagjen Nr.4 të Sarandës menjëherë pas një procesi gjyqësor për çështje pronash. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në afërsi të portit të qytetit. Avokati Mario Mejdini, 39 vjeç, u nxor me forcë nga automjeti i tij nga tre persona, dy prej tyre të identifiku­ar me mbiemër Fufi nga Mamurrasi. Policia lokale bëri me dije se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Vetë avokati dha detaje për atë që kishte ndodhur, duke theksuar se sapo kishte dalë nga lokali, një makinë “Porsche” e zezë i kishte zënë rrugën dhe më pas kishte vazhduar dhuna. “Isha te lokali i portit. Mora makinën për të dalë, te dera, një ‘Porsche’ e zezë më kishte zënë rrugën. Ndërkohë, në fraksion sekonde m’u sulën disa persona me hekura dhe shkopinj. Nuk i kisha parë asnjëherë. Më ndoqën nga mbrapa nja 30-40 metra. Më erdhi njëri, më gjuajti në kokë dhe rashë në shesh. Nuk pushonin së gjuajturi”, është shprehur avokati. Ndërsa

Policia e konsideroi ngjarjen për shkak të një konflikti të çastit, vetë avokati tha se xhaxhai i tij ishte në proces gjyqësor për çështje prone me fisin Fufi nga Mamurrasi. “Unë personalis­ht nuk kam asnjë konflikt, por xhaxhai im është në konflikt gjyqësor me ca nga Mamurrasi, që quhen Fufi, dhe një Aleks Rexha nga Gjirokastr­a, të cilët pretendojn­ë një pronë që xhaxhai im e ka me hipotekë. Jemi në proces gjyqësor, xhaxhai i ka fituar dy masat e sigurisë në Shkallë të Parë. Është rast i përsëritur, se përveç meje që më masakruan sot, kanë masakruar dhe para dy muajsh xhaxhain tim, Ilir Mejdini. Kanë masakruar dhe kushëririn tim, i kanë çarë kokën. Më kanë ardhur mua në Tiranë, poshtë shtëpisë, të më gjuajnë”, shtoi ai. Ai tha se gjithçka kishte ndodhur pas seancës gjyqësore që u zhvillua gjatë ditës së djeshme. “Unë kam nja 3-4 ditë që kam ardhur pasi kishim gjyq. Ndodhi pas gjyqit ky muhabet. Në Sarandë është situata shumë e rëndë nga bandat”, shtoi ai. sh.d

 ??  ?? Makina e avokatit
Makina e avokatit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania