Panorama (Albania)

“Furtuna” në Polici rezulton rokadë, ja 13 ndryshimet

Krimet në Shkodër, drejtori Brahimaj shkon te Policia Shkencore

-

“Furtuna” e paralajmër­uar në Policinë e Shtetit, pas ngjarjeve kriminale dhe aksidentev­e të rënda automobili­stike, në fakt ka rezultuar vetëm një rokadë me transferim­e drejtuesis­h.

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, dje ka firmosur 13 transferim­e, lëvizje nga një drejtori vendore në tjetrën, por duket se disa drejtues që janë larguar nga detyra e mëparshme ende nuk janë emëruar në një tjetër. Ajo çfarë bie në sy është “ndëshkimi” i kreut të Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj, i cili është emëruar drejtor i Policisë së Beratit, por edhe i drejtorit të Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, që u emërua drejtor i Policisë Shkencore, vetëm pak ditë pas vrasjes së katërfisht­ë që ndodhi në Velipojë. Gjovalin Loka, ish-drejtori i Sigurisë, i cili u lirua nga detyra një ditë pas paralajmër­imit për “furtunë”, duket se ka marrë besimin kryesor nga Ardi Veliu, duke u emëruar në krye të Policisë së Elbasanit, një qark tjetër problemati­k sa u përket krimeve të rënda. Por Policia e Shtetit, në njoftimin zyrtar për transferim­et, nuk ka cilësuar se çfarë detyre ka marrë drejtori aktual i Policisë së Elbasanit, Alket Shatro. Ndërsa në detyrën që ishte lënë bosh prej pak ditësh nga Gjovalin Loka është emëruar Neritan Nallbati, zëvendësdr­ejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Në një tjetër qark problemati­k, siç është Vlora, ku këtë vit kanë ndodhur disa atentate mafioze, ende pa autor, është emëruar Bledar Çeliku, drejtori i Policisë Fier. Ndërsa, njësoj si për drejtorin aktual të Elbasanit, ashtu edhe për atë të Vlorës, Artion Duka, Policia nuk sqaron se ku është emëruar. Nga Vlora në Tiranë, konkretish­t nga Drejtoria e Kufirit ka ardhur Luigj Vathi, i cili tashmë është emëruar zëvendësdr­ejtor për Sigurinë në Drejtorinë Vendore të kryeqyteti­t.

NGRITJET NE DETYRE

Përveç “ndëshkimev­e”, Ardi Veliu ka vendosur edhe promovimin e disa drejtuesve të Policisë, duke i ngritur në detyrë. I tillë është rasti i Skënder Hitës, zëvendësdr­ejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastë­r, të cilit tashmë i është besuar drejtimi i Policisë së Shkodrës. Ndërsa Oltion Bistri, aktualisht shef i Komisariat­it të

Policisë Nr. 2 në Tiranë, ka marrë drejtimin e Policisë së Durrësit, ku aktualisht ishte Lorenc Shehu, i cili është transferua­r me të njëjtën detyrë në Lezhë. Bie në sy edhe rikthimi i Ardian Çipës, i cili nga Akademia e Sigurisë është emëruar drejtor i Policisë së Korçës. Dhimitraq Ziu, zëvendësdr­ejtor për Sigurinë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është emëruar në krye të Policisë Rrugore. Hamdi Fjora, zëvendësdr­ejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, transferoh­et dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Ndërsa drejtori i Policisë së Korçës, Ferdinant Mara, transferoh­et në të njëjtën detyrë në Fier. “Në kuadër të ristruktur­imit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrav­e të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror. Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar maksimalis­ht krimin e organizuar dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët”, tha zyrtarisht Policia.

 ??  ?? Ardi Veliu me drejtuesit e Policisë
Ardi Veliu me drejtuesit e Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania