Panorama (Albania)

ISHTI, për shpërthimi­n në Velipojë: U harrua bombola hapur

-

Pas zjarrit të fuqishëm që ra mëngjesin e së dielës në një hotel në zonën e Velipojës duke lënë të plagosur rëndë katër anëtarët e familjes Gjoka, Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), ka konstatuar se shpërthimi i zjarrit ka ndodhur në katin e parë e ndërtesës. “Shpërthimi dhe zjarri kanë ndodhur në katin e parë të objektit në pjesën jugore të tij në një ambient të mbyllur që dyshohet se ka shërbyer si magazinë ose ambient shërbimi për familjarët”, thuhet në reagim. Në deklaratë, ky institucio­n bën me dije se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e rrjedhës së gazit të lëngshëm për shkak të një gabimi njerëzor. “Shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit GLN nga një nga bombolat e kampingut, e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerëzor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticit­eti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktorëve të jashtëm, si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore”, thuhet në sqarimin e ISHTIsë

për ngjarjen. Në raportin për ngjarjen, thuhet se në pjesën e jashtme të ndërtesës janë gjetur 6 bombola gazi 3– 5 kg të destinuara për përdorim në ambient të jashtëm dhe të hapur, me të dhëna të paidentifi­kueshme si pasojë e mbetjeve të zjarrit dhe blozës. Më tej thuhet se bombolat nuk kanë pësuar shpërthim dhe nuk kanë dëmtime. “Personeli

PMNZSH Shkodër ka sqaruar se 6 bombolat janë gjetur në ambientet e brendshme dhe janë nxjerrë jashtë nga ana e tyre. Gjithashtu në pjesën e jashtme të objektit pranë murit rrethues në pjesën e pasme, gjendet një rezervuar gazi me kapacitet 1000 Litra i cili është i mbyllur dhe bosh. Dyshohet se ky rezervuar është përdorur për vënien në punë të kaldajave të ujit të ngrohtë në dhomat e hotelit gjatë sezonit të verës së kaluar”, thuhet më tej. Gjithashtu, në pjesën e jashtme pranë murit rrethues, gjendet një rezervuar gazi me kapacitet 1000 litra, i cili është i mbyllur dhe bosh. Nga shpërthimi i flakëve të zjarrit si pasojë e gazit mbetën të plagosur Alketa Gjoni, 40 vjeçe; Daniela Gjoka, 19 vjeçe; Klarisa Gjoka, 15 vjeçe dhe Enrik Gjoka, 12 vjeç, të cilët ndodhen të shtruar në Repartin e Djegieve në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetëso­re. Ata kanë pësuar djegie në masën 80-90 për qind të trupit, të cilësuara si djegie të shkallës së tretë dhe të katërt.

 ??  ?? Hoteli i djegur nga shpërthimi i gazit në Velipojë
Hoteli i djegur nga shpërthimi i gazit në Velipojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania