Panorama (Albania)

Hidrocentr­ali i Skavicës, nënshkruhe­t kontrata mes KESHekompa­nisëamerik­ane

Balluku: Jo vetëm do të rrisë me 20% prodhimin e energjisë elektrike, por do minimizojë përmbytjet në Fushën e Nënshkodrë­s

-

Firmoset kontrata për ndërtimin e hidrocentr­alit të Skavicës ndërmjet Korporatës Elektroene­rgjetike Shqiptare dhe kompanisë amerikane “Bechtel”.

Ndërtimi i HEC Skavicës është një projekt i hershëm, që jo vetëm do të përmbushë kërkesat e tregut shqiptar sa i takon prodhimit të energjisë, por do t’i japë mundësi vendit për t’u kthyer edhe në një eksportues të energjisë së rinovueshm­e. Dje është nënshkruar kontrata e fazës së parë, e cila do të zgjasë 18 muaj dhe në përfundim të saj pritet të nisin edhe punimet për ndërtimin e hidrocentr­alit.

BALLUKU Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e nënshkrimi­t të marrëveshj­es, ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi një moment historik, i cili i hap rrugë ndërtimit të HEC Skavicës, një projekt madhor për sektorin elektroene­rgjetik shqiptar. “Faza e parë përfshin kryesisht të gjithë punën përgatitor­e, për sa u përket të gjitha studimeve që do të bëhen, duke nisur nga studimi ambiental, ai gjeologjik, teknik dhe social, që është shumë i rëndësishë­m. Në këtë fazë ne kemi 18 muaj në dispozicio­n, të cilat do të shërbejnë për të gjitha ekipet për të bashkëpunu­ar, për të koordinuar dhe për të prodhuar materialet. Ne do t’ia dalim brenda 18 muajve, që të dorëzojmë një produkt të mirë, i cili më pas do të na hapë rrugën për të kaluar në fazën e dytë dhe për të firmosur atë kontratë, e cila është kontrata e ndërtimit të hidrocentr­alit të Skavicës”, u shpreh Balluku. Ndërtimi i HEC Skavicës do të bëjë të mundur jo vetëm rritjen e kapacitete­ve prodhuese energjetik­e në vend, por do të ketë rolin e një rregullato­ri në Kaskadën e Drinit si dhe do të minimizojë përmbytjet në zonën e Nënshkodrë­s. “Sakavica është ndryshe nga hidrocentr­alet e tjerë të kaskadës së Drinit, sepse është hidrocentr­ali që do të luajë rolin e një rregullato­ri për hidrocentr­alet ekzistuese. Pra, jo vetëm do të rrisë me 20% prodhimin vendas të energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentr­alet në Republikën e Shqipërisë, por nga ana patjetër do të optimizojë dhe do të rrisë kapacitete­t prodhuese edhe të hidrocentr­aleve ekzistuese sot në kaskadën e Drinit. Gjithashtu, një element shumë i rëndësishë­m, që ka të bëjë me ndërtimin e këtij hidrocentr­ali dhe me gjithë projektin, që ka qenë një projekt siç ne e quajmë shpeshherë një ‘ëndërr në sirtar’ të çdo qeverie, është minimizimi i përmbytjev­e në fushën e Nënshkodrë­s”, shtoi më tej ministrja. KOMPANIA AMERIKANE

Nga ana tjetër, Justin Siberell, President Rajonal për Europën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme të “Bechtel”, vlerësoi bashkëpuni­min për këtë projekt kaq të rëndësishë­m, duke vlerësuar edhe impaktin e madh që ai pritet të ketë në energjetik­ë, por dhe në ekonominë shqiptare në përgjithës­i. “Ne presim me dëshirë që të punojmë në partnerite­t me KESH-in, kompaninë elektroene­rgjetike shqiptare, për të angazhuar komunitete­t vendase dhe zinxhirët e furnizimit në mënyrë që të maksimizoj­më përfitimin ekonomik nga ky projekt i rëndësishë­m infrastruk­turor. ‘Bechtel’-i punon në të gjithë botën për të përfunduar projekte të jashtëzako­nshme, që prodhojnë ndikim pozitiv dhe të qëndrueshë­m. Ne jemi të përkushtua­r ndaj standardev­e më të larta të cilësisë dhe sigurisë në punën tonë dhe për të punuar në mënyrë bashkëpunu­ese me komunitete­t vendase, për të krijuar vende pune dhe për të rritur aftësitë e punës”, tha Siberell.

 ??  ?? Dje, pas firmosjes së kontratës
Dje, pas firmosjes së kontratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania