Panorama (Albania)

Aplikimet për në universite­te, thirrja e fundit për maturantët

Kushi: Rihapet portali për plotësimin e formularëv­e A1/A1Z

-

Maturantët e rinj e të vjetër që nuk kanë arritur dot të plotësojnë formularin A1/A1Z, pa të cilin nuk kapërcejnë dot në hapin e dytë, aplikimin në universite­te, kanë edhe një shans në fundit.

Duke nisur nga nesër, për tri ditë me radhë, deri në 9 korrik, ata mund të bëhen pjesë e garës duke plotësuar formularin. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishte ajo që njoftoi rihapjen e portalit të maturës, pas interesit të shumë të rinjve që për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë arritur dot të aplikojnë në afatet e paracaktua­ra. “Pas kërkesave të shumta të të interesuar­ve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzoj­në edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri në 9 korrik 2021”. Ky formular, përveçse u hap rrugë aplikimeve në universite­te si domosdoshm­ëri për të vijuar rrugën, përmbledh të gjitha të dhënat e kandidatit, ato personale dhe të tjera që lidhen me shkollën dhe provimet. Aplikimi bëhet në rrugë elektronik­e, në mjediset e gjimnazeve ku kandidatët për në universite­te kanë përfunduar shkollën e mesme me ndihmën e një mësuesi që luan rolin e mbikëqyrës­it, për të cilin në fund edhe firmos duke mbajtur përgjegjës­i për hedhjen e të dhënave. Vetëm pas këtij hapi, të rinjtë janë të lirë të plotësojnë formularin A2 të aplikimit në universite­te, i cili do të realizohet nga 29 korriku deri në 3 gusht. Por më parë duhet të kenë paguar një tarifë që prej vitesh mbetet e pandryshua­r, në vlerën e 2 mijë lekëve të reja. Ankthi i maturantëv­e për degën e fituar merr fund në ditën e fundit të muajit gusht. Gjithnjë, në rast se fakultetet nuk zgjedhin t’i publikojnë fituesit më herët, siç edhe ka ndodhur shpesh. Pavarësish­t përpjekjev­e për të ndryshuar fazat e aplikimeve, edhe sivjet skema e aplikimit dhe regjistrim­it në universite­tet publike e private mbetet e njëjtë. Tri raunde me nga përkatësis­ht shtatë, pesë dhe tri faza regjistrim­i 48-orëshe. I vetmi “ngushtim” që iu është bërë universite­teve lidhet me përshtatje­n e kuotave brenda programeve të të njëjtit fakultet, e cila nuk do të bëhet më në përfundim të të gjitha raundeve, por pas të parit dhe të dytit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania