Panorama (Albania)

Kosovë, jepet dënimi i parë për dhunë seksuale gjatë luftës

Osmani: Përparim domethënës, por drejtësia e vonuar është e mohuar

-

Për herë të parë në Kosovë është dhënë një dënim për dhunën seksuale gjatë luftës, një vendim i Gjykatës së Prishtinës që është përshëndet­ur nga institucio­net më të larta në Kosovë, por është kritikuar nga Beogradi si vendim politik.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin, ish-rezervist i Policisë serbe, për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësis­ht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në Komunën e Vushtrrisë. Sipas aktakuzës së ngritur, “Vukotiq, si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshti­m me rregullat e së drejtës ndërkombët­are humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkrye­rje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilita­re serbe, në territorin e Komunës së Vushtrrisë, ka marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre, si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore”. Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur dënimin e Vukotiq, duke e quajtur një përparim të rëndësishë­m. “Një përparim domethënës sot – për herë të parë, një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës. Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësi e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjës­i dhe drejtësi për mijëra gra të tjera kosovare që nuk e kanë marrë ende atë”, ka reaguar Osmani. Ndërsa Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. “Mijëra gra e burra, vajza e djem kanë qenë viktima të këtij krimi. Ndërkaq dy dekada pas luftës, as edhe një person nuk është dënuar për një krim të tillë. Sot, pas 23 vitesh pandëshkue­shmëri për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë dënohet dikush. Zoran Vukotiqi është dënuar me 10 vite burgim për rastin e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një gruaje shqiptare në Vushtrri. Drejtësia është e domosdoshm­e, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë… Krimet e luftës nuk parashkruh­en dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë…”, reagoi Kurti. Por qeveria e Serbisë, përmes Zyrës së saj për Kosovën, e ka quajtur dënimin e ish-rezervisti­t serb në kohën e luftës, Zoran Vukotiq, si një vendim politik. Ndonëse qeveria serbe nuk ka ofruar asnjë kundërargu­ment në këtë rast. “Ishte e qartë se vendimi kundër Vukotiq ishte marrë para se të konfirmohe­j zyrtarisht dhe se ai duhet të kishte shërbyer si shembull e argument për partitë politike në Prishtinë”, thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Kjo zyrë e ka quajtur politik edhe reagimin e Presidente­s së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

 ??  ?? I dënuari nga Gjykata e Prishtinës
I dënuari nga Gjykata e Prishtinës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania