Panorama (Albania)

Petkoviq: Tema e parë në dialog të mërkurën është asociacion­i

-

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi të hënën se raundi i ri i dialogut teknik KosovëSerb­i të mërkurën do të fillojë me temën e asociacion­it të komunave me shumicë serbe. Sipas Petkoviq, sot bëhen 3,000 ditë nga nënshkrimi i Marrëveshj­es së Brukselit që parasheh formimin e asociacion­it. “Sigurisht që do të jetë tema kryesore për ne. Ne gjithashtu do të flasim për të zhdukurit, sepse është çështje e rëndësishm­e që rëndon të dyja palët dhe nuk është vetëm çështje politike, por edhe çështje civilizimi”, tha ai. Sipas tij, një nga temat do të jetë edhe marrëveshj­a për lirinë e lëvizjes. “Ju e dini që unë dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë jemi ndaluar ta vizitojmë provincën tonë jugore disa herë. Ne gjithashtu do të diskutojmë mbi sigurinë e serbëve, si dhe kthimin e personave të zhvendosur brenda vendit, e cila ishte tema e dialogut teknik vitin e kaluar”, tha Petkoviq. Ai shtoi se Kryeminist­ri i Kosovës nuk do t’i pranojë marrëveshj­et e nënshkruar­a para tij mes dy palëve, duke thënë se ai nuk e kupton realitetin. “Ai nuk e kupton kohën, nuk e kupton realitetin dhe rrethanat politike botërore dhe mohon gjithçka. Ai nuk do t’i pranojë marrëveshj­et e nënshkruar­a, sepse ato ishin nënshkruar nga përfaqësue­sit e Prishtinës para tij. Sidoqoftë, ai duhet të kuptojë që historia nuk fillon me të, por ka detyrime që Prishtina i ndërmori në periudhën para tij dhe ajo që u negociua më parë, sot duhet të respektohe­t. Kjo është ajo që ne do të kërkojmë në Bruksel: zbatimin e marrëveshj­eve të nënshkruar­a”, tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania