Panorama (Albania)

Florida, konfirmohe­n 27 të vdekur, mbeten 115 të pagjetur

-

Nga rrënojat e pallatit të shembur në Sërfsajd ka shkuar në 27 vetë numri i të vdekurve, ndërkohë që 115 të tjerë mbeten ende të humbur, më shumë se dy javë pas shembjes së ndërtesës së banimit me 12 kate. Ekipet e shpëtimit rifilluan të hënën kërkimet në rrënoja, pasi të dielën në mbrëmje ekipet e specializu­ara aktivizuan një seri shpërthime­sh të kontrollua­ra për të rrëzuar një pjesë të ndërtesës që nuk ishte shembur dhe paraqiste rrezik për ata që punojnë në zonë. Kryebashki­akja e Majamit, Daniella Levine Cava, tha për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se

“shembja shkoi pikërisht sipas planifikim­it”. Menjëherë pas shpërthime­ve të dielën, ekipet larguan disa nga pjesët e mëdha të strukturës së shembur, për të mundësuar punën për të nxjerrë trupat e viktimave të hënën. Shembja e pjesës së mbetur të ndërtesës u bë e nevojshme pasi po afron stuhia tropikale “Elsa”, e cila kërcënon të godasë pjesën jugore të Floridës, ku ndodhet kompleksi i shembur. Ngjarja tragjike në Kullën Jugore Champlain ka nxitur inspektime dhe analiza të strukturës së disa ndërtesave në zonë dhe ka rezultuar në evakuimin e një kompleksi tjetër banimi ku ekipet inxhinieri­ke kishin diktuar probleme sigurie. Është rekomandua­r edhe evakuimi i një banese simotër me këtë kullë, por duke qenë se gjendja e dëmeve të saj nuk ishte alarmuese, autoritete­t kanë vendosur që evakuimi i banorëve të bëhet në mënyrë vullnetare dhe jo të detyrueshm­e. Ndërkohë, në ndërtesën e shembur, kërkimet për trupat do të vazhdojnë.

 ??  ?? Kërkimet për të mbijetuar në Florida
Kërkimet për të mbijetuar në Florida
 ??  ?? Shembja e kontrollua­r e një pjese të ndërtesës në Florida
Shembja e kontrollua­r e një pjese të ndërtesës në Florida

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania