Panorama (Albania)

Kapelo: Itali mos u përgjum, kështu mund të fitojë Spanja

-

Fabio Kapelo ka analizuar gjysmëfina­len e sotme mes Spanjës dhe Italisë, e cila do të luhet në “Uembli” në orën 21:00. Ish-trajneri i njohur jep idenë e tij për mënyrën si do të zhvillohet kjo sfidë dhe formën që po kalojnë të dyja kombëtaret. “Italia është një skuadër që po prodhon futboll shumë të shpejtë, me kualitet dhe cilësi. Të gjithë vrapojnë, të gjithë ndihmojnë dhe kanë planifikim taktik”, tha fillimisht Kapelo. Më tej ai u ndal edhe te mungesa e Spinacolës. “Është mëkat i madh sepse Spinacola po bënte një Europian fantastik. Mançini mund të çante mbrojtjen e Spanjës me të, ashtu siç ka bërë në ndeshjet e tjera”, shtoi ish-trajneri i Romës. Ai i bëri apel Mançinit dhe “Axurrëve” që të mos përshtaten me ritmin e Spanjës. “Nuk duhet të përgjumemi. Spanja luan një futboll të ngadaltë dhe nëse ne përshtatem­i me këtë ritëm, atëherë mund të vuajmë. Spanja ka shumë kualitet teknik dhe është e zonja në mbajtjen e topit. Për ta sfiduar këtë kualitet, duhet lojë e shpejtë, qartësi në marrjen e topit dhe sulme të njëpasnjës­hme. Kemi shumë kualitet dhe për më tepër mbrojtja e tyre nuk është e pathyeshme”, vazhdoi më tej ai. “Don” Fabio vlerësoi edhe Pedrin. “Më pëlqen shumë. Nuk kam parë kurrë një futbollist 18 vjeç me kaq shumë personalit­et, kualitet dhe vendosmëri. Ka një besim impresionu­es. Për më tepër, punon shumë, vrapon, mbron dhe sulmon. Është i jashtëzako­nshëm. Nuk mund të bëjë ai gjithçka sepse është mesfushor, por është lojtar fantastik”, përfundoi Kapelo. Gjatë fjalës së tij ai vlerësoi Perezin që riktheu Ançelotin duke e konsiderua­r si trajnerin e duhur për Realin e Madridit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania