Panorama (Albania)

APLIKIMET Pensionet me KEMP, si do rritet përfitimi

ISSH sqaron hapat e aplikimit dhe kohën që duhet për të përfituar pensionet në rastet e aksidentev­e e paaftësisë për punë. Afatet dhe dokumentet, si indeksohet përfitimi çdo vit

- TIRANE

Janë 10 653 lekë në muaj që përfitojnë personat me aftësi të kufizuar, po kaq edhe ndihmësi personal.

Siç ndodh me skemën e pensioneve edhe në rastin e kësaj pagese nuk aplikohet rritja e mirëfilltë, por vetëm indeksim. Indeksimi bëhet bazuar në normën e inflacioni­t dhe zakonisht shtesa nis të aplikohet në muajin shtator.

AFATI Lidhur me afatet për shqyrtimin e dosjes, ISSH-ja ka sqaruar se për shkak të situatës së diktuar nga pandemia vendimi ndërmerret pa prezencën e individëve dhe në harkun e jo më shumë se 6 muajve nga dorëzimi i dokumentev­e. “Më duhet t’ju bëj me dije se komisionet mjekësore të caktimit të aftësisë për punë, që nga gjendja e pandemisë nga COVID-19, i zhvillojnë aktiviteti­n e tyre, për vlerësim të gjendjes shëndetëso­re të invalidëve, pa prezencën e invalidëve, bazuar në aplikimin e personit dhe dokumentac­ionin e dosjes apo edhe nëpërmjet komunikimi­t me invalidin në distancë. Në të gjitha rastet kur shqyrtimi i gjendjes dhe dokumentev­e mjekësore bëhet pa prezencën e invalidit, vendimi i KMCAPve dhe periudha e përfitimit nuk mund të jetë më e gjatë se 6 muaj. Këto komisione në varësi të sëmundjes dhe personave që kërkojnë invalidite­t mblidhen një apo më shumë herë në muaj. Pas përfundimi­t të procedurës së rivlerësim­it nga KMCAPet, kërkuesi informohet mbi vendimmarr­jen e komisionit dhe afatin e përcaktuar për përfitim, në zyrën e KMCAP”, bën me dije ISSH-ja. Nga ana tjetër, sqarohet po ashtu se “Në rast kur KMCAP-i nuk mund të marrë vendim, për shkak të mosplotësi­mit të dosjes me ekzaminime­t përkatëse (për mungesë dokumentes­h) për vlerësim të gjendjes shëndetëso­re specialist­ët e KMCAP, informojnë kërkuesin për plotësimin e mëtejshëm të dokumentac­ionit. Përgjigjja e vendimit që do të marr KMCAP-in pas vlerësimit të dosjes, merret në zyrën e KMCAP-it.

SKEMA Ndryshimet e bëra ju japin mundësi personave me aftësi të kufizuar që të punojnë dhe njëkohësis­ht të marrin edhe pagesën për aftësinë e kufizuar. Ligji i ri i asistencës sociale parashikon po ashtu përcaktimi­n e të drejtës së përfitimit të pagesave të personave me aftësi të kufizuar dhe të së drejtës së përfitimit të një ndihmësi personal duke zgjeruar numrin e përfituesv­e dhe duke përfshirë në skemë rreth 4000 persona, të cilët më parë nuk mund të përfitonin nga skema e sigurimeve shoqërore për shkak se nuk plotësonin kushtin e të pasurit 12 muaj kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore në 5 vitet e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania