Panorama (Albania)

Nga blerja e votës te heshtja e aleatëve dhe skema e gabuar me LSI, zbardhet raporti sekret i PD-së për zgjedhjet

Soreca: Zyrtarët që qëndrojnë prapa krimit, politikanë, gjyqtarë, prokurorë, duhet të kuptojnë se ata s’janë më mbi ligjin

- ARISTIR LUMEZI

SHBA dhe BE nxitën dje autoritete­t shqiptare që të shtojnë rezultatet konkrete me ndëshkimin e korrupsion­it dhe me konfiskime­t e pasurive.

Zyrtarë të Departamen­tit Amerikan të Drejtësisë dhe të Bashkimit Europian kërkuan një bashkëpuni­m të ngushtë mes institucio­neve të sistemit gjyqësor në hetimin e kriminalit­etit. Këshilltar­i për Antiterror­izmin e rajonit të Ballkanit në Departamen­tin Amerikan të Drejtësisë, Clay Stiffler, tha në Tiranë se “korrupsion­i është armiku i drejtpërdr­ejtë i shtetit ligjor, ai shkel të drejtat e njeriut, shkatërron demokracin­ë, dekurajon bizneset dhe tregjet, gërryen cilësinë e jetës dhe lejon që krimi i organizuar dhe terrorizmi të prekin jetën e qytetarëve”. “Kjo dukuri djallëzore i kap të gjitha shtetet, kudo, të pasur e të varfër, të mëdhenj e të vegjël, por në vendet në tranzicion ka më shumë pasoja shkatërrim­tare”, tha ai. “Rruga më e mirë dhe e vetmja për të luftuar korrupsion­in është që t’i keni të pavarura institucio­net e zbatimit të ligjit, prokurorët dhe gjyqtarët. Ata duhet të jenë të qëndrueshë­m e të vendosur për të ndëshkuar shkelësit e ligjit dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut” - tha zoti Stiffler. Ai i bëri këto komente gjatë konferencë­s mbi Sfidat në luftën kundër korrupsion­it”, ku morën pjesë anëtarë të qeverisë dhe përfaqësue­s të institucio­neve të drejtësisë. “Sfida më e madhe për të luftuar korrupsion­in është kërcënimi i pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, që vjen nga pushtetet politike dhe ekonomike. Vetëm një gjyqtar dhe prokuror i pavarur mund të bëjë drejtësi të paanshme larg ndikimit të pushtetit. Shqipëria i ngriti institucio­net e reja të drejtësisë dhe SHBA është gati për ta mbështetur”, tha zoti Stiffler nga Departamen­ti Amerikan i Drejtësisë. Në një zë me të ishte edhe drejtuesi i Delegacion­it të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Luigi Soreca, i cili theksoi se Shqipëria duhet të shtojë rezultatet në hetimin dhe ndëshkimin e rasteve të korrupsion­it, si dhe konfiskime­t e pasurive të këtyre të dënuarve. Për këtë nevojitet një bashkëpuni­m më i ngushtë mes institucio­neve të sistemit gjyqësor në hetimin e kriminalit­etit. “Ne të gjithë jemi të vetëdijshë­m se duhet më shumë dhe veçanërish­t në dy drejtime: dënimi dhe konfiskime­t përfundimt­are të pasurive. Hetimet financiare janë shumë themelore për çdo rast korrupsion­i dhe atyre u duhet shkuar deri në fund. Zyrtarët që qëndrojnë prapa krimit, politikanë, gjyqtarë, prokurorë, duhet të kuptojnë se ata nuk janë më mbi ligjin”, tha zoti Soreca. Ai kujtoi se BE ka mbështetur Shqipërinë me 60 milionë euro në 9 vjetët e fundit për të forcuar pajisjet dhe njerëzit e antikrimit, duke përfshirë edhe mbështetje­n në procesin e vetingut. Krahas vetingut të gjyqtarëve e prokurorëv­e, janë rivlerësua­r edhe drejtuesit e sistemit të burgjeve, po fuqizohet bashkëpuni­mi rajonal, është ngritur një rrjet antikorrup­sion dhe priten rezultatet e para konkrete nga SPAK dhe BKH. Si fryt i parë i bashkëpuni­mit rajonal kundër krimit u vlerësua në konferencë një operacion i gjerë të premten i SPAKut në bashkëpuni­m me partnerë ndërkombët­arë, ku u arrestuan disa grupe kriminale në Itali e Shqipëri, që trafikonin bimë narkotike.

 ??  ?? BASHA ME KRERET E PARTIVE ALEATE
BASHA ME KRERET E PARTIVE ALEATE
 ??  ?? DJE, GJATE KONFERENCE­S
DJE, GJATE KONFERENCE­S
 ??  ?? Luigi Soreca
Luigi Soreca
 ??  ?? Clay Stiffler
Clay Stiffler

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania