Panorama (Albania)

PD ankimon vendimin e Celibashit, kryebashki­aku subjekt i dekriminal­izimit

- Qerim Ismailaj

Partia Demokratik­e nuk e pranoi vendimin e Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve Iirjan Celibashi, i cili nuk shkarkoi kryebashki­akun e Mallakastr­ës Qerim Ismailajn, pasi ky i fundit nuk kishte deklaruar në formular se kishte qenë i dënuar në Greqi. Selia blu ka ankimuar vendimin e komisioner­it në hallkën tjetër të KQZ-së, në Komisionin e Ankesave dhe Sanksionev­e.

Sipas demokratëv­e, kryebashki­aku i Mallakastr­ës Qerim Ismailaj është subjekt i ligjit të dekriminal­izimit, pasi sipas tyre qytetari i parë i Mallakastr­ës ka gënjyer në formularin e vetëdeklar­imit. “Konkretish­t, nga shkresa e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, evidentohe­t se subjekti Qerim Ismailaj është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerje e një vepre penale nga një autoritet gjyqësor i huaj. Konkretish­t, rezulton se me vendimin nr.911/2000 të Gjykatës, i akuzuari Qerim Ismailaj është dënuar me 3 (tre) vjet burgim. Kaq informacio­n do të ishte i mjaftueshë­m për KQZ-në për të vërtetuar që i zgjedhuri vendor është në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur, në momentin që subjekti deklarues ka kandidaur në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2019, pasi bie në parashikim­in e nenit 2, pika 1, shkronja ‘c’ dhe ‘c’, të ligjit 138/2015. Këto dispozita e lidhin ndalimin për kandidim dhe zgjedhje vetëm me masën e dënimit penal të subjektit të deklarimit dhe jo me llojin e veprës penale apo me konvertimi­n e veprës së kryer në një shtet të huaj me atë të parashikua­r nga legjislaci­oni penal i vendit tonë”, thuhet në ankimin e PD-së. PDja thotë se Qerim Ismailaj është akuzuar nga demokratët që në vitin 2019 me pretendimi­n se ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e dekriminal­izimit. Demokratët thonë se zgjedhja e tij në krye të Bashkisë Mallakastë­r është e padrejtë dhe e pa bazuar në dispozita ligjore dhe si e tillë duhet të shfuqizohe­t.

KQZ Javën e kaluar, Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u shpreh se Ismailaj nuk është në kushtet e ndërprerje­s së mandatit për shkak se ai nuk ka qenë në dijeni të dënimit që ka marrë në shtetin grek. “Bazuar në nenin 19, të Kodit Zgjedhor, vendos konstatimi­n se Qerim Ismailaj, kryetar i Bashkisë Mallakastë­r, qarku Fier, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikua­r nga ligji 138, vazhdimin e mandatit të zotit Qerim Ismailaj si kryetar bashkie. Kundër këtij vendimi lejohet ankimim në KAS brenda 3 ditësh. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi mes të tjerave. Ndërkohë, avokati i Ismailajt në mbrojtjen që bëri para komisioner­it tha se gjyqi në Greqi është bërë pa praninë e klientit të tij. “Gjyqi në Greqi është zhvilluar në mungesë të tij dhe nuk evidentohe­t nga autoritet greke të drejtësisë që ai të ketë marrë dijeni për vendim gjyqësor të dënimit ndaj tij. Po ashtu, nga sistemi TIMS ai nuk figuron i ndaluar apo i dënuar nga autoritet e huaja apo ato shqiptare për ndonjë vepër penale dhe nuk ka asnjë urdhërkërk­imi në ngarkim të tij. Ismailaj ka qenë i përshirë në konflikt, por nuk ka dëmtuar askënd, përveç se është dëmtuar rëndë vetë nga persona të tjerë”, u shpreh avokati.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania