Panorama (Albania)

“Mik i sinqertë i Shqipërisë”, Meta pritet nga Kryeminist­ri Orban

-

Presidenti Ilir Meta u prit dje në Budapest nga Kryeminist­ri i Hungarisë, Viktor Orban, të cilin e konsideron një mik të sinqertë të Shqipërisë. “Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale lidhur me takimin me kreun e qeverisë hungareze. Presidenti i Shqipërisë ka publikuar pamje nga takimi me udhëheqësi­n e Hungarisë, vend ku Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare. “Përherë kënaqësi të takohem me Kryeminist­rin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falënderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë. Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhëni­eve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradiciona­le dhe premtuese për të ardhmen”, shkruan Presidenti i Republikës. Kreu i shtetit publikoi pamje nga takimi me homologun e tij hungarez, Janos Ader. Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti u shpreh se e ardhmja e marrëdhëni­eve miqësore dhe historike mes Shqipërisë e Hungarisë është premtuese. Ai i shpreh mirënjohje Presidenti­t Ader për rikonfirmi­min e vullnetit të përbashkët dhe faleminder­it për pritjen e ngrohtë. “E ardhmja e marrëdhëni­eve të shkëlqyera miqësore, historike dhe tradiciona­le mes Shqipërisë dhe Hungarisë është jashtëzako­nisht premtuese. Mirënjohje Presidenti­t Ader për rikonfirmi­min e vullnetit të përbashkët dhe faleminder­it për pritjen e ngrohtë”, shkruan Meta.

CEREMONIA Presidenti Meta mori pjesë dje në përurimin e bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu në Budapest. Busti i Heroit tonë Kombëtar është vendosur në parkun qendror “Városliget” të Budapestit. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryebashki­aku i Budapestit, Gergely Karácsony, si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet nga fotot, në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Presidenti Meta dhe Presidenti i Hungarisë, János Áder, pas prerjes së shiritit përurues dhe zbulimit të veprës së skulptorit shqiptar Agim Rada, si dhe fjalimeve përshëndet­ëse, vendosën kurora në shenjë nderimi pranë bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t. Kreu i shtetit theksoi se “nuk ka figurë historike, e cila simbolizon dhe mishëron më shumë rrënjët e miqësisë dhe të aleancës midis dy popujve tanë sesa Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

 ??  ?? Presidenti Meta me Kryeminist­rin Viktor Orban
Presidenti Meta me Kryeminist­rin Viktor Orban
 ??  ?? Meta me homologun hungarez, Janos Ader
Meta me homologun hungarez, Janos Ader

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania