Panorama (Albania)

Rama mbledh bashkiakët e PS-së në Kryeminist­ri dhe i akuzon për tenderët: Do denoncohen­i në SPAK

“Qeveria do kalojë nga dënimet me gjobë te denoncimet në SPAK kur shkeljet përbëjnë një dyshim të arsyeshëm për tender korruptiv” Rama: Bashkitë që s’do performojn­ë, s’do marrin më fonde nga qeveria

-

Ju sugjeroj shumë dashamirës­isht të mos përziheni me procesin e prokurimit publik. Të mos influencon­i me pushtetin tuaj favorizimi­n e njërit në dëm të tjetrit. Të mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë gjithë mbështetje­n time dhe të Partisë Socialiste kundër kujtdo nga ju apo kushdo qoftë që do luajë me zjarrin.

Në Tiranë, Kryeminist­ri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderët dhe prokurimet, që të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAKut, si kryetari i Bashkisë së Lushnjës.

Kryeminist­ri Rama pas shkarkimit të kryebashki­kut të Lushnjës, Fatos Tushe, nën akuzën e korrupsion­it, i kërkoi dje kryebashki­akëve socialistë që të mos merren më me tenderët publikë. Në një takim të zhvilluar në Kryeminist­ri, kreu i qeverisë, “zbuloi” edhe një sektor të jetës së vendit ku gjërat vijojnë me shumë defekte, siç është pushteti vendor. Edhe pse është pushtet i ndarë nga ai qendror, pushteti vendor sipas Kryeminist­rit ka shumë dyshime për korrupsion dhe paracaktim të fituesve në tenderë. Sipas Kryeminist­rit, në sistemin e prokurimit publik rezulton se nga 61 bashki, 47 prej tyre, pra, më shumë se 50%, për më shumë se 50% të procedurav­e, kanë vetëm një operator ekonomik. Kreu i qeverisë paralajmër­oi se do t’i denoncojë në SPAK të gjithë të zgjedhurit vendorë që do të përfshihen në afera korruptive me fondet publike.

EDI RAMA

Shkaku që e afroi në kohë këtë takim të planifikua­r për në fund të korrikut është arrestimi i kryebashki­akut të Lushnjës dhe disa bashkëpunë­torëve të tij si të akuzuar nga SPAK-u për korrupsion. Patjetër që kryebashki­aku dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundimi­n e gjykimit, por nuk është detyra ime, as e Partisë Socialiste të kërkojë pafajësinë e tyre. Kjo është puna e avokatëve të të pandehurve, ndërsa ky është rasti për t’ju përsëritur juve dhe gjithë të tjerëve që kanë marrë apo do të marrin besimin e shumicës sonë, të mandatuar për të tretën herë rresht nga populli shqiptar si forcë qeverisëse, se Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia mes radhëve të saj, por është fuqia e votuar nga populli shqiptar për t’i shërbyer Shqipërisë dhe qytetarëve të saj, jo të pandehurve, as të akuzuarve në radhët e veta.

Korrupsion­i, ryshfeti, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike dhe janë e zeza, errësira, llumi me të cilin ne duhet dhe do të përballemi, për të vazhduar të reformojmë Shqipërinë, të ndërtojmë shtetin e së drejtës, të refuzojmë çdolloj mbrojtjeje për këdo qoftë ndër ne që bie pre e tyre dhe të udhëheqim popullin drejt majës ku duhet ta ngjisim dhe do ta ngjisim Shqipërinë, me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës.

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtoh­et nga Partia Socialiste. Masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit ai do të dalë i pafajshëm nga organet e drejtësisë. Këto masa nuk nisen nga konsiderat­a se ai është fajtor. Këtë nuk e themi dot ne dhe nuk na takon neve ta vendosim. Ne i marrim këto masa për të bërë një mesazh shumë të qartë për të gjithë ata që janë përgjegjës për taksat e shqiptarëv­e në çdo nivel. Se kush luan me taksat e tyre, kush fut duart në xhepat e tyre, kush shkel të drejtën e tyre për të qenë të barabartë në konkurrenc­ë dhe të shërbyer me dinjitet është thjesht i vetëm me avokatin e vet personal përballë drejtësisë.

PROKURIMET PUBLIKE

Unë ju ftoj të merrni sa më shpejt një laps të dorë, ta studioni paketën e re ligjore në fushën e prokurimit publik dhe të kërkoni nga strukturat tuaja përgjegjës­e për prokurimin të bëjnë të njëjtën gjë. Mbi të gjitha, ju sugjeroj shumë dashamirës­isht të mos përziheni me procesin e prokurimit publik.

Të mos influencon­i me pushtetin tuaj favorizimi­n e njërit në dëm të tjetrit. Të mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë gjithë mbështetje­n time dhe të Partisë Socialiste kundër kujtdo nga ju apo kushdo qoftë që do luajë me zjarrin.

Ja problemati­ka kryesore në procedurat e prokurimit publik të bashkive tuaja për periudhën 2020-2021.

Nga janari i 2020-ës në prill të 2021-it janë asistuar nga Agjencia e Prokurimit Publik pranë Këshillit të Ministrave plot 1275 procedura të publikuara në SPE nga institucio­net bashkiake.

Asistenca e APP-së është një asistencë teknike, e cila i vjen në ndihmë çdo autoriteti kontraktor që ka vesh për të dëgjuar, që ka sy për të lexuar dhe që ka tru për të kuptuar.

Ndër procedurat e asistuara, 88.5% e procedurav­e ka rezultuar me problemati­ka në hartimin e kritereve. Për këtë arsye, bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandim­e precize nga Agjencia e Prokurimit Publik.

52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandim­eve teknike të APPsë.

Tani është fakt botërisht i njohur se hartimi i kritereve të veçanta për kualifikim apo shqip, qepja me dorë e procedurës së tenderit si kostum me porosi, e cenon drejtpërsë­drejti shkallën dhe nivelin e pjesëmarrj­es dhe patjetër, drejtësinë e konkurrenc­ës së operatorëv­e ekonomikë në procedurat e prokurimit publik. Është një teknik grabitqare, e shëmtuar, përjashtue­se!

Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave të paraqitura në procedurat e publikuara nga bashkitë që janë asistuar nga APP-ja, për periudhën janar-prill 2021 dhe gjithë viti 2020 rezulton se, mesatarja e numrit të ofertave të kualifikua­ra në këto procedura është vetëm 2.1.

Nga ana tjetër, nga analiza e të gjitha procedurav­e të zhvilluara nga bashkitë, në sistemin e prokurimit publik rezulton se nga 61 bashki, 47 prej tyre, pra, më shumë se 50%, për më shumë se 50% të procedurav­e, kanë vetëm një operator ekonomik. Pavarësish­t se procedura teorikisht është e hapur.

Po kështu, nga hetimet administra­tive të kryera nga APPja, me iniciativë apo bazuar në raportet e përcjella nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë vitit 2020 dhe periudhës janar – prill 2021 rezulton se, pas hetimit administra­tiv të 136 procedurav­e të prokurimit të kryera nga bashki ose institucio­ne të tyre të varësisë janë konstatuar përzgjedhj­e të pajustifik­uara të procedurës së prokurimit me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, probleme në përllogari­tjen e fondit limit, vendosje kriteresh të veçanta, domethënë, qepje me porosi, të kualifikim­it që nuk kanë fare lidhje me objektin e kontratës, kualifikim dhe shpallje fitues të operatorëv­e

ekonomikë që nuk plotësojnë kriteret e kualifikim­it dhe si rezultat janë dënuar me gjobë 156 punonjës dhe masë disiplinor­e 602 punonjës.

Dua t’ju informoj se do kalohet pa ngurrim, nga ana jonë këtu në këtë godinë, nga dënimet me gjobë në denoncimet në SPAK, në çdo rast kur shkeljet përbëjnë një dyshim shumë të arsyeshëm për tender korruptiv dhe do të jetë kushdo qoftë prej jush, unë shpresoj askush, por kushdo qoftë prej jush, por jo unë, as Partia Socialiste, që do shkojë para hetuesve të SPAK-ut apo trupës së Gjykatës Speciale Antikorrup­sion për të dhënë shpjegime.

REGJISTRIM­I I TOKËS BUJQËSORE Arsyeja e dytë themelore, jo më pak e rëndësishm­e për thirrjen e këtij takimi, është domosdoshm­ëria e një ndryshimi imediat të kursit tuaj qeverisës në lidhje me regjistrim­in e tokës bujqësore. Regjistrim­i i tokës bujqësore është një sfidë historike për të cilën ne jemi përgatitur, kemi punuar, jemi organizuar dy mandate rresht. Tani duhet bërë. Ligji i ri që është pjesë e këtyre përpjekjev­e i ka thjeshtuar procedurat dhe ka përmbledhu­r të gjithë arkivat dhe dokumentet e tokës në një vend, në Kadastër. Ky proces nuk mund të nisë masivisht, po nuk u krye dorëzimi i gjithë këtyre dokumentev­e, regjistra, harta, pranë zyrave të kadastrës. Këtu kanë rol shumë të rëndësishë­m bashkitë. Edhe qarqet, edhe prefektët, por këtu jemi me bashkitë dhe për bashkitë, pasi pranë këtyre institucio­neve është depozituar historikis­ht, për 30 vjet, ky dokumentac­ion dhe ka qenë detyrim ligjor administri­mi i këtij dokumentac­ioni që akoma sot nuk po mblidhet dot në Kadastër. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ju është drejtuar dy herë. Në 7 tetor të 2020-ës në 30 mars të 2021-it Çfarë ka prodhuar ky drejtim dy herë me shkresë? Vetëm 10% e bashkive e kanë kryer dhe e kanë kryer përgjithës­isht pjesërisht këtë detyrë. Konkretish­t, vetëm 9 bashki kanë dorëzuar dokumentac­ionin, ndërsa 52 jo vetëm që nuk kanë dorëzuar dokumentac­ion, por nuk kanë dhënë asnjë shenjë të lexueshme që po merren me këtë punë. Unë dua t’iu kujtoj që me ndarjen e re administra­tive në vitin 2016, bashkitë morën detyrimin që të kryenin mbledhjen e arkivave të trashëguar­a të ish komunave. Nuk e kanë bërë akoma deri më sot. Tani ose bëhet kjo, ose nuk bëhet dot regjistrim­i përfundimt­ar i tokës bujqësore për një dynja njerëz që dalin nga shtëpia pa u gdhirë dhe që i lënë e i gjejnë fëmijët në gjumë, për të punuar tokën dhe për një ekonomi që nuk mund të zhvillohet me gjithë forcën e mundshme, për shkak të mungesës së titujve të pronësisë që pengojnë transaksio­net, shitjet dhe blerjet, për të mos thënë të tjera. Dua t’ju informoj që nuk do ketë më fonde pa performanc­ë. Bashkitë që do performojn­ë, do marrin fonde. Bashkitë që nuk do performojn­ë, të shkojnë e të përgjigjen përpara popullit. Nuk ka mundësi më që ne të përsërisim të njëjtat gjëra që i kemi bërë. Çfarë kemi bërë, e kemi bërë. Çfarë nuk e kemi bërë, do ta bëjmë. Mandati i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve, sepse po i ngjau dy të parëve, do bëjmë aq sa kemi bërë në dy të parët, që nuk kemi bërë pak, por që nuk mjafton. Për këtë na kanë zgjedhur, se nuk mjafton. Po të mjaftonte, nuk do merrnin mundimin të na zgjidhnin fare, edhe ne nuk do kishim nevojë të thoshim na zgjidhni.

Problemati­k dhe me defekte të mëdha paraqitet fondi i rindërtimi­t pas tërmetit, ku në vitin e dytë pas fatkeqësis­ë janë përdorur miliarda lekë, që kontraktoh­en me procedurë të kufizuar

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rama e Tushe
Rama e Tushe
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania