Panorama (Albania)

“Ka ardhur SPAK”, si e kuptoi Tushe përgjimin: Flasim në “WhatsApp”

Frika nga ndonjë përgjim, kryebashki­aku Tushe i kërkon biznesmeni­t Ibrahim Lami që të flasin në “WhatsApp”: Po të nis unë diçka

- TIRANE

Kryebashki­aku i Lushnjës, Fatos Tushe, por edhe zyrtarë të tjerë të kësaj Bashkie duket se kanë nisur të frikësohen nga SPAK, në momentin kur Policia Gjyqësore ka sekuestrua­r dokumentac­ionin e tenderit për rehabiliti­min e kanalit ujitës.

Në dosjen e Prokuroris­ë së Posaçme theksohet se në një bisedë të zhvilluar më datë 20 janar të këtij viti, mes Tushes dhe biznesmeni­t Ibrahim Lami, ata shfaqen të shqetësuar teksa diskutojnë për ardhjen e SPAK-ut. Për këtë arsye vendosin të flasin në aplikacion­in “WhatsApp” për një komunikim më të sigurt, duke pasur frikë ndonjë përgjim i mundshëm. Nga ana tjetër, edhe juristja Blerta Turku, teksa bisedon me një person, nuk e fsheh shqetësimi­n, pasi SPAK e ka thirrur bashkë me 2 të tjerë, si persona që kanë dijeni. Për këtë ajo bisedon edhe me drejtorin e saj, Flamur Peqinin, të cilit i tregon për shkresën që ka mbërritur aty nga Policia dhe Prokuroria. Ndërsa ai i thotë se do të shkonte aty, pasi në atë moment ishte me kryetarin.

PJESE NGA DOSJA E SPAK Policia Gjyqësore e ngarkuar me këtë hetim njoftohet se ka sekuestrua­r dokumentac­ionin e tenderit për rehabiliti­min e kanalit ujitës. Të hetuarit e këtij procedimi, pasi vihen në dijeni të këtij fakti, shfaqen të shqetësuar. Në bisedën e zhvilluar më datë 20.01.2021 midis shtetasve Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami, palët diskutojnë rreth ardhjes së SPAK-ut dhe vendosin të flasin në “WhatsApp”, kuptohet për një komunikim më të sigurt, duke pasur frikë nga ndonjë përgjim:

Ibrahim Lami: Hë mo, si ke qenë, ç’a bën, nga shpija, vetë...

Fatos Tushe: Hiç o, ja mirë, ja sa erdha në shpi. Ti ç’a bën? *** Fatos Tushe: Po, po, po ç’a është kjo... Ibrahim Lami: Mirë kryetar se kot të mora për qejf. Fatos Tushe: Po unë do të të nisja më vonë diçka ta shikoje një herë... Ai muhabeti që të bëra unë atëherë për atë Avdylajn... që... edhe se ç’paska ardhur dikush aty nga SPAK dhe kërkuakan dosjen ata... po do të të nis unë diçka dhe flasim në WhatsApp...

Në lidhje me këtë prokurim rezulton se disa prej punonjësve të Bashkisë Lushnjë që kanë marrë pjesë në këtë prokurim, janë thirrur për t’u pyetur nga organi procedues. Në bisedën e datës 08.02.2021, ora 08:56, e hetuara Blerta Turku, e cila rezulton të jetë në detyrën e juristes pranë Ndërmarrje­s së Pasurive Publike, Lushnjë, komunikon me SMS me një person me numrin xxx092, të cilin e njofton se dosja u mor dhe ata do të merren në pyetje:

Blerta Turku: Ua, do na marrin në pyetje ata të SPAK-ut, e di si jam bërë... 092: Ç’a thu ti, për çfarë? Blerta Turku: Për atë dosjen që morën. E di si jam bërë, se vetëm ne që kemi vendos kriteret do na pyesin. Ua, do na marri SPAK-u në pyetje.

Në bisedën e datës 08.02.2021, ora 09:03, e hetuara Blerta Turku njofton të hetuarin Flamur Peqini për ardhjen e një shkrese nga SPAK ku kërkohet pyetja e tyre. Ajo pyet nëse duhet të firmosë shkresën e mbërritur: Flamur Peqini: Hë Blerta... Blerta Turku: Drejtor, se tani po vij te zyra unë... por ka ardhur një shkresë nga Policia, nga SPAK për të na marrë në pyetje më datën 10, për mua, Bardhin dhe Ilvën... Ta firmosim?

Flamur Peqini: Në datën 10... e mirë se do vi unë aty te zyra... ka ardhur shkresa aty... e se këtu jam unë me kryetarin... mirë... e mirë...

Në bisedën e datës 08.02.2021, ora 09:12, e hetuara Blerta Turku konfirmon emrat e personave që janë thirrur për t’u pyetur nga SPAK dhe njofton se rreth asaj se çfarë do të thuhet në SPAK, ata kanë bërë 20 herë mbledhje. Drejtori u ka thënë të mos shqetësohe­n dhe të mos diskutojnë për problemin me familjarët. Sipas Blertës, për ta garant ka dalë Fatosi:

Blerta Turku: Është një polic që ka sjellë shkresë si persona që mund të kenë dijeni. 092: Kush do pyetet tjetër? Blerta Turku: Unë, Ilva dhe inxhinieri. 092: Po ajo çne? Blerta Turku: Është njësi ajo. *** Blerta Turku: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë. 092: Ti? Blerta Turku: Ne të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kenë dijeni, të mërkurën në orën 11, te SPAK-u. Mua thjesht s’më vjen mirë po s’kam asgjë, jam e qetë për punën që kam bërë.

092: Ajo ka rëndësi. Habitem ç’ne që ju ngeli vetëm juve përgjegjës­ia.

Blerta Turku: Ne s’jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë nën përgjim.

092: Ashtu po, po dijeni për çfarë, sepse nuk dihet për çfarë ju pyesin atje, më kupton?

Blerta Turku: Thanë mos kini merak, mos diskutoni as në familje thanë, mos të shqetësohe­n kot. 092: Kush tha kështu? Blerta Turku: Dr. dhe ai miku jot. 092: Epo mirë. Blerta Turku: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ç’a të themi atje. *** Blerta Turku: Më tha i tregove të fejuarit apo atyre të shtëpisë. I thashë normal, ai është i pari që e ka marr vesh edhe atë ditë që erdhën për dosjen. Epo kjo s’i ka thënë të shtëpisë së vet ngaqë ashtu e urdhëroj Gesti. Pz që këtë që të shkruajta i thashë. Më pyeti për ç’a është se ti merr vesh dhe ia shpjegova shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, se ishin vetëm nenet aty. Më tha ti di po mëso këtë, se nuk di të flasë, s’merr vesh dhe kur na bënë mbledhje mos e diskutoni me familjarët dhe me asnjë tjetër këtë punë. Pak a shumë këto. Jo fare, ajo tha unë s’i them se do bëhen merak. I thashë unë pse e ke më mirë ta marrin vesh nga të tjerët, se të mërkurën e kam për të shkuar unë inxhinieri dhe ajo se neve na ka dalë Fatosi garant, garant.

Policia Gjyqësore e ngarkuar me këtë hetim njoftohet se ka sekuestrua­r dokumentac­ionin e tenderit për rehabiliti­min e kanalit ujitës. Të hetuarit e këtij procedimi, pasi vihen në dijeni të këtij fakti, shfaqen të shqetësuar. Në bisedën e zhvilluar më datë 20.01.2021 midis shtetasve Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami, palët diskutojnë rreth ardhjes së SPAK-ut dhe vendosin të flasin në “WhatsApp”, kuptohet për një komunikim më të sigurt, duke pasur frikë nga ndonjë përgjim

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Flamur Peqini
Flamur Peqini
 ??  ?? Fatos Tushe në gjyq
Fatos Tushe në gjyq
 ??  ?? FATOS TUSHE
FATOS TUSHE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania