Panorama (Albania)

Për herë të parë, turistë me avion edhe në Kukës

Ulet avioni me 67 pasagjerë i “Helvetic Airlines”. Klosi: Hyrja e re nga qielli do t’u shërbejë shqiptarëv­e nga të gjitha trevat

-

Gjashtëdhj­etë e shtatë pasagjerë bënë këtë të premte fluturimin e parë zyrtar nga Zyrihu dhe zbritën në aeroportin ndërkombët­ar të Kukësit “Zayed - Flatrat e Veriut”.

Fluturimi nga Zurihu për në Kukës u krye nga kompania ajrore zvicerane “Helvetic Airlines”. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës ka kushtuar 99 euro, ndërsa nga Kukësi drejt Zyrihut do të kushtojë 69 franga zvicerane. Në ceremoninë zyrtare të fluturimit të parë nga Kukësi, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, tha se aeroporti është një vepër e madhe qe do t’u shërbejë të gjitha trevave shqiptare, qytetarët e të cilave tashmë do të kenë një portë tjetër hyrëse shumë më afër destinacio­neve të tyre. “Kjo hyrje e re nga qielli për gjithë shqiptarin­ë, e cila do t’u shërbejë shumë të gjitha trevave shqiptare, të dyja anëve të kufirit e po ashtu dhe shqiptarëv­e të Malit të Zi”. Rëndësinë e aeroportit të Kukësit në zhvillimin e turizmit në të dyja anët e kufirit, por edhe të ekonomisë e theksuan edhe kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Kryeminist­ri Edi Rama e konsideroi aeroportin e Kukësit si portën e dytë të qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale. “Me aeroportin e ri ndërkombët­ar ‘ZAYED-Flatrat e Veriut’, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i ‘Helvetic Airlines’ dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale bashkëngji­tur fotos së aeroportit të inauguruar në muajin prill. Aeroporti i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometras­h të gjatë, e projektuar të mbajë 3 avionë njëkohësis­ht, si dhe kullën e vrojtimit. Brenda një ore 4 avionë mund të nisen nga ky aeroport. Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda tij edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.

 ??  ?? Dje gjatë inugurimit të aeroportit të Kukësit
Dje gjatë inugurimit të aeroportit të Kukësit
 ??  ?? Avioni i parë i ulur në aeroportin e Kukësit
Avioni i parë i ulur në aeroportin e Kukësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania