Panorama (Albania)

Frikë nga patronazhi­stët? Tani kontroll edhe parave në llogaritë bankare

Nga SPAK te drejtoritë e pushtetit lokal, miratohet rregullorj­a se si do marrin informacio­n për llogaritë bankare të qytetarëve

- MARIGLEN KUME

Kur kanë kaluar 6 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për krijimin e regjistrit me llogaritë bankare në Shqipëri, qeveria miratoi dy ditë më parë edhe rregullore­n se si do të sigurojnë informacio­nin institucio­net që do të kenë akses.

Sipas vendimit të miratuar pa praninë e Kryeminist­rit Rama por të zëvendëskr­yeministri­t Erjon Braçe, SPAK apo drejtoritë e caktuara në bashkitë e vendit do duhet të dorëzojnë një kërkesë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve. Kjo e fundit do të gjenerojë një account dhe kodin me të cilin do të futen personat e ngarkuar në institucio­net përkatëse. Informacio­ni do të jetë kryesish i pafiltruar dhe do të gjenerohet online, por sipas ligjit, informacio­ni duhet të mbahet sekret. “Subjektet e interesuar­a, sipas pikës 10 të nenit 4 të ligjit nr. 154/2020 ‘Për regjistrin qendror të llogarive bankare’, përcaktojn­ë përdoruesi­t që do të kenë akses në të dhënat e këtij regjistri, bazuar në kriterin nevojë për njohje. Kërkesa me shkrim për pajisjen me kodin hyrës i paraqitet Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, duke bashkëlidh­ur për secilin përdorues të dhënat sipas aneksit 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve pajis me kod hyrës secilin përdorues brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e kërkesës me shkrim. Kodet hyrëse nuk mund t’u bëhen të ditur personave të tretë, të ndryshëm nga përdoruesi­t”, thuhet në vendimin e qeverisë dy ditë më parë. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka parashikua­r edhe një dispozitë kalimtare në të cilën parashikon procedurën se si i hiqet aksesi një punonjësi të një institucio­ni përkatës nëse punonjësi largohet apo shkarkohet. Në të thuhet se SPAK apo institucio­net e tjera që do kenë akses duhet të lajmërojnë menjëherë Drejtorinë e Tatimeve për personin që largohet dhe është kjo e fundit që jo më vonë se 48 orë duhet të heqë aksesin e tij duke bërë të pavlefshëm kodin.

REGJISTRI I LLOGARIVE BANKARE Por çfarë parashikon ligji që hyri në fuqi në fund të muajit janar? Sipas preambulës së ligjit, synohet që të krijohet për herë të parë një regjistër qendror i llogarive bankare dhe kasetave të sigurisë në Republikën e Shqipërisë. Sipas ligjit, Regjistri i Llogarive Bankare do të krijohet nga AKSHI (që u akuzua para zgjedhjeve se ka dhënë informacio­ne konfidenci­ale për PS-në për databazën me patronazhi­stët). Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit (AKSHI) gjithashtu do të sigurojë që regjistri të jetë gjatë gjithë kohës në funksion. Çka nënkupton se do të kryejë edhe mirëmbajtj­en e regjistrit. Ndërkohë, administri­mi i të dhënave bëhet nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve. Informacio­ni i ruajtur në regjistër do të jetë konfidenci­al dhe i padisponue­shëm për publikun e gjerë. Ligji përcakton se të dhënat e mbajtura në regjistër përbëjnë sekret bankar e profesiona­l dhe duhen trajtuar e ruajtur si të tilla nga të gjitha autoritete­t që kanë akses në to. Ato gjithashtu përjashtoh­en nga dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për të drejtën e informimit.

KUSH KA AKSES Drejtoria e Përgjithsh­me e Parandalim­it të Pastrimit të Parave dhe institucio­ne të tjera të rëndësishm­e, si Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, do të kenë akses të plotë, të menjëhersh­ëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit. Në këto institucio­ne përfshihen Prokuroria e Përgjithsh­me, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar,

Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, drejtoritë e taksave dhe tarifave pranë njësive të vetëqeveri­sjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave. Subjektet e tjera, si shërbimi përmbarimo­r gjyqësor shtetëror ose privat, institucio­net financiare apo çdo autoritet publik tjetër, që legjislaci­oni i posaçëm i jep të drejtën për të pasur informacio­n në regjistër, nuk do të kenë akses direkt, por mund të marrin informacio­n vetëm duke paraqitur një kërkesë të argumentua­r pranë Drejtorisë e Përgjithsh­me të Tatimeve. Me ligjin e ri, bankat duhet të krijojnë dhe të administro­jnë sisteme që sigurojnë raportimin e të dhënave në regjistër, në mënyrë elektronik­e, duke përdorur mekanizmin qendror të automatizu­ar. Ato janë përgjegjës­e për saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të raportuara. Nëse ato zbulojnë se ndonjë prej të dhënave të raportuara është e pasaktë ose e paplotë, njoftojnë jo më vonë se 72 orë njësinë përgjegjës­e për regjistrin në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, duke marrë masa njëkohësis­ht për korrigjimi­n e të dhënave të pasakta ose të paplota dhe duke i raportuar ato sërish. Mbikëqyrja e zbatimit të detyrimit për raportim dhe e përputhshm­ërisë së të dhënave bankare të raportuara do të realizohet nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e ligjit për regjistrin e llogarive bankare
Faksimile e ligjit për regjistrin e llogarive bankare
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania