Panorama (Albania)

Basha: Mund të lash duart me Tushën, por peshku qelbet nga koka

Çupi: Çdo tender sot jepet pa garë, me 99% të vlerës limit dhe me një dëm ekonomik te vërtetuar nga KLSH në nivelin e 7 miliardë eurove

- MARIGLEN KUME

Partia Demokratik­e akuzon Kryeminist­rin Edi Rama si frymëzues të modelit të korrupsion­it në Policinë e Shtetit dhe në pushtetin lokal.

Kryedemokr­ati Lulzim Basha reagoi dje menjëherë pas mbledhjes që kryesocial­isti Rama zhvilloi me drejtuesit e pushtetit lokal, ku përjashtoi kryebashki­akun e Lushnjës, Fatos Tushe, nga Partia Socialiste. Por sipas Bashës, ndonëse Rama bën gjeste të tilla, shqiptarët e dinë se kryebashki­aku i arrestuar as nuk do të guxonte të bënte korrupsion nëse fryma e korrupsion­it nuk do të përcillej nga Rama. “Mund të lash duart me një kryebashki­ak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka”, shkroi Basha në “Facebook”.

TENDERËT Ndërkohë, në një dalje publike, deputetja e zgjedhur Dhurata Çupi reagoi për korrupsion­in me tenderë të pushtetit lokal. Ajo e përkufizoi takimin e zhvilluar dje nga Kryeminist­ri me shprehjen popullore: “Peshku qelbet nga koka”. Në një deklaratë për mediat, në emër të PD-së, ish-deputetja Dhurata Çupi theksoi se pas shfaqjes tallëse të ditës së djeshme me Policinë, Edi Rama sot dhuroi një tjetër shfaqje me drejtuesit e komanduar të pushtetit vendor. “’Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë’, u tha Rama të emëruarve të tij në bashkitë e vendit”, thekson Çupi. Sipas

saj, qytetarët shqiptarë e dinë se njerëzit e ndershëm të mbledhur në atë sallë numërohen me gishtat e dorës, megjithatë të dëgjosh Ramën që bën moral për tenderët dhe korrupsion­in, nuk është gjë tjetër veçse një nivel i ri i teatrit të absurdit. “Sepse shkelësi i ligjit nuk mund të vendosë drejtësi, aq më pak kritere ndershmëri­e në zbatimin e ligjeve mbi prokurimet publike. Qeveria Rama, në kundërshti me çdo normë kushtetues­e dhe ligjore, ka miratuar 9 ligje të bëra apostafat për klientët pranë Kryeminist­rit, duke e kthyer kështu korrupsion­in në nivelin e kapjes së shtetit, sikurse vërtetohet nga raportet e “Transparen­cy Internatio­nal”, tha ajo. Çupi u shpreh se qeveria Rama është kampione e prokurimev­e publike të dhëna pa garë, ku sipas saj, vetëm 30% e prokurimev­e në vend jepen pa garë që nga viti 2014. “Fakt i provuar nga Komiteti Auditues i BE-së që 1 në 3 jepet pa garë dhe kjo nuk ka lidhje me pushtetin vendor, por me te gjithë qeverisjen Rama. Çdo tender sot jepet pa garë, me 99% të vlerës limit dhe me një dëm ekonomik të vërtetuar nga KLSH në nivelin e 7 miliardë eurove”, deklaroi ish-deputetja demokrate. Çupi thekson se Rama bëri një ligj antikushte­tues për shembjen e teatrit, me emër dhe mbiemër të ortakut me të cilin do të rrëmbente pronën publike. “Ai që falsifikoi firmë e Sekretarit të Shtetit të Delaware për të vjedhur 20 milionë euro për një kilometër rrugë, ai që i kontraktoi miliona euro me kontrata sekrete, ai që praktikat korruptive nuk i ndali as në kohë pandemie dhe as gjatë fatkeqësis­ë së tërmetit, ai që e renditi Shqipërinë të dytën në botë për nivelin e ryshfetit, sot po përpiqet të lajë duart me korrupsion­in, duke bërë koka turku ushtarët e tij nëpër bashki”, tha ajo. “Fatkeqësia e Ramës është se nuk i gënjen dot më qytetarët. Shqiptarët e ndjejnë në xhepat e tyre, në tryezat e tyre, peshën e korrupsion­it që ka varfëruar çdo familje dhe e ka bërë edhe më të zymtë perspektiv­ën europiane të Shqipërisë. Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka dhe se një regjim që vjedh zgjedhjet nuk mund të ofrojë gjë tjetër veçse një qeverisjes të korruptuar”, thekson më tej Cupi.

 ??  ?? Tabela e publikuar nga Basha për korrupsion­in në Shqipëri
Tabela e publikuar nga Basha për korrupsion­in në Shqipëri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania