Panorama (Albania)

Kontrata fiktive e minuse me pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren Lindita Sinanaj

-

Byroja Kombëtare e Hetimit mbylli dje fazën e korrigjimi­t të esesë dhe përzgjedhj­es së kandidatëv­e për hetues në këtë organ. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, BKH-ja thekson se kjo fazë e testimit u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimi­n e Komisionit Ndërkombët­ar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri. Pas kësaj faze, për përzgjedhj­en e kandidatëv­e të organit të ri të sistemit të drejtësisë, kandidatët e kualifikua­r do t’i nënshtrohe­n edhe fazës tjetër të testimit, intervistë­s. Ndërkohë, pasi të përmbyllet edhe faza e vlerësimit në bazë të intervistë­s, kandidatët do t’i nënshtrohe­t edhe testit “makina e së vërtetës”.

NJOFTIMI I BKH: Komisioni i Përzgjedhj­es në datë 09.07.2021, mbylli fazën e korrigjimi­t të esesë dhe përzgjedhj­es së kandidatëv­e për fazat e mëtejshme të konkurrimi­t. Për të parë listën me kandidatët e kualifikua­r dhe të skualifiku­ar, shikoni listën e kandidatëv­e që gjendet në foton më poshtë. Kandidatët e kualifikua­r, do t’i nënshtrohe­n intervistë­s. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të intervistë­s dhe udhëzime të hollësishm­e do t’u bëhen të ditura në njoftim të më vonshëm, në “website”in

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Administra­tiv, Lindita Sinanaj. Gjyqtarja nuk qe e pranishme në seancë gjatë shpalljes së vendimit. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën më 6 korrik, Komisioni e vuri theksin në problemet e evidentuar­a në kriterin e pasurisë si dhe bilancit negativ në shumën totale 10.7 milionë lekë. Sinanaj i kundërshto­i gjetjet dhe pretendoi se provat e saj i përmbysnin ato. Në seancë, ndaj gjyqtares nuk u relatuan probleme me figurën dhe profesiona­lizmin, ndërsa u tha pa u specifikua­r se Sinanaj ishte pyetur për 3 nga 22 denoncimet e dorëzuara në adresë të saj. Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për Sinanajn kryesohej nga Pamela Qirko, relator Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Lindita Sinanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Prej vitit 2013, Sinanaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administra­tive të Apelit në Tiranë. Gjatë seancës dëgjimore u tha se “Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vuri në dukje se ndaj Sinanajt kishte pasur një raport negativ nga ILDKPKI-ja. Nga vetë hetimi i KPK-së kishte rezultuar se gjyqtarja kishte blerë një apartament në vitin 2000, që ishte deklaruar prej saj i financuar nga kursimet për 3.9 milionë lekë. Apartament­i i mësipërm rezultonte i shitur në vitin 2012 për 73 mijë euro. Duke iu referuar këtij fakti dhe çmimit të shitjes të ndarë në dy pjesë: 55 mijë euro për banesën dhe 18 mijë euro për mobilet, Komisioni tha se i kishin lindur dyshime për fiktivitet. KPK-ja vuri në dyshim të gjithë transaksio­nin dhe tha se blerësit nuk kishin burime të ligjshme për të justifikua­r këtë transaksio­n.

e BKH-së. Korrigjimi i eseve u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimi­n e Komisionit Ndërkombët­ar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e qeverisë së Shteteve të

Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri. Falënderoj­më gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

 ??  ?? Emrat e kandidatëv­e
Emrat e kandidatëv­e
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania