Panorama (Albania)

Vrau me thikë gruan, Gjykata e Krujës lë në burg 51-vjeçarin

Artan Ismalaja i penduar para gjyqit, zbardh shkakun e vrasjes: Çfarëdo të vendosë drejtësia, e pranoj. E bëra në gjaknxehtë­si

- Artan Ismalaja

Gjykata e Krujës ka lënë prapa hekurave 51vjeçarin, i cili vrau me thikë pak ditë më parë bashkëshor­ten e tij 45-vjeçare.

Artan Ismalaja qëlloi për vdekje brenda automjetit bashkëshor­ten, Klarita Ismalaja, me të cilën kishte dy fëmijë, përkatësis­ht 22 dhe 17 vjeç. Gjyqtari i Krujës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 51-vjeçarin brenda ambienteve të Spitalit të Traumës ku ndodhet pasi tentoi vetëvrasje­n. Mësohet se 51-vjecari ka shprehur pendesë për krimin ndaj së shoqes dhe njëkohësis­ht nënës së dy djemve të tij, duke mos kundërshtu­ar masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata.

DËSHMIA Gjatë seancës, 51-vjeçari Artan Ismalaja, banues prej vitesh në Tiranë dhe me origjinë nga Kruja, ka shprehur pendesë për krimin e rëndë. Ai tha se vrasja kishte ndodhur për shkak të debateve për shitjen e një prone, e konfirmuar më herët edhe nga djali i madh i tyre, duke shtuar se ishte penduar që në momentin e parë dhe për këtë arsye kishte tentuar vetëvrasje­n. “Gjithçka ndodhi në gjaknxehtë­si e sipër. Jam penduar shumë. U pendova që në ato momente, ndaj edhe tentova vetëvrasje­n. Debatuam për shkak të shitjes së shtëpisë së prindërve të Klaritës. Llaf pas llafi, ç’të duhet ty, ç’më duhet mua dhe situata u agravua. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Jam shumë i penduar. Lashë dy djem rrugëve. Nuk di çfarë të them. Çfarëdo të vendosë drejtësia për mua, e pranoj pasi kam bërë një vepër të rëndë”, mësohet të jetë shprehur shkurtimis­ht 51-vjeçari para togave të zeza që improvizua­n dhomën e spitalit si sallë gjyqi për t’i komunikuar atij masën e sigurisë.

HETIMET Prokuroria e Krujës vijon me intensitet hetimet për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes, ndërsa mësohet se shkak për krimin në familje të jetë bërë një konflikt për shitjen e një prone. Burime për gazetën “Panorama” bëjnë me dije se konflikti mes tyre kishte nisur pasi çifti do të shiste shtëpinë e prindërve të viktimës, pasi familja e vajzës do të transferoh­ej në Tiranë. Kjo ishte edhe arsyeja që çifti Ismalaj udhëtonte atë ditë (06.07.2021) nga Tirana drejt fshatit Bubq, vend në të cilin ndodhi edhe krimi makabër.

NGJARJA Krimi i rëndë që tronditi zonën e Fushë-Krujës u regjistrua paraditen e së martës së shkuar. Artan Ismalaja së bashkua me gruan e tij kishin udhëtuar drejt zonës për çështjen e një prone që ata do të shisnin. Ndërsa kishin ndaluar pranë një zone të pabanuar, 51-vjeçari qëlloi disa herë me thikë bashkëshor­ten e tij duke i shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me dhe më pas ka tentuar të vrasë veten, duke u qëlluar me thikë në pjesën e qafës. Roja i objektit që iu ofrua makinës vuri re praninë e gjakut, duke lajmëruar menjëherë Policinë. Ndërsa forcat e Rendit mbërritën në vendngjarj­e, ambulanca transporto­i drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë burrin e plagosur.

 ??  ?? Artan Ismalaja, autor i dyshuar i krimit me gruan e vrarë
Artan Ismalaja, autor i dyshuar i krimit me gruan e vrarë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania