Panorama (Albania)

I bëri atentat bariut për vrasjen e të birit, 12 vjet burg për ish-mësuesin

-

SARANDE - Gjykata e Sarandës ka dënuar me 12 vjet burg ish-mësuesin e fshatin Kopacëz të Delvinës, Kadri Nora. I moshuari është dënuar me 10 vjet burg për “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe 5 vjet burg për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit”, por në bashkim të dënimeve u dënua në total me 12 vjet burgim. Vendimi është dhënë gjatë ditës së djeshme nga gjyqtari Shkëlzen Liçaj.

NGJARJA Më 20 janar 2020, Nora, 73 vjeç, plagosi me armë zjarri Martin Deden, atëherë 48 vjeç, pikërisht ditën kur ky i fundit do të shpërngule­j familjaris­ht nga fshati Kopacëz. Deda mori vetëm një plumb në këmbë, duke i shpëtuar atentatit. Pas kësaj ngjarje, Kadri Nora është vetëdorëzu­ar në Polici, duke çuar te blutë e Sarandës edhe armën e krimit, automatik model 66. Shkak i ngjarjes janë bërë konfliktet e vazhdueshm­e midis autorit dhe të plagosurit, pas vrasjes se djalit të Kadri Norës, një krim që ka mbetur ende i pazbardhur. Enkeled Nora, 35 vjeç që punonte si bari, u gjet i plagosur në këmbë me pistoletë në 8 shtator të 2015, në vendin e quajtur Pigadhë të fshatit Kopaçëz. Ai u transportu­a rreth 1 kilometër drejt një stani ku iu dha ndihma e parë, por nuk u mbijetoi plagëve të marra e për pasojë ndërroi jetë. Policia deklaroi atëherë se nuk gjeti as gëzhoja dhe as armë zjarri në vendngjarj­e, duke mos u saktësuar kurrë nëse bëhej fjalë për një vrasje apo vetëvrasje. Ngjarja u dyshua se vinte për shkak të konfliktit për parcelat me kanabis, të cilat lulëzonin në atë kohë në vendin e njohur si Pigadhë, ku edhe u gjet i plagosur Enkeled Nora. Babai i viktimës, Kadri Nora, vazhdimish­t akuzonte për krimin Martin Dodën, i cili kishte mbërritur në fshatin Kopaçëz prej disa vitesh dhe punonte si bari në të njëjtën zonë. Nora, ishmësues në fshatin Kopaçëz, kishte mësuar faktin se Martin Doda po synonte të largohej bashkë me familjen nga ky fshat e në këto kushte, ka vendosur të bëjë vetëgjyqës­i për vrasjen e të birit. Furgoni i Martin Dodës ishte i ngarkuar me teshat dhe plaçkat e familjes, që me sa duket kishin në plan të rikthehesh­in në Mirditë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania