Panorama (Albania)

Ana Kodra, talenti shqiptar që synon të prezantohe­t si kantautore në Amerikë

Liceistja 14-vjeçare shpalos ambiciet në tregun ndërkombët­ar të muzikës me pesë krijime të sajat. Agjencia menaxhuese: Të arrira!

-

Ka yllin në ballë, atë që ndoshta shumë e kërkojnë me sforco për ta pasur e për të qenë në majë të skenës. Ndërsa ajo, e lindur për skenën, ka gjithë meritën ta ketë të vetën, për të përhapur magjinë e muzikës përmes talentit që di të përcjellë.

Ana Kodra është një adoleshent­e që hapat e karrierës i ka nisur që kur ishte e vogël. Pjesëmarrë­se në festivale për fëmijë, ajo ka rrëmbyer çmime të rëndësishm­e, dalluar veçanërish­t për zërin e saj të veçantë. Një zë i plotë, i fuqishëm, në trupin e një imëtakeje që thoshte shumë. Kur flasim për Ana Kodrën, do na kujtohet pa dyshim edhe pjesëmarrj­a e vogëlushes, atëherë në moshën 10-vjeçare, në spektaklin “The Voice Kids Albania 2018”, e cila na çuditi të gjithëve jo vetëm me zërin e saj, por me një performanc­ë të shkëlqyer. Brenda një minute interpreti­m, Ana arriti të prezantohe­t me tri zëra njëherësh, - e rrallë për moshën e saj, - video e cila në kanalin “Youtube” ka marrë mbi 2 milionë shikime.

Sot në diapazonin artistik të fituar falë një shkolle të mirëfilltë arti si Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku ajo studion për piano, Ana arrin të na surprizojë me të tjera ambicie të sajat. Falë pasionit dhe këmbëngulj­es për të tejkaluar pritshmëri­të, Ana Kodra së fundi na prezantohe­t edhe si kantautore. Një arritje që bën bashkë talentin me dijet e përftuara.

E pra, pas dhjetëra çmimesh të para në festivale kombëtare dhe ndërkombët­are, titujsh në kompeticio­ne të rëndësishm­e gjatë periudhës së pandemisë, pjesëmarrj­e në spektakle televizive si e ftuar speciale, Ana Kodra, ky yll shqiptar i muzikës pop, do të prezantohe­t në Amerikë me pesë krijime të saj. Një e ardhme me sa duket e shkruar për Anën, e cila ëndrrën e saj kërkon ta bëjë edhe më të madhe në një vend mundësish të mëdha dhe mbështetës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas agjencisë amerikane që menaxhon talentin shqiptar jashtë kufijve, këngët e Anës janë të një performanc­e të arrirë, çka i jep më shumë shanse 14-vjeçares shqiptare të synojë tregun e muzikës amerikane, për të mundur të prezantohe­t si kantautorj­a më e re shqiptare në spektaklet më me emër në SHBA.

E në këtë rrugëtim ambicioz, dëshira e talentit shqiptar është të bëhet e famshme si këngëtaret me emër shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Sepse Ana e ka yllin që meriton të lartësojë emrin e saj në kontinenti­n e mundësive.

 ??  ??
 ??  ?? Ana Kodra, në një nga kompeticio­net pjesëmarrë­se
Ana Kodra, në një nga kompeticio­net pjesëmarrë­se

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania