Panorama (Albania)

Denis dhe Samuel Troka rrëfejnë si u futën në botën e artit

-

Dy vëllezer fierakë, të lindur në Itali, por me mendje dhe shpirt tek atdheu i tyre. Me talent, me guxim e durim, po arrijnë një pëlqim të madh në publik edhe të vipave shqiptarë. Po cilët janë këta? Vëllai i madh quhet Denis Troka, 21 vjeç (lindur dhe rritur në Itali), profesioni aktor (muzika pasion). Projekti i tij i fundit është filmi me Drilon Hoxhën. Vëllai i vogël, Samuel Troka, emri i artit TROKANIT, është 19 vjeç, profesioni këngëtar. —Denis, ti tashmë je pjesë e një projeki shumë të madh, me një emër të njohur të kinematogr­afisë shqiptare si Drilon Hoxha. Si të bën të ndihesh ky fakt dhe si e gjete veten përkrah Drilonit? - Ndihem shumë i emocionuar, përgjegjës­i shumë të madhe. Për mua nuk është vetëm një ëndërr, por e ardhmja ime. Në këtë botë jemi futur falë menaxheres dhe njohjeve që ajo ka si ishgazetar­e dhe mbështetje­s së madhe që kemi nga prindërit tanë. - Sa e vështirë ka qenë për ty të përshtates­he në këte botë? - Për mua ka qenë shumë e vështirë. Mendova se ishte e lehtë, pasi i shihja në TV dhe mendoja, ja këta kënaqen. Por në realitet është e veshtirë, pasi është trysnia e kamerave, një stafi të madh që mban përgjegjës­i për çdo gjë. - Kemi dëgjuar nga burimet tona që përveç aktrimit, ti pëlqen dhe muzikën. Kujt i keni ngjarë për këto talente që keni si ju, edhe vëllai juaj? - Aktrimi ka qenë ëndrra ime që femijë. Por tashmë për mua është punë, obligim. Ndërsa muzika, pasion. Pasi unë jam rritur me muzikë popullore nga ana e babit që femijë. - Na trego pak si aktor i ri qe je, çfarë do të thotë kjo gjë për ty? - Durim, mend në kokë, nerva, pasion për punë dhe nëse e do diçka, e arrin. Siç unë e arrita. - Jeni futur në një botë ku në Shqipëri ka një konkurrenc­ë të madhe. A jeni gati për këtë sakrificë? - Shumë gati jam, pasi çdo talent ka vendin e vet. Nuk ka rëndësi sa konkurrenc­ë ka, kur ke talent. - Brenda pak muajsh, keni arritur shumë lart. Çfarë dhe kush ju ka ndihmuar apo falë talentit? - Arritja jonë nuk është vetëm falë talentit tonë, por si fillim të familjes siç thashë dhe me sipër, pastaj falë ndihmës së menaxheres sonë. E gjithë kjo gjë për ne është krenari dhe përgjegjës­i. - Samuel, ose ndryshe siç njihesh me emrin e artit Trokanit, mund të na e tregosh si u fute në botën e artit? - E gjitha kjo ka qenë rastësi për mua, pasi ka qenë vetëm një ëndërr e imja, kurrë nuk e kisha menduar se do bëhej realitet. Gjithçka nisi falë menaxheres sonë, ku me shaka më tha, a do të bëhesh këngëtar? Me shaka i thashë po. Dhe tashmë gjithçka po ecën në rrugën e vet. - Me tri klipe dhe je i ftuar special përkrah një këngëtari të njohur si Majk, si të bën të ndihesh ky fakt? - Ndihem i privilegju­ar, krenar dhe për mua është arritje shumë e madhe. - Gjithashtu, kemi mësuar që shumë shpejt do bësh një bashkëpuni­m me një këngëtar si Mandi Nishtulla, si lindi kjo ide dhe si ndihesh që do bësh nje projekt me një këngëtar si Mandi? - Një emër shumë i rëndësishë­m jo vetëm për mua si këngëtar, por për këdo që është në këtë botë është nder e kënaqësi të bëj një këngë me të. - Dy vëllezër për profile të ndryshme, njëri në aktrim dhe tjetri në këndim, si ndihesh për këtë fakt? - Është e rrallë të jenë dy vëllezër në dy botë të ndryshme, pasi janë dhe Mozzik e Getinjo, por janë të dy në një fushë, prandaj jam krenar si për vete, edhe për vëllain tim. - Projekti i radhës, nëse mund ta zbulosh, cili është? - Nuk mund të them me detaje, por mund të them që është super e bukur, pasi flet për anën femërore. Që të jemi krenarë dhe t’i respektojm­ë femrat, pasi falë tyre, kemi lindur dhe jemi rritur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania