Panorama (Albania)

Mançini: Nuk mjafton kaq, të argëtohemi në finale

“Pas Spanjës festuam për Spinacolën, çfarë qetësie Zhorzhinjo…”

-

“E besoja, sepse besoj gjithmonë te gjërat pozitive. Megjithatë, janë treguar të zotë edhe lojtarët, sepse kështu kanë vepruar edhe ata që nga momenti i parë, pavarësish­t nuk ishte kaq e lehtë”.

Roberto Mançini i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes së parë në konferencë­n për shtyp në vigjilje të finales së “Euro 2020” ndaj Anglisë, e programuar për mbrëmjen e nesërme në “Wembley”. Dhe pyetja i referohej një videoje të publikuar nga “Vivo Azzurro” lidhur me një frazë të Federiko Bernardesk­it: “Mendoj se ka pasur vetëm një të çmendur 3 vite më parë që tha se mund të arrinim në këtë pikë dhe është trajneri Mançini…”.

E kujtoni debutimin në Romë?

Një ditë të bukur ishim në Romë dhe nisi të rikthehej publiku në stadium. Një kujtim shumë i bukur.

Po festimin te goli i Lokatelit?

Goli që u hapi dyert 1/8ave. Duke mposhtur Zvicrën, ishim në fazën tjetër dhe nuk rezultoi aspak një ndeshje e lehtë.

Edhe Insinje shënoi një të bukur…

Një gol shumë i rëndësishë­m, na dha pak qetësi, edhe pse më prapa pësuam atë penalltinë. Le të themi që pa VAR mund të ishte dhënë…

Kalojmë te një gol juaji: ai me takë kundër Austrisë...

Mund ta kisha goditur vetëm ashtu.

Me Austrinë përqafuat Vialin pas rrjetës së fitores...

Ishte ndeshja e parë me eliminim direkt, një ndeshje e ndërlikuar. Ishte një përfaqim çlirues.

Çfarë mendoni për gjakftohtë­sinë e Zhorzhinjo­s te penalltia?

Ka një qetësi… Është fantastik kur godet, ishim shumë të qetë edhe pse te penalltitë mund të ndodhë gjithçka.

Pas fitores nuk u përmbajtët me festimet.

Kujtuam Spinacolën, mbrojtësin më të mirë të Europianit.

Ndiej keqardhje që nuk ndodhet me ne për të luajtur finalen, por mbetet fakt që ishte më i miri.

Tani keni Anglinë në finale.

Kanë mbërritur me meritë deri këtu, është një skuadër që ka lejuar shumë pak, një skuadër solide, do të jetë një finale e bukur. Por, nuk mjafton kaq. Në finale dua të argëtohemi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania