Panorama (Albania)

Pensionet familjare, skemë e re përfitimi

Nga dokumentet te procedura e aplikimit, sqarimi i ISSH për skemën e pensioneve familjeve. Masa mujore e përfitimit dhe ndryshimi sipas gjinisë. Për fëmijët, përfitimi deri 25 vjeç

-

Kur një person që ka kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore ndërron jetë, familjarëv­e iu lind e drejta që të trajtohen me pension.

Në përgjigje të interesit të qytetarëve Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë me dije kushtet që duhet të përmbushen, si edhe dokumentet që duhet të dorëzohen për të përfituar nga kjo skemë.

“Personat që janë në ngarkim të personit që vdes, i cili kishte kushte për përfitimin e njërit nga llojet e pensioneve ose merrte pension nga skema e sigurimeve shoqërore, kanë të drejtë të marrin pension familjar. Pension familjar përfitojnë: E veja, kur provohet se ajo është: mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç e paaftë për punë ose ka mbushur moshën 55 vjeç”, sqaron ISSH-ja. Në rastin kur ndërron jetë gruaja, bashkëshor­ti përfiton nëse ka një fëmijë nën 8 vjeç, kur është i paaftë për punë ose ka mbushur moshën 60 vjeç. Ndërsa për fëmijët, përfitojnë kur janë në moshë nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, nëse studiojnë ose janë të paaftë për punë.

LLOGARITJA Sipas ISSH-së, pensioni që do t’i takonte të ndjerit, llogaritet sipas rregullave për pensionet e invalidite­tit.

Pensioni familjar jepet në masën: 50 për qind të pensionit qe i takonte të ndjerit, për personin e ve dhe 25 për qind për çdo jetim ose persona të tjerë që përfitojnë. “Kur nuk merret pension i parashikua­r nga shkronja

“a” e këtij neni, masa e pensionit për jetimin është 50 për qind, kur ai është ose mbetet vetëm pjesëtar në pension. Kur pjesëtarë në pension janë më shumë se një jetim, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 për qind”, bën me dije ISSH-ja.

APLIKIMI Në momentin që përmbushen kushtet ligjore aplikohet për pension familjar në portalin “e-Albania”, te shërbimi “Kërkesë për pension familjar” dhe pas aplikimit duhet të dorëzohen dokumentet origjinale në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore me postë së bashku me një kopje të aplikimit. Lidhur me hapat që duhet të ndjekin qytetarët për aplikimin online: Fillimisht identifiko­huni si qytetar në portalin “e-Albania” (duke vendosur numrin e identiteti­t dhe “password”-in për përdorim të portalit). Zgjidhni shërbimin “Aplikim për pension familjar” dhe klikoni butonin “Përdor”. Më pas plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin. “Qytetari duhet të dërgojë një kopje të printuar të aplikimit dhe dokumentet origjinale të aplikimit, me postë në adresë të DRSSHsë përkatëse”. Dokumentet që duhen për të aplikuar për pension familjar nëse i ndjeri nuk ka qenë përfitues i ndonjë pensioni janë: Librezë pune, diploma e shkollës së lartë, vërtetim nga qendra e fundit e punës, vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës dhe vërtetim nga shkolla kur fëmija është mbi 18 – 25 vjeç”, sqaron më tej ISSH-ja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania