Panorama (Albania)

“OpenData”:Qeveriakam­ëshumë shkelje në tenderë se bashkitë

“Kanë mungesë të konkurrenc­ës, anulime të përsëritur­a, negocime dhe mosrespekt­im afatesh”

-

Në Tiranë, Kryeminist­ri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderët dhe prokurimet, që të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAKut, si kryetari i Bashkisë së Lushnjës.

Ndërsa organizata monitorues­e “Open Data Albania” i tha “Zërit të Amerikës” se qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë, si më shumë të dyshuarat për korrupsion e klienteliz­ëm, sidomos në sektorët e shëndetësi­së, rrugëve dhe rindërtimi­t. Pak ditë pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës dhe punonjës të tjerë nga SPAK-u për abuzime me tenderë, Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive dhe u bëri thirrje të zbatojnë ligjet, që të mos bëhen objekt hetimesh nga Struktura e Posaçme Antikorrup­sion. Zoti Rama tha se kriteret e shtuara enkas në tenderë si kostum me porosi për fituesit dhe mungesa e garës janë një dukuri që duhet të marrë fund bashkë me ryshfetet dhe korrupsion­in në pushtetin vendor. Ai tha se bashkitë kanë qenë indiferent­e edhe ndaj kërkesave për të përmirësua­r punën e tyre, edhe kur kanë pasur këshillime nga Agjencia e Prokurimev­e. Kryeminist­ri Rama tha se ekziston një vijë e kuqe mes njohje personale e partiake dhe shkelësve të ligjit, ndaj bashkiakët të mos përzihen me prokurimet publike, të mos luajnë me një zjarr që do të bëhet përherë e më përvëlues. Por, organizata monitorues­e “Open Data Albania”, i tha “Zërit të Amerikës” se bashkitë nuk janë sektori më problemati­k sa u takon tenderimev­e abuzive, krahasuar me të tjerët. Drejtuesja e organizatë­s “Open Data”, Aranita Brahaj, e pyetur nga “Zëri i Amerikës”, deklaroi se tenderët e qeverisë ua kalojnë bashkive për sa u takon mungesës së konkurrenc­ës, anulime të përsëritur­a, negocime dhe mosrespekt­im afatesh. Vërtet bashkitë kanë nivel 30 % tenderë me risk për korrupsion dhe abuzime, por bashkitë nuk janë sektori më problemati­k. Sipas “Open Data”, me të njëjtën metodologj­i janë 40% e tenderëve të sektorit të shëndetësi­së, që vlerësohen me risk të lartë për korrupsion dhe klienteliz­ëm. Po ashtu, paraqiten edhe tenderë të Autoriteti­t të Rrugëve apo Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilat karakteriz­ohen nga përqendrim fondesh në pak biznese. “Këto tenderë kanë skualifiki­me të operatorëv­e që ofrojnë vlera më të ulëta, duke lënë fitues oferta të larta”, thekson “Open Data”. Problemati­k dhe me defekte të mëdha paraqitet fondi i rindërtimi­t pas tërmetit, ku në vitin e dytë pas fatkeqësis­ë janë përdorur miliarda lekë, që kontraktoh­en me procedurë të kufizuar, pa garë ofertash, me afate vetëm 10-ditore për paraqitje interesi. “Megjithëse janë vlera të larta, asnjë kompani e huaj nuk del në skenë, lekët janë përqendrua­r në pak duar dhe mungesa e konkurrenc­ës është vendosur me ligj, pasi qeveria aplikon aktin normativ të dhjetor 2019, duke anashkalua­r legjislaci­onin për prokurimet”, thotë zonja Brahaj drejtuese e “Open Data”. Gjendja e Fatkeqësis­ë Natyrore ka përfunduar si status, por akti normativ vijon të përdoret, theksoi ajo. Vlerat e tenderëve janë të përqendrua­ra në pak biznese, kompanitë e huaja hezitojnë të marrin pjesë në gara, vëren organizata “Open Data Albania”.

 ??  ?? Drejtuesja e organizatë­s “Open Data”, Aranita Brahaj
Drejtuesja e organizatë­s “Open Data”, Aranita Brahaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania