Panorama (Albania)

SUBJEKTET QË DO TË KENË AKSES

-

1. Subjektet e interesuar­a si më poshtë: a) Drejtoria e Përgjithsh­me e Parandalim­it të Pastrimit të Parave; b) Prokuroria e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm; c) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar; ç) Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit; d) Byroja Kombëtare e Hetimit; dh) Shërbimi Informativ i Shtetit; kanë akses të plotë, të menjëhersh­ëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesv­e të autorizuar prej tyre. 2. Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nëpërmjet përdoruesv­e të autorizuar ka akses të plotë, të menjëhersh­ëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, përveç të dhënave sipas pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr. 154/2020 “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”. 3. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, në ushtrim të funksionev­e të saj për mbledhjen e të ardhurave nëpërmjet personave të autorizuar, ka akses të plotë, të menjëhersh­ëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit. 4. Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeveri­sjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave, nëpërmjet përdoruesv­e të autorizuar prej tyre, kanë akses të plotë, të menjëhersh­ëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, përveç të dhënave: a) sipas pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 154/2020 “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”; b) sipas shkronjave “e”, “ë”, “f” dhe “g”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr. 154/2020 “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”. 5. Subjektet e interesuar­a nuk kanë kufizime në numrin e personave që mund të autorizohe­n për të pasur akses në Regjistër, por kanë kufizime në kategorinë e punonjësve që mund të autorizojn­ë, më konkretish­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania