Panorama (Albania)

Shfrytëzoi të miturin për të lypur, Gjykata lë në burg 50-vjeçaren e arrestuar

- NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Sarandës bëri me dije se 50-vjeçarja e arrestuar shfrytëzon­te për të lypur 12vjeçarin, i cili u shpall i humbur në Tiranë. “Në vijim të veprimeve, nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Trafikimi i të miturve’, shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke shfrytëzua­r 12-vjeçarin për të lypur”.

SARANDE - Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë ka lënë prapa hekurave 50-vjeçaren e arrestuar katër ditë më parë nën akuzën e “Trafikimit të të miturve me qëllim shfrytëzim­i”. Bukuroshe Muharremi, me origjinë nga Fieri dhe banuese në Tiranë, u arrestua në flagrancë pasi nëpërmjet mashtrimit kishte marrë një fëmijë 12-vjeçar me iniciale R.T. në Bathore, Tiranë, dhe e kishte shfrytëzua­r për të lypur në plazhet e Sarandës. Në seancën për masën e sigurisë e zhvilluar gjatë ditës së djeshme, avokati mbrojtës i 50-vjeçares kërkoi një masë më të butë ndaj klientes së tij, atë të “Arrestit në shtëpi” brenda territorit të Sarandës, derisa të qartësohen rrethanat, por kërkesa u hodh poshtë nga Gjykata. Gjatë seancës, gruaja dha versionin e saj për ngjarjen, duke theksuar se djali 12-vjeçar u kishte deklaruar se ishte jetim. Ajo u shpreh se kishte blerë disa mallra për t’i shitur në qytetin bregdetar dhe djali i kishte shkuar nga pas, ndërsa shtoi se i mituri e kalonte kohën duke lëvizur në qytete me nipin e saj ose vetëm. “I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethinat e sheshit ‘Skënderbej’, aty kanë lëvizur nga sheshi te Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë këtij sheshi. Fëmija u prezantua që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Unë kisha blerë mallra për t’i shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua dhe erdhi me ne. Në Sarandë, rrimë te lulishtja në parkun ‘Miqësia’, aty kalojmë natën. Gjatë ditës lëvizte në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja Policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici, nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzua­r”, dëshmoi 50vjeçarja përpara togave të zeza.

 ??  ?? Bukuroshe Muharremi, në sallën e gjyqit
Bukuroshe Muharremi, në sallën e gjyqit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania