Panorama (Albania)

“Sinjale për prezencën e variantit ‘Delta’”

Manastirli­u: Mostrat do dërgohen në Gjermani

-

Shtohen dyshimet për prezencën e variantit të ri të COVID19 në vendin tonë. Nga Qendra Shëndetëso­re e Saukut në kryeqytete­t, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u tha se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën e variantit “Delta” në Shqipëri. Analizat, vuri në dukje ministrja, do të çohen në Gjermani, për të parë nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit “Delta” në Shqipëri. “Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifiku­ar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratori­n e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit ‘Delta’ në Shqipëri”.

DYSHIMET

Por pavarësish­t se autoritete­t nuk kanë një përgjigje përfundimt­are, dyshimet kanë nisur pasi dy pacientë në Gjirokastë­r kanë shfaqur simptoma të ngjashme me ato të variantit Indian. Jo vetëm kaq, në dy ditët e fundit është vërejtur po ashtu një rritje e lehtë e rasteve pozitive me COVID-19. Çka e bën edhe më të mundshme prezencën e variantit “Delta” në vendin tonë, është fakti që në vendet e rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Greqinë janë konfirmuar rastet e para. Nisur nga kjo situatë, ministrja u ka bërë apel qytetarëve, që të mos e neglizhojn­ë vaksinimin anti-COVID. ”Jam këtu për të nxitur edhe njëherë vaksinimin, në qendrat shëndetëso­re, në ambulanca, në qendrat e vaksinimit të përqendrua­r. Tashmë, duke filluar nga fundjava dhe në vijim, edhe me njësitë lëvizëse, të cilat do të jenë në territor dhe do të ndihmojnë për vaksinimin në zonat ku kemi xhepa ende të pavaksinua­r”, tha Manastirli­u. Ministrja e Shëndetësi­së

bëri me dije se grupmosha më mirë e mbuluar sa i takon vaksinimit është ajo 7079 vjeç, ndërsa bëri apel për qytetarët për ta shfrytëzua­r sa më parë mundësinë për t’u vaksinuar. Sipas ministres së Shëndetësi­së, plani kombëtar i vaksinimit parashikon vijimin e vaksinimit të kombinuar, por edhe ditët e hapura të vaksinimit +18 vjeç, të cilat do të rikthehen sërish në muajt korrik dhe gusht. Ndërkohë, prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,011,297 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 429,191 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

SITUATA

Lidhur me situatën epidemiolo­gjike në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë humbje jete si pasojë e COVID-19, por ajo që bie në sy është fakti që ka pasur një shtim të rasteve të reja. Kështu të premten janë konfirmuar 15 persona pozitivë nga më shumë se 2100 testime të kryera. “Në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 15 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë. Aktualisht, janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializu­ar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 ??  ?? Manastirli­u, dje në qendrën shëndetëso­re në Sauk
Manastirli­u, dje në qendrën shëndetëso­re në Sauk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania