Panorama (Albania)

Sauthgejt: Italia fenomenale, por do ta fitojmë ne

-

Garet Sauthgejt i thur elozhe Italisë përpara betejës më të rëndësishm­e të jetës së tij, finales së “Euro 2020”. “Rekordi i Italisë është fenomenal, - tha trajneri i “Tre Luanëve”. - Ata kanë luajtur 10 finale (Europian dhe Botëror). Ne kemi një detyrë shumë të vështirë përpara nesh, por do të përballemi me dëshirë të madhe. Mançini ka bërë një punë të shkëlqyer dhe mënyra se si ka luajtur skuadra në këto dy vitet e fundit thotë gjithçka. Nuk janë vetëm fitoret, por edhe golat e paktë të pësuar”. Sauthgejt, duke folur për “The Guardian”, prek edhe atmosferën që dy finalistet e Europianit i pret nesër në orën 21:00 në “Wembley”: “Të dëgjoje stadiumin dhe gjithë vendin, ishte një nder. Nuk mund të jem më shumë krenar që do kem mundësinë për ta udhëhequr vendin tim dhe të sjell lumturi në këtë moment kaq të vështirë. Është një ndjesi me të vërtetë speciale”.

Disavantaz­hi – Trajneri e pranon se fakti që Italia ka një ditë më shumë pushimi, është sigurisht në disavantaz­h të skuadrës së tij. Por, ai u kërkon djemve që ta gjejnë një mënyrë për ta bërë të parëndësis­hëm këtë detaj: “Është pa dyshim një disavantaz­h i vogël, por ne duhet të gjejmë mënyrën më të mirë për ta menaxhuar atë. Mendoj se problemi më i madh është lodhja psikologji­ke. Lojtarët janë OK fizikisht dhe shumë profesioni­stë. Ne nuk i mbingarkoj­më, kemi qenë të kujdesshëm ndër vite. Kur ata janë në kombëtare, ne nuk mund t’i përmirësoj­më fizikisht, kështu që nuk bëjmë stërvitje të tepërt dhe i ruajmë të freskët. Kemi pasur dëmtime minimale në grumbullim­e. Dëmtimet muskulore janë shumë të rralla”. Finalet janë bërë për t’u fituar dhe Sauthgejti e përsërit këtë: “Finalet fitohen, ne duhet të rigrupohem­i, të përgatitem­i siç duhet. Italia ka treguar një formë fantastike. Ata kanë luftëtarë në mbrojtje, por është një ndeshje që mezi po e presim dhe ne duam të shkruajmë historinë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania