Panorama (Albania)

Berisha dhe lista e “non grata”, Grenell përfshin Soros dhe akuzon Blinken: Po sulmohen të djathtët

ISH-DIPLOMATI, KUNDER SEKRETARIT TE SHTETIT: NE SI SHBA E DENOJME PERNDJEKJE­N E KUNDERSHTA­RIT

- TIRANE

Ish-drejtori i Inteligjen­cës Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka kritikuar mënyrën si Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, po e përdor programin e ndalimit të vizave si një armë kundër të djathtëve në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Konferencë­n e Konservato­rëve, Grenell solli shembullin e Shqipërisë, ku Blinken pak kohë më parë shpalli “non grata” ish-Kryeminist­rin e Shqipërisë, Sali Berishën dhe familjen e tij. Sipas Grenell, kjo politikë e ndalimit të disa personave të djathtë të hyjnë në SHBA është e qëllimtë. Ai shprehet se veprime të tilla, si këto që ka ndërmarrë Sekretari Blinken, dënohen në Departamen­tin e Shtetit dhe se nuk mund të ndodhin në një vend ku pretendohe­t se ka demokraci. “Kur vendet e tjera përdorin qeverinë si armë, kur përndjekin kundërshta­rët politikë, kur mundohen të mposhtin kundërshta­rin e tyre, që sapo e demokracin­ë. Nëse përndjek kundërshta­rin, nëse përdor gjyqësorin, nëse përdor median për të përndjekur kundërshta­rin, ne e denoncojmë në DASH. Ne kemi një Sekretar Shteti tani që po përdor si armë programin e vizave dhe të udhëtimit që lejon njerëzit të vijnë në SHBA. Më lejoni të jap një shembull. Disa muaj më parë, krejt papritur, Sekretari i Shtetit lëshoi disa deklarata për median, duke ndaluar disa shqiptarë që të hyjnë në vend. Pyeta veten, nga doli kjo? Papritur po u shkojmë pas shqiptarëv­e dhe më pas bullgarëve? Kërkova dhe janë të gjithë të djathtë në këto vende, që ndoshta po mendonin të garonin dhe rikthehesh­in sërish dhe tani u ndalohet që të hyjnë në SHBA dhe po u vendosen nga këto ‘sanksionet’ amerikane. Është një gjë e tmerrshme për këtë vend”, është shprehur Grenell. Berisha “non grata” Më 19 maj të këtij viti ish-Presidenti Sali Berisha dhe familja u shpallën “non grata” nga SHBA. Në një mesazh në “Twitter”, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkruan se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtat­shëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe iu ndalohet hyrja në vend. “Veprat e korrupsion­it të ish-Presidenti­t të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracin­ë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtat­shëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsion­it së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi Sekretari amerikan i Shtetit. Ndërkohë, nga ana tjetër, ishKryemin­istri demokrat fillimisht kërkoi prova për akuzat që ngriheshin mbi të dhe njëkohësis­ht ngriti një padi ndaj personit të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, për shpifje në shtetin e Francës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Antony Blinken
Antony Blinken
 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha
 ??  ?? Richard Grenell
Richard Grenell

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania