Panorama (Albania)

“Shkrihet” komisioni i seleksioni­mit të deputetëve, si ndryshon statuti i PD

Njësoj si me kandidatët për deputetë, kryesia e PD-së do të përcaktojë modalitete­t dhe përbërjen e komisionit të seleksioni­mit

-

Të njëjtën metodologj­i që ndoqi për të zgjedhur kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha do që të ndjekë edhe për të zgjedhur kandidatët për kryetarë bashkish.

Idenë e tij Basha e ka materializ­uar përmes disa propozimev­e që i ka depozituar në Komisionin e Përhershëm të PD-së për ndryshimet statutore. Në draftin e depozituar pak ditë më parë, kryetari i PD-së kërkon që të normojë që duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme lokale e në vazhdim, kandidatët për kryetarë bashkish të caktohen sipas së njëjtës formulë që u ndoq edhe me kandidatët për deputetë për zgjedhjet që u zhvilluan këtë vit. “Kandidatur­at për zgjedhjet në pushtetin vendor seleksiono­hen në bashkëpuni­m dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së. Pas konsultimi­t me anëtarësin­ë, kandidatur­at për organe ekzekutive të pushtetit vendor propozohen nga kryetari i partisë, caktohen nga kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë miratohet nga Këshilli Kombëtar. Kryesitë e degëve vendosin për kandidatur­at e këshilltar­ëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH-së duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidatëv­e dhe ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshm­e. Përjashtim­isht për bashkitë qendër qarku, lista e këshilltar­ëve propozohet nga kryesia e degës dhe miratohet nga kryetari i partisë”, thuhet në pikën 3 të nenit 12 të draftpropo­zimit të Bashës. Ndërkohë, kandidatët për këshillin bashkiak i caktojnë kryesitë e degëve, por në çdo kohë kryesia e Partisë Demokratik­e mund të ndërhyjë kur është e domosdoshm­e. Modalitete­t ekzakte për procesin i miraton kryesia e Partisë Demokratik­e para se të nisë procesi. KOMISIONI I FILTRIMIT

Në qershor të vitit të kaluar, kryedemokr­ati Basha përzgjodhi disa funksionar­ë dhe ish-funksionar­ë në PDsë për të bërë përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë.

Komisioni përbëhej nga 5 anëtarë: Bujar Nishani, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Enriketa Papa dhe Mark Marku. Por tashmë është më se e sigurt që i njëjti grup nuk mund të jetë bashkë edhe për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për pushtetin lokal. Bujar Nishani, kryetari aktual i Këshillit Kombëtar, tashmë që me shumë gjasë pas 17 korrikut nuk do të ketë më as postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar, qartazi ka një ndarje me kryedemokr­atin Basha. Menjëherë pas zgjedhjeve parlamenta­re, Nishani u prononcua duke thënë se grupi ku ai bëri pjesë për përzgjedhj­en e kandidatëv­e u ndie i tradhtuar. Ndërkohë, në zgjedhjet për kryetar të PD, Nishani mori pjesë në fushatë pa dhënë dorëheqjen, duke mbështetur kandidatur­ën e Edit Harxhit. Po kështu, edhe Besnik Mustafaj, pas zgjedhjeve u distancua dhe pati kritika për listën finale të kryedemokr­atit Basha. Në këtë mënyrë, edhe Mustafaj përjashtoh­et si mundësi për të bërë seleksioni­min e kandidatur­ave të ardhshme. Sakaq, në zgjedhjet e 25 prillit, Basha vuri në krye të listës së Lezhës një prej anëtarëve të komisionit të seleksioni­mit të kandidatëv­e të tjerë, Mark Markun. Në këtë mënyrë, edhe Mark Marku që do jetë në Parlament nuk mund të përzgjedhë kandidatët e ardhshëm. Nga ana tjetër, Genc Ruli, që prej përfundimi­t të mandatit të komisionit të selektimit, nuk është prononcuar më dhe nuk dihet nëse do të angazhohet sërish. E vetmja që ka dalë në mbështetje të Bashës edhe pas zgjedhjeve ka qenë profesores­ha Enriketa Papa.

 ??  ??
 ??  ?? Kryesia e PD
Kryesia e PD
 ??  ?? Bujar Nishani
Bujar Nishani
 ??  ?? Genc Ruli
Genc Ruli
 ??  ?? Besnik Mustafaj
Besnik Mustafaj
 ??  ?? Enriketa Papa
Enriketa Papa
 ??  ?? Mark Marku
Mark Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania