Panorama (Albania)

“Komunizmi mua s’më bëri asgjë”, shuhet Uran Kostreci, vuajti 23 vjet në burgjet e diktaturës

“Ishin 33 vetë dhe me keqardhje e them vetëm njëri qe spiun, s’po e them emrin, ka vdekur, nga Myzeqeja. Të 32 ishin njerëz të mirë shumë”

- URAN KOSTRECI

Zoti Kostreci, ju jeni dënuar në 1961 për “tentativë arratisjej­e”

Tentova të arratisem në Pogradec për në Shën Naum, por më kapën sepse më ndiqnin. Hetuesia imë u bë në Elbasan dhe më pas më dënuan për 15 vjet për “tentativë arratisjej­e”, duke e justifikua­r veten me dy gjëra, pa hyrë shumë në politikë, për të mos e rënduar situatën, më tepër që: nuk më dhanë të drejtë shkolle, se nuk ma dhanë vërtet, shkollën e lartë dhe që nuk më botuan shkrimet që bëja. Domethënë, u mjaftova me këto dy arsye, sepse ata donin “pse?”. Pas hetuesisë më çuan në burgun e Tiranës, ku qëndrova 10 muaj. Më pas më çuan në Burrel, aty, kalova nja 11 muaj. Meqenëse kishin nevojë për punë ata, të rinjtë prapë i nxirrnin ndonjëherë, edhe mua më zuri lotaria pas nja një viti, nga Burreli, bashkë me nja 180 veta, na shpunë në Laç. Edhe atje në Laç doli për dreq ajo punë, sepse dukem si burrë i urtë, por nuk kam qenë dhe aq i urtë dhe u prishej një çikë mbledhja atyre me ndonjë pyetje që bëja unë dhe më mori zët shumë komanda dhe pas një druri që hëngra nga një kapter, kapter Xhakua që thoshte: “Jam nga Përmeti”. Se nga Përmeti jam unë. Ky kapter nga Përmeti mori urdhër nga komandanti i kampit, Hazbi Lamçja dhe më ka dhënë një dru të fortë që më ka rënë dy herë të fikët në mes të kampit, në mes të 1200 vetave, me një pretekst ashtu kot, siç e kishin ata. Pas kësaj u sëmura. Volla gjak në birucë. Më shpunë në spital, nuk më sollën më në kamp. Duket u bëra i padëshirue­shëm në kamp demek me ato pyetjet që u bëja, kur vinin, bënin ndonjë mbledhje politike ata. E panë të arsyeshme të më çojnë në Burrel prapë. Dhe në Burrel qëndrova pastaj deri sa u lirova. Duhej të lirohesha në ’73-shin, por në ’73-shin, kur po bëhej ajo, revolta e Spaçit, që ne nuk e dinim akoma, por më vonë e morëm vesh, në maj ka qenë, mua një, Simon Jubanin, prift, dy dhe Raif Elezin, ndjesë pastë, nga Kukësi, brenda javës na dënuan, për së dyti, brenda në burg. Pra, unë mora 8 vjet të tjera për agjitacion dhe propagandë me ca dëshmitarë, siç ishin ata, e dini vetë ju. Kështu që me ato 8 vjet që mora, se unë kisha bërë 12 vjet në atë kohë, duhet të lirohesha, unë bëra 20. Edhe hyra në ’61-shin dhe më liruan në vitin ’81. Pastaj më liruan, po akoma s’kisha besim a do më lironin kur isha brenda, se edhe tri herë dënonin ndonjëherë dhe u bë gati-gati e pamundur ta imagjinoje sa burg do të bëje. Ata të vjetrit, ku hynte dhe babai im, ata vërtet hoqën, edhe u torturuan nëpër hetuesira, edhe burgje të rënda kanë qenë në atë kohë, biles më të rënda sesa ato tonat, por të paktën kishin një bindje që do bësh atë burg që ke marrë, ato vite dënimi dhe do dalësh. Ne nuk dinim kur do dilnim dhe a do dilnim, por në ’81-shin më liruan se u bënë 20 vjet, pra dënimi i parë dhe i dytë edhe më lanë nja një vit e tre-katër muaj në Elbasan, se aty ishte dhe familja.

Ju keni qenë në Burrel dhe me Simon Jubanin, si një nga të dënuarit e Burrelit. Cilët ishin intelektua­lët e tjerë me të cilët keni ndarë vitet e dënimit në Burrel?

Po, ka qenë Simon Jubani. Kam pasur muhabet me atë. Kur vajta sefte në ’63-shin, kam gjetur njerëz shumë të mirë. Kur them shumë të mirë, në kuptimin që ishte nga ajo përbërja e kastës së vjetër, që ishin të burgosurit politikë, autentikë edhe nja 5 a 6 prej tyre ishin intelektua­lë të klasit të parë. Po gjeta Kudret Kokoshin, nga Vlora; gjeta Engjëll Çobën, nga Shkodra; gjeta Et’hem Haxhiademi­n, dramaturg dhe përkthyes i mirë nga Elbasani. Këta ishin të vjetër të gjithë në moshë, por në ndryshim nga të rinjtë e tjerë, unë me këta rrija, se e ndjeva që nga këta mund të përfitoje dhe përfitova vërtet. Ishte... kush tjetër? Koço Tasi nga Përmeti, jurist. Nga ky kam marrë mësime filozofie. Domethënë me këta njerëz, por dhe të tjerë që, edhe pse s’ishin të këtij niveli intelektua­l dhe arsimor, ishin njerëz të mirë, kam qëndruar. Aq e vërtetë ishte kjo që po them unë, sa mua më futën në dhomën nr.8. Kishte 10 dhoma Burreli. Ishte 120 metër i gjatë, çimento i gjithë, me katër dritare çdo dhomë. Dhomat ishin 8 e gjysmë me 5 e gjysmë, standarde. Mua më futën në dhomën nr.8, ashtu rastisi. Atje ishin 33 veta, rrinin në çimento, me ndonjë jatak, ndonjë shtronte rrogoz, ndonjë s’kishte, vonë pastaj në ’73-shin vunë ca dërrasa që e lehtësoi pak gjendjen, se kishte lagështirë. Por ajo që duhet t’u them, se është me interes: në ato vite kur vajta unë, mbahej akoma tradita e burgut tamam. Ishin 33 vetë dhe me keqardhje e them, vetëm njëri qe spiun, s’po e them emrin, ka vdekur, nga Myzeqeja. Të 32 ishin njerëz të mirë shumë. Aty gjeta dhe Engjëll Çobën, i cili kishte pasur miqësi edhe me tim atë. Pra, me disa nga ata të vjetrit, influencoi edhe miqësia e tim eti me ta dikur, edhe unë e pata më lehtë të afrohesha me ta, ose më mirë të themi ata më afruan mua, edhe, po përdor një folje jo aq të rregullt, në kuptimin figurativ, unë dita t’i mjel këta. T’i mjel, me kuptimin e mirë të fjalës, pra, të marr diturinë e tyre, aq sa munda. Po! Edhe ata e lejuan veten të milen prej meje. Kishin vërtet dëshirë të më ndihmonin. Aty mësova italisht, aty komentova Dante Aligerin, aty mësova edhe historinë e filozofisë, edhe shumë gjëra të tjera. Aty njoha dhe historinë e Shqipërisë, për herë të parë, se ajo që kishim bërë në shkollë qe kot.

Na tregoni diçka më shumë për këtë atmosferën intelektua­le dhe librat në Burrel, që duhet të ketë qenë një nga gjërat më të bukura e më të rralla në ato vite të errëta. Ju keni shkruar “Epopeja e karkalecav­e” në burg. Si arritët ta nxirrnit veprën që andej?

Tani, siç e thashë, situata në Burrel nuk qe e lehtë, qe e vështirë. Dhe për nga disiplina e hekurt, Burreli mund të them që shquhej për keq. I vetmi avantazh atje, për neve, për mua në mënyrë të veçantë që isha njeri që merresha me libra, ishte që nuk kishte punë dhe tërë ditën, në qoftë se ishe i zoti dhe kishe vullnet, ti mund të merreshe me libra. Tani del vetvetiu pyetja që mund të bëni ju: Ku i gjenit librat? Libra në Burrel, në ndryshim me kampet e tjera të përqendrim­it, kishte në gjuhë të huaj: italisht, frëngjisht, pak gjermanish­t edhe pak anglisht, po italisht shumë. Pse? Sepse ata Burrelin e kishin caktuar dhe destinuar për njerëz që do të shuheshin, do të masakrohes­hin, do asgjësohes­hin, kështu qe plani i parë. Edhe kanë menduar, që me libra, pa libra, ata do ikin...Pastaj u ndërrua një çikë atmosfera dhe u ndërrua dhe plani, ata e

Unë atje bëra dhe “Epopenë e karkalecav­e” që është një poemë satirike kundër komunistëv­e, të cilën nuk arrita dot ta nxjerr sepse e shkrova, por arrita ta nxjerr, sepse e mësova përmendësh. Ajo u shkrua për nja 8-9 vjet, 10 vjet, se dhe ngjarjet nuk ndodhën në një ditë. Falë kujtesës sime që e kam pasur të fortë, fatmirësis­ht e kam akoma, unë mësova 2000 vargje përmendësh, aq kishte ajo: 500 strofa...

dinë sesi vajti puna. Për inerci, librat mbetën, deri më ’73shin, por unë atje vajta në ’63-shin. Deri në ’73-shin i pata dhjetë vjet në dispozicio­n librat, edhe i shfrytëzov­a aq sa munda. Meqë kam qenë i librave gjithnjë, unë përfitova shumë. Për brezat që erdhën, për të rinjtë, brezi i tretë t’i themi që erdhi pas ’73-shit, edhe që nuk ishin aq shumë të librave, se erdhën dhe kategori pak të papërgatit­ura, e patën të vështirë se librat i mblodhën ata në ’73-shin. Ne pastaj merreshim me nga një gjë tjetër, siç merresha unë për shembull, me ndonjë krijimtari, por edhe ato përkthime që bënim edhe ato i mblidhnin, gjoja për të kontrollua­r dhe i zhduknin. Unë atje bëra dhe “Epopenë e karkalecav­e” që është një poemë satirike kundër komunistëv­e të cilën nuk arrita dot ta nxjerr sepse e shkrova, por arrita ta nxjerr sepse e mësova përmendësh. Ajo u shkrua për nja 8-9 vjet, 10 vjet se dhe ngjarjet nuk ndodhën në një ditë. Falë kujtesës sime që e kam pasur të fortë, fatmirësis­ht e kam akoma, unë mësova 2000 vargje përmendësh, aq kishte ajo: 500 strofa. Edhe kur e botova pastaj, vite e vite më vonë, e thjeshtova një çikë, por unë atë e shkrova në burg, edhe e botova në vitin ’92 për herë të parë, në gazetën “Liria” të cilën e drejtoja vetë, gazeta e të burgosurve politikë. Pastaj e botova një herë në faqen e RD-së në ’93-shin, pastaj e botova libër në ’95-ën e pastaj më vonë prapë e ribotova. Pra, i vetmi krijim letrar i imi që shpëtoi nga Burreli ka qenë “Epopeja e karkalecav­e” se e mësova përmendësh. Ca gjëra të tjera humbën, i morën kapterët e s’i dhanë më.

Çfarë kushtesh kishte burgu i Burrelit në periudhën kur ju ishit aty, vitet ’63-’81?

Në Burrel, biruca qe shumë e vështirë. Ata që ishin atje, antikomuni­stë të vërtetë që e urrenin komunizmin se e njihnin mirë atë regjim, ata rezistuan më kollaj, se urrejtja për regjimin qe aq e madhe sa ajo na jepte forcë. Dy janë në botë ndjenjat më të forta: dashuria dhe urrejtja. Ata, pa dashur që t’i lëndoj, që kishin hyrë aksidental­isht, që kishin thënë vetëm që “s’ka djathë” edhe që “s’ka patate në dyqan”...ata u ligështuan, ata e kishin më të vështirë të duronin burgun dhe bënin letra, lart, për sqarim, që: jo “e pati fajin ky”, jo “ma bëri ky”, “po jua tregoj sesi ka qenë puna”, rrinin me shpresë se gjoja do liroheshin o do rishikohej puna e tyre. Qe kot ajo punë, po

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania