Panorama (Albania)

Kolaudimi, ja shoferët që nuk do përfitojnë nga shtyrja e afatit

Gonxhe: “Afati nuk vlen për mjetet copë-copë. Të vijnë për kontroll”. Balluku: “Përmirësua­m shërbimin, qytetarët të plotësojnë kushtet”

-

Shtyrja me një vit e kontrollit teknik nuk nënkupton qarkullimi­n e lirë në rrugë të automjetev­e me probleme të theksuara teknike.

Nga qendra më e madhe ku kryhen kontrollet në kryeqytet, ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe drejtori i Transporti­t Rrugor, Bledi Gonxhe, e bënë të qartë se automjetet e amortizuar­a nuk mund të qarkullojn­ë, pavarësish­t se ligjërisht iu takon të përfitojnë nga shtyrja e afatit të kolaudimit edhe me një vit ekstra. “Kolaudimi është përgjegjës­i personale. Ky afat që ne e shtymë nuk është për ata që i kanë mjetet copë-copë. Ata duhet të kuptojnë që janë përgjegjës për mjetin e tyre. Edhe në rast se kanë përfituar nga ky afat, duhet të mbajnë përgjegjës­i për mjetin kur dalin në rrugë”, deklaron kreu i DPSHTRR, Gonxhe, duke shtuar se ata që duan të vijnë vullnetari­sht mund të rezervojnë online për t’u futur në radhën e kolaudimit bashkë me mjetet e tjera që janë tanimë në lupë, si mjetet e transporti­t apo ato të shërbimeve publike e private.

PENALIZIME­T Ata që nuk paraqiten, duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të mjeteve të tjera, DPSHTRR i ka filmuar në rrugë duke i futur në një “black list” për t’i penalizuar në momentin e parë që drejtohen për kontroll teknik. Ndërsa ata me probleme të theksuara, xhama a stopa të thyer e të tjera si këto, ndalohen menjëherë nga Policia dhe ftohen për kolaudim brenda një afati. “Ne kemi një listë të zezë të qytetarëve që nuk e respektojn­ë rëndësinë e kontrollit teknik të mjetit të tyre. Këta po ndalohen, po kthehen në kolaudim dhe në rast se brenda një muaji nuk riparojnë defektet që kanë, ndalohet të qarkullojn­ë përfundimi­sht”, nënvizoi drejtori i Transporti­t Rrugor. Ndërsa ministrja Balluku siguroi se me investimet që po kryhen për sistemet e kontrollit të automjetev­e po minimizohe­n dhe rastet e abuzimeve dhe mitmarrjes. “Numri i automjetev­e të ngelura, 24%, tregon se ne po afrojmë kushtet, po mundohemi që ky shërbim të jetë me çmime sa më të ulëta, me kohë sa më të gjatë, por qytetarët duhet të jenë konform të gjitha kërkesave për të marrë certifikim­in e kolaudimit”. KUSH E KA RADHËN Nga shërbimi i nisur në 31 maj, tanimë jo përmes koncesiona­rit, por si shërbim publik, janë kolauduar diçka më shumë se 30 mijë automjete, çereku i të cilave nuk e kaluan klasën. Sakaq, në sitë vijojnë të jenë ende mjetet për certifikim emergjent, kontrolli i të cilave është domosdoshm­ëri, pasi ofrojnë shërbime publike e si të tilla janë konsumuar më tepër. “Momentalis­ht në kontroll teknik janë kategori të caktuara automjetes­h që lidhen me afate të ulëta të certifikat­ave të kontrollit teknik, siç janë taksi, mjetet e udhëtarëve. Këtu hyjnë dhe rimorkiot, zjarrfikës­et, mjete speciale pune, ndërtimi, teknologji­ke, autoshkoll­a e të tjera. Bëhet fjalë për mjete konsumi dhe amortizimi më të madh, prandaj bëhen të parat”. Kolaudimi i tyre po bëhet gradualish­t bazuar në muajin që u ka skaduar afati, nga janari, shkurti e me radhë. Në muajin e parë të rinisjes së shërbimit janë testuar 30145 mjete, nga të cilat 66.8% janë vetura, 21% kamionë dhe 7% autobusë. Sipas DRSHTRR-së, nga këto kontrolle 7331 mjeteve iu është refuzuar kolaudimi, me urdhrin për t’u ritestuar për dëmtime si goma të tejkonsumu­ara, xhama të dëmtuar, defekte e mangësi në sistem, ndërkohë që një nga problemet më të shpeshta mbetet sistemimi i shkarkimit të gazrave.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja Balluku dhe kreu i DPSHTRR, Gonxhe në pikën e kolaudimit në Tiranë
Ministrja Balluku dhe kreu i DPSHTRR, Gonxhe në pikën e kolaudimit në Tiranë
 ??  ?? Gjatë kontrollit teknik të një automjeti
Gjatë kontrollit teknik të një automjeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania