Panorama (Albania)

Atdheu i mban në gji dinjitarët stoikë si ti!

- ILIR ÇUMANI

Shuhet Uran Kostreci, një nga simbolet më domethënës­e e më stoike të rezistencë­s antikomuni­ste në vendin tonë, antikonfor­misti më i pashembull­t i regjimit të diktaturës në Shqipëri dhe jo vetëm, por, edhe i regjimit të një sistemi të degraduar e korruptiv demokratur­e që e maskoi këtë periudhë 30-vjeçare në emër të Lirisë, me tisin dhe vellon e së ashtuquajt­urës: “DEMOKRACI”. Njeri i mençur dhe i duruar deri në dhimbje proverbial­e, Ai nuk bëri asnjëherë kompromis me të keqen, nuk pretendoi kurrë privilegje të pamerituar­a në emër të së shkuarës së tij tragjike si i përndjekur politik, ashtu siç bënë në mënyrë të papërmbajt­ur dhe deri në pangopësi shumë prej të ngjashmëve të tij dhe jo vetëm. Me indiferent­izmin dhe shpërfillj­en që e karakteriz­onte e qesëndiste demagogjin­ë dhe kurthet e ngritura skutave të errëta të politikës konfliktua­le të ditës në emër të pushtetit dhe të abuzimit me pushtetin. Një Ithtar i paepur i Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, i idealeve që Ai u kushtoi plot 23 vite privacioni në burgjet politike, Ai kishte një fuqi të pashtershm­e shpirtëror­e, një vitalitet dhe forcë të madhe karakteria­le që e mbante të fortë në këmbë dhe sfidonte çdo hipokrizi e falsitet të atyre që me tamtamet e propagandë­s u binin çdo ditë borive të antikomuni­zmit edhe tani pas 3 dekadash, duke marrë peng lirinë e shqiptarëv­e, për të cilën Ai dhe shumë si Orhani luftuan me jetën që çdokush ta gëzonte atë i lirë. Nga biseda të ndryshme me të, atje ku pinte kafe çdo ditë dhe shkruante publicisti­kën memuaristi­ke të sagës së tij të vuajtjes dhe të mbijetesës, kuptova se tek ai Njeri ekzistonte një shpirt i bukur, por edhe i trazuar, kishte një zemër e madhe që nuk gjeje mes dialogëve dhe rrëfimeve që bënte asnjë pjesëz të vogël mllefi dhe hakmarrje për ata që i shkaktuan tragjedinë më të madhe të dhimbjes në jetën e tij. Ai ishte një shkollë e madhe e institucio­nit të FALJES, ishte një monument i intelektua­lit DINJITAR që aspektet dhe sfidat e tij personale i relativizo­nte përballë aspiratave patriotike që kishte për ta parë Shqipërinë të lirë dhe të prosperuar… A nuk bën të njëjtën gjë të gjithë patriotët e mëdhenj dhe Rilindësit e Kombit tonë…?! U prehsh në Paqe o Princ o Dhimbjes Njerëzore! Atdheu i mban përjetë në gji Bijtë si Ti! Të qoftë dheu i lehtë! R.I.P.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania