Panorama (Albania)

Dyshimet për abuzim, kush është inxhinierj­a që nuk firmosi

Ndryshuan sasinë, por jo çmimin 28 milionë dollarë, Aurora Mulla e ngriti si shqetësim, por s’dokumentoi me ndonjë procesverb­al

-

Gjykata kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dje vendimin për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.

Pas një seance të gjatë, Gjykata la në fuqi masat e sigurisë që ishin dhënë në mungesë për zyrtarët, të cilët dyshohen të përfshirë në tenderin me vlerë 25 milionë euro për uniformat e Policisë së Shtetit. Për 8 të arrestuari­t është konfirmuar masa “Arrest me burg”, ndërsa për zyrtaren Anisa Bogdani është lënë në fuqi “Arrest shtëpie”, pasi duhet të kujdeset për fëmijën e saj të mitur. Seanca në fjalë është bërë me dyer të mbyllura, ndërkohë që personat e dyshuar kanë mohuar akuzat pasi pretendojn­ë se kanë kryer një procedurë tenderimi konform rregullave dhe kritereve të prokurimev­e publike. Ka qenë dëshmia e anëtares së Njësisë së Prokurimit, përfaqësue­sja e Policisë së Shtetit, Aurora Mullaj, e cila duke folur për hetuesit dhe prokurorët e Posaçëm, ka rrëfyer të gjithë skemën. Sipas saj, Edlira Naqellari, ish-drejtoresh­a e Blerjeve të Përqendrua­ra në Ministrinë e Brendshme, bashkë me vartës të tjerë kanë favorizuar kompaninë fituese të tenderit me vlerë 25 milionë euro. Ajo deklaroi se nuk pranoi që të bashkëpuno­nte dhe të nënshkruan­te tabletat që ishin të bënin me ndryshimin e çmimit. Nga viti 2019, kur Policia e Shtetit bëri kërkesë për të marrë uniforma të reja dhe këpucë, janë shkëmbyer dhjetëra shkresa dhe e-mail-e ndërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendrua­ra dhe Policisë. INXHINIERJ­A TEKSTILE

NUK FIRMOSI Në pjesën e dosjes që sjellim më poshtë, tregohet se një anëtare e Njësisë së Prokurimit, përkatësis­ht inxhinierj­a tekstile në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, nuk e ka firmosur tenderin, duke ngritur madje shqetësimi­n për abuzimin që po bëhej, por që sipas SPAK, “Ky shqetësim i saj për përcaktimi­n e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, por nuk është dokumentua­r me ndonjë procesverb­al konkret, përveç mosnënshkr­imit të asaj të tabelave të mësipërme”. Siç tregohet në dosjen e SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh. Nga ana e Njësisë së Prokurimit në përcaktimi­n e artikujve të uniformës që kërkohen nga Autoriteti Kontraktor, është vendosur të përshtatë për një pjesë të madhe të sasive të pritshme të artikujve të uniformës (për 81 artikuj) me çmime për njësi të dërguara nga Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit dhe fondin e përgjithsh­ëm të marrëveshj­es kundër, me të cilin është publikuar procedura e prokurimit, fond i cili nuk ka ndryshuar nga autoriteti kontraktor. Gjithashtu, nga Njësia e Prokurimit është bërë përllogari­tja e fondit limit pas ndryshimit të specifikim­eve teknike, datë 15.10.2019, ku është përcaktuar çmimi për njësi, sasitë e pritshme dhe vlera totale pa TVSH, e cila është përllogari­tur në shumën 2.800.347.570 (dy miliardë e tetëqind milionë e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhje­të) Lekë. Procesverb­ali Nr.3, i Hartimit të Shtojës, nuk është nënshkruar në faqet 16 deri 19 nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, inxhiniere tekstile në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, si dhe nuk është nënshkruar nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, as tabela e përllogari­tjes së fondit limit pas ndryshimev­e të specifikim­eve teknike. E pyetur për këtë fakt, anëtarja e Njësisë së Prokurimit, shtetasja Aurora Mulla, me profesion inxhiniere tekstile, përfaqësue­se e Autoriteti­t Kontraktor, Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, ka deklaruar se fillimisht ajo ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e specifikim­eve teknike të uniformës dhe këpucëve, caktuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Pasi nga ana e këtij grupi pune janë hartuar specifikim­et teknike, termat e referencës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësohen nga operatorët ekonomikë, ky dokumentac­ion është bërë pjesë e dosjes dhe së bashku me dokumentet e tjera teknike janë dërguar për të ndjekur procedurën e prokurimit në Agjencinë për Blerjen e Përqendrua­r (ABP). Në vijim, ajo ka vepruar si anëtare e Njësisë së Prokurimit, caktuar me urdhër të Titullarit të Organit Qendror Blerës Agjencisë së Blerjes së Përqendrua­r nr.47 prot., datë 11.07.2019, si specialist­e e fushës inxhiniere tekstile.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania