Panorama (Albania)

Gjithë ideja nga arrestimet duket sikur në majën e këtij korrupsion­i kaq të madh janë thjesht punonjësit e administra­tës. Nga përvoja e gjatë, edhe para viteve ’90 edhe pas viteve ’90, është e pamundur që një punonjës i administra­tës të marrë përsipër të

-

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi se arrestimet e fundit të SPAK për korrupsion me tenderët i shikon si një kapje të shtetit.

I ftuar në studion e “Opinion” në “Neës 24”, Malaj, duke iu referuar tenderit të uniformave të Policisë në Ministrinë e Brendshme, tha se është e pamundur që një punonjës i administra­tës të marrë përsipër të luajë gurët e rëndë të një tenderi 28 milionë dollarë. Teksa përshëndet­i punën e SPAK, Malaj theksoi se e gjithë ideja nga këto arrestime duket sikur në majën e këtij korrupsion­i kaq të madh janë thjesht punonjësit e administra­tës dhe jo drejtuesit e lartë të institucio­neve. “Dua të bëj dallimin a është korrupsion, a është kapje shteti. Instituti për mirëqeveri­sje është ngritur që më 2013 kur unë u ndava me politikën dhe ka studiues shumë të mirë shqiptarë dhe studentë të talentuar dhe ne jemi fokusuar ku mund të përmirësoh­et qeverisja. Një nga këto është menaxhimi i financave publike, sepse ajo është fusha kryesore. Shkrimi për gropat e zeza, ekonomisti i SPAK-ut është një vit përpara, nuk flasim kur ndodh një ngjarje, ne mundohemi të kontribuoj­më çfarë duhet përmirësua­r, por kur ngjarja ndodh ne shikojmë që ajo përpjekje që kemi bërë ne, dhe këtu nxis dhe kolegët e tjerë akademikë dhe të OJQ-ve, të jenë më aktivë për atë që duhet bërë më mirë. Në rastin konkret duhet përshëndet­ur ajo që bën SPAK, por duhet të dallojmë diçka shumë thelbësore. Gjithë ideja nga arrestimet duket sikur në majën e këtij korrupsion­i kaq të madh janë thjesht punonjësit e administra­tës. Nga përvoja e gjatë, edhe para viteve ’90 dhe pas viteve ’90, është e pamundur që një punonjës i administra­tës të marrë përsipër të luajë gurët e rëndë të një tenderi 28 mln euro. Por këta punonjës që me vetëdije kanë shkelur procedurat, e kanë bërë dëmin e tyre dhe do të shkojnë në një proces dënimi penal. Sa, unë nuk jam dakord me atë që thuhet pse merreni me peshqit e vegjël dhe nuk merreni me peshkaqenë­t”, tha Malaj.

LIGJI Ish-ministri i Financave theksoi se ligji për menaxhimin e buxhetit, i cili është bërë me asistencën e BE-ë, që është modern, ka përcaktuar qartë mbrojtjen e punonjësit, i cili nuk duhet të lejojë që të keqpërdore­n taksat, pavarësish­t presioneve që mund të marrë. “Dhe ai thotë, punonjësi zbatues, pra, ai që do firmosë, në qoftë se një urdhër nga eprori më sipër është në kundërshti­m me ligjin, sipas vlerësimit të punonjësit, ky nuk e zbaton herën e parë dhe lajmëron sekretarin e përgjithsh­ëm të institucio­nit. Në qoftë se i bien një urdhër tjetër me shkrim dhe i thonë që ju duhet ta zbatoni këtë urdhër, pavarësish­t se ju duket i kundërligj­shëm, ky është i detyruar ta zbatojë, por lajmëron ministrin e Financës që duhet të ketë një regjistër për rastet kur punonjësit e çdo institucio­ni ankohen se eprori ka dhënë një urdhër të gabuar dhe KLSH, pra, lë gjurmë. Pyetja ime është, kaq vite pasi është bërë ky ligj modern europian, a kemi ndonjë të dhënë? E di sa punonjës të mirë ka në administra­tën publike? Nuk kemi ndjerë ndonjë vështirësi. Në ’97 ishin 90% të PD-së, ata që ishin të mirë mbijetuan dhe Ministria e Financave dhe pak ministri kanë një staf profesiona­l që të nderonte dhe në negociata me FMN. Puna është lidershipi, në qoftë se lidershipi krijon një bërthamë të tijën, të drejtpërdr­ejtë, zgjedh disa persona në postin e sekretarit të përgjithsh­ëm, në poste ku rrjedhin paratë publike, mjaftojnë këta që ta bëjnë pis të gjithën. Çfarë i ndodh punonjësit që nuk firmos? Mund të pushohet, por meqë thanë se është bërë ligj modern pse nuk i fitonin gjyqet më parë, para se të bëhej ligji për administra­tën publike që ne BE-ja na e ka kushtëzuar që në kohën që ishim në qeveri. Në qoftë se ju nuk bëni këtë ligj, ne nuk ju japim asnjë ndihmë. Ne kemi pasur debate, duhet të bëjmë ne ligj për të mbrojtur doganat dhe tatimet, kur një pjesë e tyre ishin të korruptuar se kur u bë ligji i administra­tës, ata fitonin një imunitet të veçantë?! Është bërë ky debat në qeveri. Ka institucio­ne ku abuzohet, ku 80-90 për qind e punonjësve janë nën presion të 5 për qind të tjerëve, që thonë ‘ok, gjëja e parë që do bëj, do siguroj paratë për prokurorin dhe pastaj bëj shkeljen’. Përderisa është bërë një hetim paraprak dhe mendohet që është krijuar një dëm, ata e kanë shkelur ligjin dhe nuk e kanë zbatuar të drejtën që jep legjislaci­oni kur nuk je dakord. Është bërë ligji për ‘spiunët’ në administra­të, nuk kemi të dhëna që punonjës dhe unë do ta kërkoj dhe me shkrim nga KLSH sepse qeveria nuk të jep përgjigje, ka një urdhër të brendshëm që të mos iu përgjigjet OJQ-ve dhe shkel të gjitha parimet bazë të një qeverisje me pjesëmarrj­e: a ka nëpunës që e kanë besuar integritet­in e tyre dhe që po ky ligj i mbron ata dhe kanë paralajmër­uar ministrin e financës dhe KLSH që këto raste duhen verifikuar se kanë risk të lartë. Besoj që do jenë shifra të vogla sepse nuk kanë besim. E para nuk janë trajnuar. Janë nxitur apo nuk janë nxitur? E vetmja gjë që është shqetësues­e për mua është që këta individë që do akuzohen, do kenë presion, ose me joshje, ose me kërcënim që të mos flasin”. Për Arben Malajn, SHBA dhe BE kanë investuar mjaftueshë­m për shtetformi­min, e ndërsa komentoi takimin e Kryeminist­rit Rama me kryebashki­akët, tha se kreu i qeverisë i kritikoi ata për t’i bërë më besnikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania