Panorama (Albania)

Këlliçi: Rama bën propagandë e gënjen për antikorrup­sionin

“Ndëshkimi i modelit të Ramës, rrugë që të çlirohemi nga korrupsion­i”

- Belind Këlliçi

Partia Demokratik­e ka reaguar serish mbi takimin e zhvilluar nga Kryeminist­ri Rama me kryebashki­akët socialistë ku i kritikon për korrupsion­in në tenderë. Në një deklaratë për mediat, deputeti i zgjedhur Belind Këlliçi u shpreh se takimi i zhvilluar në kryeminist­ri ishte propagandë e gënjeshtër­t dhe hipokrite përballë të emëruarve të tij në pushtetin vendor. Këlliçi deklaroi se PD-ja ka denoncuar me prova aferat korruptive dhe vjedhjen e taksave të shqiptarëv­e nga Rama me bandën e tij të plaçkitësv­e. Për deputetin e zgjedhur, sevdaja e madhe e Ramës për antikorrup­sionin është një lojë që konsumohet para kamerave, ndërsa kur ato shuhen vazhdon. Këlliçi shtoi se e vetmja rrugë që Shqipëria t’u kthehet sa më parë shqiptarëv­e është ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama. Teksa denoncoi tenderin e dhënë për ish-kryebashki­akun e Vorës Agim Kajmaku dhe një tjetër në Fier me vlerat më të larta u shpreh se Rama po i shpërblen me para publike autorët e masakrës së 25 prillit.

DEKLARATA E PLOTË Ndoqëm përpjekjen e radhës të Edi Ramës për t’u hedhur hi syve qytetarëve shqiptarë, me propagandë­n e gënjeshtër­t dhe hipokrite përballë të emëruarve të tij në pushtetin vendor. Por tashmë, shumica dërrmuese e qytetarëve e dinë mirë se ajo që Rama bën dhe ajo që Rama thotë, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sot, Partia Demokratik­e do të sjellë një provë për të dëshmuar edhe një herë, se sevdaja e madhe e Ramës për antikorrup­sionin është një lojë që konsumohet para kamerave, ndërsa kur ato shuhen vazhdon vjedhjen e taksave të shqiptarëv­e me bandën e tij të plaçkitësv­e. Të

MIJE EURO ka përfituar në 2 tenderë “AME 2020” sh.p.k., në pronësi të ish-kryetarit të Bashkisë Vorë, Agim Kajmakut. Një nga “OSHEE” sh.a., me objekt “Mirëmbajtj­e e ambienteve të brendshme dhe tarracës për ‘OSHEE Group’ sh.a., për Drejtorinë Rajonale Tiranë/ OSSH sh.a.”, me vlerë 61,136 euro dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro gjithë e mbani mend Agim Kajmakun. Të emëruarin nga Edi Rama në krye të Bashkisë së Vorës, që humbi mandatin sepse shkeli ligjin e dekriminal­izimit dhe ndërsa ishte në arrati, midis viteve 2019 dhe 2020, fitonte miliona lekë tenderë. Sot, Agim Kajmaku vazhdon të shpërblehe­t nga Edi Rama. “AME 2020” sh.p.k., në pronësi të Kajmakut, ka përfituar 2 tenderë. Një nga “OSHEE” sh.a., me objekt “Mirëmbajtj­e e ambienteve të brendshme dhe tarracës për ‘OSHEE Group’ sh.a., për Drejtorinë Rajonale Tiranë / OSSH sh.a.”, me vlerë 61,136 euro. Oferta më e lartë! Dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro. Edhe ky tender me ofertën më të lartë! Ky pra është Edi Rama i vërtetë. Ai që para kamerave qan për taksat e qytetarëve dhe pas kamerave i përdorë ato për të shpërblyer ata me të cilët ka kryer masakrën zgjedhore të 25 prillit. Korrupsion­i dhe bashkëpuni­mi me krimin janë modeli me të cilin Edi Rama ka shkaktuar rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familjeje, duke nxitur largimin masiv të të rinjve shqiptarë. Ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama është e vetmja rrugë që Shqipëria të çlirohet nga korrupsion­i dhe t’u kthehet sa më parë shqiptarëv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania