Panorama (Albania)

Tenderi i uniformave, Ndreca: Ministri s’ka rol në prokurim

Sandër Lleshaj: SPAK të lihet i qetë. Kam kërkuar publikisht që në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet

- TIRANE Sandër Lleshaj Plarent Ndreca

Ish-sekretari i Përgjithsh­ëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, tha dje se ministri nuk ka rol në prokurimet publike.

“Ndjeva keqardhje, nuk është lajm që është i pëlqyeshëm, që u hiqet liria disa funksionar­ëve. Ndjeva trishtim. Sa i përket aspektit ligjor, është një akt që duhet përshëndet­ur. Duhet të jemi të përmbajtur në deklarimet publike dhe mediatike, për të mos krijuar presion tek asnjëra nga palët në proces. Nga pikëpamja kushtetues­e ata persona janë ende të pafajshëm”, tha Ndreca. I pyetur nëse bëhet tenderi pa firmën e ministrit apo sekretarit të Përgjithsh­ëm, Ndreca u përgjigj duke u shprehur se: Patjetër që bëhet. Agjencia është e pavarur. Është një cikël i mbyllur. Sa i përket akuzave të opozitës për arrestimin e tij për përfshirje në aferë korruptive, Ndreca tha se, “PD-ja nuk di t’i lexojë rezultatet e zgjedhjeve. Vazhdon me historitë me karakter krejtësish­t politik. Të njëjtën gjë bëri edhe Alibeaj, që fatkeqësis­ht është edhe jurist. Vazhdojnë me metodën e vjetër. Qytetarët janë të ngopur me këto deklarime”.

LLESHAJ Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë dijeni për tenderin 28 milionë dollarë për uniformat e Policisë së Shtetit. Në një prononcim për “ABC Neës” dy ditë më parë, Lleshaj ka folur për herë të parë pas operacioni­t të SPAK-ut dhe arrestimet e zyrtarëve për tenderin e zhvilluar kur ai drejtonte këtë Ministri. Ish-ministri i Brendshëm ka përshëndet­ur aksionin e Prokuroris­ë së Posaçme Antikorrup­sion për hetimet e kryera lidhur me problemati­kat e tenderit për uniformat e Policisë, ndërsa u shpreh se ai ka kërkuar publikisht që në shtatorin e kaluar që ky tender të hetohej. Teksa iu përgjigj akuzave të PD-së për përfshirje të tij në këtë tender shumë milionësh dhe thirrjen për arrestimin e tij, Lleshaj tha se tentativat për të bërë politikë me këtë rast janë për t’u refuzuar dhe SPAK-u duhet të lihet i qetë të bëjë detyrën e tij. “Duke qenë se bëhet fjalë për një procedurë hetimi në zhvillim, mendoj se kontributi më mirë i secilit është lënia e qetë e SPAK-ut në kryerjen e detyrës së tij. Unë kam kërkuar publikisht që në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet. Fakti që kjo gjë po ndodh është për t’u përshëndet­ur, ndërsa tentativat për të bërë politikë me këtë rast janë për t’u refuzuar. Sandër Lleshaj, i cili ka qenë në krye të Ministrisë së Brendshme në kohën kur është zhvilluar tenderi, thotë se nuk ka pasur asnjë ndikim dhe asnjë rol favorizues. Sipas tij, prokurimet në vend kanë një sistem dhe autoritet të tyrin të menaxhimit dhe administri­mit ku ministri nuk ka rol. “Si ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi. Sistemi i prokurimit në Shqipëri ka autoritete­t e veta të administri­mit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol”, tha ishministr­i Lleshaj. SPAK-u arrestoi 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Sipas organit të akuzës, më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencinë e Blerjeve të Përqendrua­ra në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoriteti­t Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarj­e e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

Gjatë hetimit, sipas Prokuroris­ë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit, pasi në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikim­in e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania