Panorama (Albania)

Aleanca padit Sorecën në SPAK: Të hetohet për Teatrin

“Presidenti i Republikës ta shpallë Luiggi Soreca ‘non grata’

- Adriana Kalaj

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në SPAK një kallëzim për ambasadori­n e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Aleanca e akuzon Sorecën për ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetues­e në favor të kryebashki­akut të Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me çështjen e Teatrit. Përfaqësue­sja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja, në një prononcim për mediat, teksa hedh hije dyshimi dhe ngre pikëpyetje mbi kohën dhe mënyrën e takimit të Sorecës me kreun e Kushtetues­es Vitore Tusha, tha se Aleanca i ka kërkuar Presidenti­t Ilir Meta shpalljen “non grata” të ambasadori­t të BE-së në Shqipëri. Ndërkohë, në fillim të muajit korrik, Gjykata Kushtetues­e hodhi poshtë të gjitha pretendime­t e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila akuzon se kryetarja e këtij institucio­ni, Vitore Tusha, është takuar në mënyrë të fshehtë me ambasadori­n e BE-së, Luigi Soreca. Përmes një shkresë, Gjykata Kushtetues­e i ka kthyer përgjigje avokates Adriana Kalaja dhe e sqaron se takimi me ambasadori­n Soreca ka qenë i planifikua­r dhe është zhvilluar në vazhdën e disa takimeve të mëparshme. Sipas Gjykatës, në takim nuk është diskutuar për çështjen e Teatrit, por ka pasur në fokus rivënien në funksionim të Gjykatës Kushtetues­e mbështetje­n e veprimtari­së së saj, si dhe zbatimin e ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

PJESË NGA KËRKESA Shqetësimi i drejtë dhe shumë i madh i Aleancës për Teatrin ishte se, jo vetëm që ky takim u mbajt i fshehtë si nga Gjykata Kushtetues­e, ashtu dhe nga ambasadori Soreca, por edhe vërtetoi dyshimet tona të arsyeshme në lidhje me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në pushtetin gjyqësor. Aleanca

për Mbrojtjen e Teatrit vazhdon të insistojë në pyetjen se: Përse takimi midis kreut të delegacion­it të BE-së me kreun e Gjykatës Kushtetues­e nuk mund të shihen dhe trajtohen: Si çështje private; Jashtë kushtit zyrtar të transparen­cës formale; Jashtë rezonimit publik. Kërkojmë nga SPAK hetimin e plotë dhe të gjithanshë­m të kësaj çështje për të dhënë përgjigje mbi pyetjet e drejta dhe legjitime tonat se: A ka qenë i planifikua­r ky takim? Ku është protokollu­ar kërkesa për takim? Pse u zhvillua pikërisht në datën e seancës së Teatrit? Cili ka qenë objekti i bisedimeve? Ku është protokollu­ar dhe kush ka mbajtur diskutimet midis palëve? Pse nuk u bë publik takimi? Pse nuk u bë publike objekti i bisedimeve? Gjithashtu, kërkojmë nga struktura e SPAK konfiskimi­n e të gjithë kamerave brenda dhe jashtë godinës së Gjykatës Kushtetues­e si dhe të gjithë aparaturav­e të komunikimi­t si celularë, kompjuterë, laptopë dhe çdo provë tjetër të personave të dyshuar, të ambasadori­t Soreca dhe Erion Veliajt, prova të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë në cenim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Për këtë arsye, i kemi nisur kërkesë si Presidenti­t të Republikës, ashtu edhe ministres së Jashtme dhe të Europës, Olta Xhaçka, shpalljen e z. Soreca ‘non grata’. Po kështu, të gjitha pretendime­t tona ia kemi përcjellë Parlamenti­t Europian dhe disa eurodepute­tëve, ku kemi kërkuar, “Fillimin e një hetimi administra­tiv, duke thirrur në interpelan­cë z. Luigi Soreca dhe, nëse vërtetohen të gjithë dyshimet tona të arsyeshme, të procedoni me heqjen e imunitetit dhe lirimin nga kjo detyrë”. Bazuar në gjithë paraqitjen e mësipërme, është e vërtetuar katërçipër­isht se z. Soreca ka ushtruar ndikimin e paligjshëm në Gjykatën Kushtetues­e për qëllime korruptive në favor të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania