Panorama (Albania)

BASHA, MESAZH NGUSHËLLIM­I: KOSTRECI, KAMPION I QËNDRESËS

- TIRANE

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ish-i përndjekur­i politik, legjenda e qëndresës antikomuni­ste, Uran Kostreci.

Kostreci prej ditësh ishte i infektuar nga Covid-19 dhe iu nënshtrua një ndërhyrjej­e kirurgjika­le, e cila rëndoi gjendjen e tij shëndetëso­re duke i marrë jetën. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë kryetari i Shoqatës Antikomuni­ste të Ishtë Përndjekur­ve, Nebil Çika. Uran Kostreci njihet për “Epopenë e karkalecav­e” dhe dëshmitë për burgjet. Ai kaloi 20 vite në burgjet komuniste “Shuhet Uran Kostreci! Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se legjenda e qëndresës antikomuni­ste, Uran Kostreci, ndërroi jetë sot. Në emrin tim dhe të të përndjekur­ve politikë antikomuni­stë të Shqipërisë, iu shpreh ngushëllim­et familjarëv­e, miqve, bashkëvuaj­tësve dhe bashkëluft­ëtarëve të tij. Qofsh i parajsës vëllai ynë, kampion i qëndresës, asketi i lirisë! Për oraret e ceremonisë funerale do t’iu njoftojmë sapo t’i vendosim”, shkruan Çika.

BIOGRAFIA I lindur në qytetin e Korçës më 29 janar të vitit 1938, ai u përball me sistemin që në moshën 8-vjeçare, pasi të atin, Fuat Kostrecin, e arrestuan në vitin ’86 pasi akuzohej për komitete klandestin­e për të rrëzuar pushtetin. Pavarësish­t “njollës në biografi” ai përfundoi Normalen e Elbasanit dhe nisi punë si arsimtar në qytetin e Vlorës.

Përkrah punës si mësues, ai iu dedikua dhe pasionit të tij: poezisë. Por nuk ishin poezi si të gjithë të tjerat ato kohë, ai shkruante kundër diktatorit Enver Hoxha. Pas zbulimit të rreshtave të ndaluar, ai tentoi që të largohej nga vendi, por u arrestua në liqenin e Pogradecit dhe e dënuan me 15 vite burg në Burrel. Megjithatë poezia për Enver Hoxhën nuk doli asnjëherë dhe Urani u dënua vetëm për tentativën për arratisje. Pasi përfundoi 20 vite burg, ai u rikthye në Elbasan, ku nisi që të punonte si hamall. Por sërish e arrestuan dhe e internuan në fshatin Kurtaj të Peqinit. Edhe njëherë tentoi që të arratisej, por sërish u kap. Me ardhjen e demokracis­ë, ai emërohet kryeredakt­or i gazetës “Liria”, i zgjedhur nga Shoqata e të Burgosurve që u hap në Elbasan. Më pas ai përzgjidhe­t si kryetari i Partisë Demokratik­e në Elbasan, megjithatë pas disa kohësh jep dorëheqjen, për t’u marrë me diçka më të rëndësishm­e për të: antigjenoc­idin. Viti 1997 e gjeti Uranin në Amerikë, i strehuar nga shoqata “Vatra”, të cilët i dhanë

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka shprehur vlerësimet më të larta për ish-kryetarin e PD-së në Elbasan, Uran Kostreci, që u nda nga jeta ditën e djeshme. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha e cilëson Kostrecin si kampionin e qëndresës antikomuni­ste. “Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuni­ste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të errët, një burrë që shumë vite i kaloi në kalvarin e burgjeve komuniste, por që nuk u përkul kurrë në idetë e tij për lirinë. Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja. Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran!”, shkroi Basha. një dhomë për të jetuar, ndërsa ndihmohej edhe nga shteti amerikan. Por në vitin 2007 zgjodhi që të rikthehej në atdhe për t’u vendosur përfundimi­sht në Tiranë. Urani nuk u martua asnjëherë dhe jetoi gjithmonë vetëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania